Për luftën heroike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është folur e shkruar jo pak, por në të vërtetë nami dhe lavdia e sajë është unike në historinë e gjithë njerëzimit dhe historinë e luftërave të zhvilluar për të drejta dhe liri ku do në botë. Ndonëse fillet e saja nuk ishin aspak të lehta duke filluar nga veprimi dhe organizimi i sajë në ilegalitet, rrethanat objektive të vendit të okupuar dhe nën regjim të plotë nga pushteti serb. Por mbi të gjitha ishte ideali, vullneti dhe vendosmëria e pashoqe për ta arritur objektivitetin, pra faktorizimin e luftës çlirimtare si një fakt i pa evitueshëm dhe si alternativë e vetme e mbetur përballë robërisë shekullore.
Në fillimin e vitit 1999 ishte bërë më shumë se një vit që kur UÇK-ja kishte dalë në skenë, që kishte zhvilluar shumë beteja e luftëra heroike në të cilat ka dalë po ashtu triumfuese, gjithashtu në këtë kohë kanë rënë qindra dëshmorë e heronj në altarin e lirisë përfshirë këtu edhe vetë komandantin legjendar, Adem Jashari më gjithë familjen e tij. Në këtë kohë u ndjehë dukshëm nevoja për një mjet informacioni i cili do të ishte zëdhënësi me real i luftës çlirimtare dhe do informonte drejtpërdrejtë nga lufta.
Prandaj me 4 janar të vitit 1999 nga Malet e Berishës do të fillonte emetimin e programit Radio Kosova e Lirë. Shumë shpejt ky medium arriti ta demantojë propagandën serbe por edhe të disa medieve në Prishtinë të cilat thoshin së UÇK-ja ishte dobësuar. Radio Kosova e Lirë u bë burimi kryesor i informimit të drejtë dhe i pasqyrimit më të saktë të luftës së UÇK-së. Radio Kosova e Lirë u shndërrua në zëri e shpresës për liri. Ajo arriti të bëhet “akademi” në kohë lufte si mjet shumë i fuqishëm, nxitëse e guximit, motivimit dhe moralit të lartë për të secilin pjesëtarë UÇK-së. Por në të njëjtën kohë ajo ishte bërë cak i sulmeve të një pas njëshme të armikut qoftë nga toka e qoftë nga ajri me arsenalin me të sofistikuar të luftës që e posedonte Serbia por nuk e ndalej zëri i shpresës, zëri i Kosovës së Lirë, ku shpërndahej e thuhej e vërteta.
Ndërsa më çlirimin e Kosovës Radio Kosova e Lirë do të vazhdoj funksionimin saj edhe në liri por edhe në Kosovën e pavarur duke realizuar çdo ditë emisione tematike për dëshmorët e kombit, duke emetuar emisione nga kultura dhe trashëgimia kulturore për të gjitha hapësirat etnike shqiptare. Duke i përkujtuar të gjitha personalitetet e shquara të historike të kombit, për të gjitha ngjarjet e rëndësishme në historinë tonë kombëtare. Radio Kosova e Lirë vazhdon të jetë radio e paanshme dhe në asnjë rrethanë servile e politikës. Ajo është flamurtare e medies që flet më gjuhën e të vërtetës dhe argumentit, ku secila fjalë e thënë apo e shkruar e ka peshën e vetë. Kosova e Lirë është shembull i informimit dhe shpërndarjes së informacionit në Kosovën e pas luftës.
Radio Kosova e Lirë është mbrojtësja më e madhe mediale e mbrojtjes së vlerave të luftës çlirimtare në vend. Këtë institucion të informimit kombëtar më shumë të drejtë mund ta quajmë akademi të atdhe-dashurisë që funksionon mbi tokën shqiptare. Sot bëhen 20 vjet me Zërin e lirisë, me Radio Kosovën e Lirë, ndonëse këto dy dekada nuk kanë qenë aspak të lehta për këtë medium të lenë padrejtësisht pa përkrahje institucionale si vlerë e luftës çfarë në fakt edhe është e tillë. Por disa egoistë të pa ngopur për pushtet e mendje krisur nuk kanë nguruar ta quajnë atë si “medium nacionalist” si edhe përshfaqur indiferencë patologjike ndaj këtij mediumi. Më gjithat ditët, vitet, dekadat por edhe shekujt vijnë e shkojnë por Kosova e Lirë do të mbetet e gjallë, e fortë, stoike dhe zë i fuqishëm i së vërtetës, zë që e mbanë të freskët kujtimin për luftën për liri. Urime Kosovë e Lirë 20 vjetori i themelimit.