Kryetari i Shoqatës Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, Daim Hiseni, me rastin e 20 vjetorit të themelimit të Radios Kosova e Lirë ka dërguar një telegram urimi me përshëndetje të përzemërta e vëllazërore për stafin e luftës dhe gazetarët e Radios Kosova e Lirë në këtë vit jubilar, me rastin e 20 vjetorit nga koha kur zëri i kushtrimit rrezatoi në eter dhe ishte një që preku zemrën e çdo atdhetari me informimin e denjë të një politike redaktuese në frymën kombëtare dhe punën e ndershme të stafit profesional. Sot ajo aspiratë u bë realitet në Kosovën e lirë dhe sovrane. Pa dyshim, se meritë për këtë të arritur, është edhe Radio- Kosova e Lirë ka shkruar kryetari i Shoqatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, Daim Hiseni.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …