Kryenegociatori i Ekipit Negociator dhe njiheshit zëvendëskryeministri Fatmir Limaj, ka thënë se 2018-a ka qenë vit i vështirë për shtetin e Kosovës, ndonëse vendi ka arritur ta bëjë hapin e madh drejt unifikimit dhe unitetit për procesin e dialogut. Sipas të parit të Nismës, kthimi i dialogut në Kuvend është hap drejt unifikimit të faktorit politik të Kosovës për zgjidhjen e problemit me Serbinë. Limaj ka folur edhe për udhëheqjen me ekipin negociator me Serbinë, duke thënë se tani Kosova ka një adresë të votuar nga Kuvendi, një delegacion shtetëror si bërthamë e unitetit të domosdoshëm. Ai ka bërë të ditur se në dhjetëditëshin e parë të janarit presin që të udhëtojnë për Bruksel dhe se takimi është për ta njoftuar Brukselin me delegacionin si dhe për ta treguar përkushtimin, vendosmërinë dhe seriozitetin për dialog.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …