Dilaver Goxhaj: RKL dhe Kosovapress ishin dhe mbeten Ylli Polar për Luftën Çlirimtare në Kosovë

Dilaver Goxhaj: Radio Kosova e Lirë shpëtoi shpirtin e popullit shqiptar në Kosovë

Ngritja dhe funksionimi i Radio Kosova e Lirë, në 4 janar 1999, ishte një domosdoshmëri. Ushtria Çlirimtare e Kosovës kishte më shumë se një vit që po bënte një luftë heroike, duke u bërë pjesa më e ndërgjegjshme e popullit në Kosovë, shpresa e këtij populli. Ushtria Çlirimtare e Kosovës kishte më shumë se një vit që luftonte kundër pushtuesit shekullor serb, për krijimin e një Kosove të re e të lirë, një Kosovë demokratike, me synim deri në bashkimin kombëtar. Kjo merita më e madhe e kësaj ushtrie.

Por lufta për clirimin e Kosovës nuk  kishte arritur që të shumohej deri në atë shkallë që ta bënte realitet atë ëndërr shekullore shqiptare që ishte fiksuar edhe në betimin  e saj. Duheshin bërë edhe më shumë përpjekje, duhej të bashkoheshin sa më shumë fshatarë dhe popullsi qytetëse si dhe shtresat e tjera të shoqërisë, duhej të bashkohej me këtë ushtri inteligjenca shqiptare dhe të gjitha shtresat përparimtare të popullit. Kjo ishte një detyrë politike dhe organizative shumë e madhe. Kjo ishte edhe detyra që kishin shtruar partitë dhe organizatat revolucionare ilegale në Kosovë dhe jashtë saj; ajo ishte detyrë e gjithë elementëve përparimtarë të popullit që jetonte në Kosovë.

Clirimi përfundimtar i Kosovës dhe i gjithë popullit, thuhej në të gjitha programet e këtyre forcave politike revolucionare, do të bëhej i mundur vetëm atëherë, kur të bëhet bashkimi i Kosovës me Shqipërinë.  Dhe këtë qëllim i kishte vënë vetes për detyrë Ushtria Clirimtare e Kosovës. Por kjo detyrë do të realizohej kur të bashkonte rreth vetes masat e gjera të të gjithë popullit – detyra  imediate që kishte në ato moment Ushtria Cirimtare e Kosovës. Pikërisht për realizimin e kësaj detyre  ngrihet dhe vepron Radio Kosova e Lirë.

Me një gjuhë të kuptueshme pë të gjithë, Radio Kosova e Lirë do t’u shpjegonte masave të gjera në Kosovë, do t’u tregonte atyre se si luftonte Ushtria Clirimtare e Kosovës kundër forcave ushtarako-policore serbe dhe do të përgjithësonte përvojën e kësaj lufte. Kjo radio do te vinte të gjitha forcat e saj për ta realizuar këtë detyrë.

Si rrjedhojë Radio Kosova e Lirë do të bëhej shkollë për edukimin jo vetëm të formacioneve të vetë ushtrisë clirimtare por edhe për gjithë masat popullore; do të bëhej shkollë për përgatitjen e kuadrove drejtuese nga radhët e tyre. Dëgjuesit e Radio Kosova e Lirë do të ishin pikërisht nxënësit e kësaj shkolle.

Nga radhët e inteligjencës dhe të ushtrisë clirimtare duhej të përgatiteshin kuadrot drejtuese të UCK-së, të cilat të kishin njohuri dhe zotësi, të mos përpiqeshin për lavdi, por për të bërë një punë sa më të dobishme për clirimin e Kosovës. Pa një numur të madh kuadrosh që të kishin këto cilësi, UCK-ja  nuk mund të arrinte ta clironte Kosovën. Dhe kjo detyrë iu ngarkua radio Kosova e Lirë.

Meqë u vendos të ngrihej e funksiononte kjo radio, kjo punë duhej të merrej seriozisht dhe ta kryente atë detyrë si duhej.  Në zbatim të kësaj detyre, i gjithë personeli i kësaj radioje filloi të shpërndante në efir sa më tepër material të gjalla agjitative revolucionare, duke iu shmangur me cdo mënyrë formulave propagandistike steriotipe dhe shabllone, që ajo të fliste me një gjuhë të kuptueshme, interesante dhe të gjallë.

Nuk do të kishtte qenë e mundur, edhe sikur të qenë ngritur disa shkolla politike, që brenda një kohë aq të shkurtër tre mujore, janar-mars 1999, të sqaroheshin politikisht gati 10.000 qytetarë që të rrëmbenin armët e të dyfishonin Ushtrinë Clirimatre të Kosovës në pragun e angazhimit të NATO-s në interest ë luftës sonë. Dhe këtë e bëri Radio Kosova e Lirë.

Përhapkja e atij agjitacioni politik e ushtarak ishte meritë e radio Kosova e Lirë dhe vetëm e Radio Kosova e Lirë. Lajmet nga frontet,  deklaratat politike  dhe komunikatat luftarake të Shtabit të Përgjithshëm, komentet politike të personelit të saj, bisedat dhe intervistat me komandantë të rangjeve të ndryshm të formacioneve të UCK-së, paralajmërimet për veprimet e pritshme të forcave policore –ushtarake serbe, prononcimet e politikanëve shqiptarë e ndërkombëtarë për luftën tonë clirimtare, UCK-në dhe misionin e saj, komunkatat e zonave operative të UCK-së, peticionet e demonstruesve shqiptarë në të gjithë diasporën, analizat politike të stafit të saj etj., të transmetuara prej kësaj radioje të luftës, ushtruan mbi popullin shqiptar në Kosovë një ndikim edukativ të barabartë me atë që ushtrojnë shkolla të tëra politike.

Ky agjitacion politik i gjerë vijoi edhe më intensivë e më konkret kur u angazhua edhe aviacioni i NATO-s përkrah Ushtrisë Clirimtare të Kosovës, agjitacion i përhapur përmes valëve të kësaj radioje, i cili e bindi shumicën e popullit, se ai që heq dorë nga liria, do të thotë se ka heq dorë nga dinjiteti njerëzor, nga e drejta njerëzore dhe nga të gjitha detyrimet e tij ndaj atdheut.

Si i tillë, ky agjitacion u dha fund institucioneve të vjetra të pushtetit paralel në Kosovë, duke i demaskuar plotësishtë , duke u bërë kështu kjo radio baza politike për masën më të madhe të popullit në përkrahje të Ushtrisë Clirimatare të Kosovës.

Tiranë

4. 1. 2019

Kontrolloni gjithashtu

Dilaver Goxhaj: RKL dhe Kosovapress ishin dhe mbeten Ylli Polar për Luftën Çlirimtare në Kosovë

Dilaver Goxhaj: PËRFUNDIME TË DALA PREJ ANALIZAVE KRITIKE NDAJ LIBRIT “Dosja Amerikane për Shqipërinë Koministe”, me autorë  Bejtullah Destani dhe Visar Zhiti

Bazuar në faktet dhe analizën e luftës 10-vjeçare,  Dhjetor 1944- Dhjetor 1953, midis Forcave të …