Ministri i Financave, Bedri Hamza ka thënë se rreth 616 milionë parashihet të jetë buxheti për të gjitha rrogat e sektorit publik, gjë që sipas tij garanton funksionalizimin e shtetit. “616 milionë parashihet buxheti për të gjitha rrogat e sektorit publik, gjë që garanton funksionalizimin e shtetit. Kështu e kemi paraparë me buxhetin e vitit 2019, i cili është aprovuar në parim me të gjitha parimet dhe dtyrimet fiskale”, ka thënë Hamza. Ndrërkohë, ministri tregoi gjithashtu se, rritja ekonomike për këtë vit do të jetë 4.3 përqind që është rritja më e madhe në 5-6 vitet e fundit dhe kryesisht ka ardhur si rezultat i investimeve.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …