leoni

Gëzim Llojdia: Një monument për Gjonlekën në një nga sheshet e Vlorës

(Në 160 – vjetorin e  rënies se patriotit në kuadrin e 100 – vjetorit të Pavarësisë)


 


1.


Emri i Zenel Gjolekës ka intriguar shpejt shqiptarët për luftërat dhe trimëritë e treguara në luftë kundër pushtuesit. Historia e trimit Gjolekë është e lidhur me kryengritjen anti-osmane të viteve 1847. Duhet të kemi në epiqendër të vëmendjes edhe krishterimin si zonë ku përfshihej edhe Kuçi. Komandanti Zenel Hito Gjonleka në betejën e grykës së Kuçit udhëhoqi trupat shqiptare të cilat  vranë 2000 ushtarë otoman. Mirëpo  Gjonleka  në betejat me otomanët ishte një Skënderbe i dytë 25 vjet luftë dhe 23 beteja të fituara thonë studiuesit dhe më në fund tradhtia e vrau prijësin e Labërisë  nw Kwrstiq afwr Podgoricws.Ende eshtrat e tij gjwnden atje.


 


2.


Për Gjonlekën më shumë ka pasur përfytyrime nga këngët që i këndoheshin këtij trimi të pashoq të Kucit. Këngët sidomos vargjet popullore nuk kanë reshtur ,ato i gjejmë në shumë almanakë dhe botime në 50 vitet fundit mirëpo ka munguar kurdoherë një studim i saktë shkencor me të dhëna për djalin e lagjes Ivan të birin e Hito Golekës dhe Sabo Qërduke. Botimet më të fundit janë disa libra të shkruar me nga bijat e këtij fshati martir të cilat në fund të fundit sjellin të dhëna të reja, gati të panjohura për figurën e prijësit të Labërisë,këtij udhëheqësi popullor, që u vra i tradhtuar në Mal të Zi,nga kurthet serbo-malazeze të kohës.Nga disa botime si ai Dr H.Luci,S.A, M.Kondi etj, hedhin dritë përmbi errësirën që ka zaptuar përmbi këtë figurë të këtij prijësi kucjot në luftë kundër pushtimit të huaj shtjellohen fakte të panjohura dhe sillen të dhëna të rëndësishme që nuk janë marrë më parë në konsideratë.


 


3.


Disa të dhëna që përshkruajnë Zenel Gjolekën  e parë, i sjellë Dr. H. B. Luci:


Zenel Gjoleka (Gjon Leka) është biri i Hito Gjolekes dhe Sabo Qordukes. Lindi ne Kuc, ne lagjen Ivan, si date me a besueshme është 1806. Sipas gojëdhënes, i ati ishte artizan i punim drurit, pasta] roje ne qafat e maleve (dervenxhi). Ai mbeti jetim pa baba qe 6 muajsh, kështu qe a rrit nga nena dhe i afe:mi i tij Mehmet Qorri. Meqenëse Zeneli ishte fëmijë i shkathet, ai i mësoi shkrim a këndim osmanisht, përdorimin  e armeve, sidomos to pallës, dhe kalërimin.


Kreu studimet a para ne Zosimea të Janines, dhe shkollën ushtarake ne Manastir, ku doli shkëlqyeshëm si një nga oficeret me to zote ne përdorimin a pallës, i mahnitshëm ne kalërim


Ishte trup sportiv dhe i pashëm. Në disa botime të tjera janë sjell mjaftë këngë si ai M. Kondit si dhe të dhëna të imtësishme lidhur me figurën e Gjonlekës.


 


Gjoleka në Shur të Kuçe,


fustanen mbi gju hajdutçe.


Plumbat të binin mbi supe,


topi bam e ti po tutje.


Gjolek-o mandile ziu.


Katërqint pas vetiu,


kur lufton si shishanlliu.


Gjoleka mos dektë kurrë,


po për turq e për kaurrë.


Pallelare me cullufe


Fustanen mbi gju hajdutshe


Dyfekun me dyzet strufe


çe mban Gjoleka mbi supe.


 


4.


Për këngët që i kushtohen kapedan Gjolekës, Ahmet Qeriqi nga Kosova sjell një studim të hollësishëm  gati të panjohur për një këngë  që këndohet në Kosovë, midis të tjerave ai thotë: Në vëllimin e “Dytë të Epikës Historike, Tiranë 1981”, janë shënuar më shumë se pesëdhjetë këngë dhe fragmente këngësh për Gjolekën dhe trimat e tij, ndërsa nuk janë prezantuar këngët, që këndohen në Kosovë dhe në viset e tjera të Shqipërisë. Në  “Visaret e kombit I”, Shkodër 1937,  mbledhur dhe redaktuar nga Karl Gurakuqi dhe Filip Fishta janë prezantuar rreth 20 fragmente këngësh, për Zenel Golekën dhe kapedanët e tjerë të kohës së tij. As në këtë vëllim nuk figurojnë këngët e trevave të veriut të Shqipërisë dhe të Kosovës. Kënga e Zenel Gjolekës është kënduar dhe këndohet edhe sot në Kosovë nga rapsodët e moshuar. Këtë këngë heroike, me elemente epike për nga përmbajtja, e kanë kënduar rapsodët e mirënjohur të Kosovës, si: Riza Bllaca, Sali e Feriz Krasniqi, Bajrush Doda, e këndon aktualisht Augustin Ukaj dhe shumë rapsodë të tjerë të njohur të Kosovës e më gjerë.


 


Varianti i këngës i kënduar nga rapsodi i ndjerë,  Bajrush Doda


 


Gjon Leka, mor, Gjon Leka, Gjon Leka  pe flet nji fjalë,


Hej e hej, mor, Gjon Leka po e flet një fjalë.


Po na i ban, mor, po i ban, po  i ban  varret me vaje,


Hej e hej mor,  po na i ban varret me vaje.


(Po na i len mor, po  i len, po  i len  nanat pa djalë,


Hej e hej,  mor, po na i len nanat pa djalë. (Augustin Ukaj, variant)


Gjon Leka,  mor, Gjon Leka, Gjon Leka  po i hyp’ dorisë


Hej e hej, mor, Gjon Leka  po i hyp dorisë.


Gjan’ e gjat’, mor, gjan e gjat, gjan’ e gjat’ po shkon çarshisë,


Hej e hej mor, gjan e gjat’ ja lshon çarshisë. 1) 


Shkon tuj ble mor, shkon tuj ble, shkon tuj ble barut shahisë,


Hej e hej mor,  shkon tuj ble barut shahisë. 2)


Gjon Leka, mor Gjon Leka, Gjon Lekën pe tretë  gajretin


Hej e hej mor, Gjon Lekën pe tretë  gajretin.3)


Asht idhnu’ mor asht idhnu’, asht idhnue krejt mileti.


Hej e hej, mor, asht idhnue krejt mileti. 4)


Se po merr, mor, se po merr, se po merr haraç me veti


Hej e hej, mor, se po merr haraç me veti. 


-Gjon Leka, mor, Gjon Leka, Gjon Leka  ku ma le atin?


-Hej e hej, mor, Gjon Leka ku ma le atin?


-Ma ka ma marrë,  mor, ma marrë, ma ka vjedhë  ai  Leka i Gati.


-Hej e hej mor ma ka marrë ai Leka i Gati!


-Gjon Leka, mor, Gjon Leka, Gjon Leka  ku e le dorinë?


-Hej e hej, mor, Gjon Leka ku e le dorinë. 5)


-Ma ka marrë, mor, ma ka marrë, ma ka vjedhë, Knjazi i Cetinës,


-Hej e hej, mor, ma ka vjedhë Knjazi i Cetinës.


 Gjon Leka, mor, Gjon Leka, Gjon Leka i pari i parisë,


Hej e hej, mor, Gjon  Leka i pari i parisë.


Komandant, mor,  komandant, komandant i Toskënisë,


Hej e hej, mor, komandanti i Toskënisë.


Komandant mor komandant, komandant i Gegenisë,


Hej e hej,  mor, komandant i Gegenisë.


(Hej e hej, mor, komandant  i gjithë Shqipnisë. )


 


5.


Poezia e Andon Zako Cajupit. Fillimisht gjendet e përmendur në  historikun e fshatit Kuç.


Historiku ishte i shtypur në ndonjë shtypshkronjë të viteve ’70 dhe përbëhej nga shumë fletë formati A4. Ky historik iu ishte dhënën banorëve të fshatit Kuç,dhe shumica  e ruajtën atë dokument deri pas viteve ’90.


 


Grykë e Kuçit kush ka shkuar


dhe gjaku si ka qëndruar


udhëtari nga të vejë


mal këtej e mal andej


në mes një lumë i harbuar


vërtitet duke gulçuar


në këtë grykë të shkretë


U vranë dymijë vetë


po Gjon Lekën nuk e dinë


çi pret në grykë të vijnë


Oburra shqiptarë


Thirri Gjon Leka me pallë


turku kërkon të na marrë


po këtu tu bëjmë varrë


kur dëgjuan këto fjalë


Nuk mbeti lab pa dalë


treqind lebër qimeverdhë


te grykë e Kuçit u derdhë..


 


6.


Monumenti i  kapedan Gjonlekës. Në qendër të fshatit Kuç është busti i kapedanit.Kjo konsiderohet një vepër mjaftë e realizuar nga skulptori Zeqir Alizoti. Ndërkohe që po mësohet se një projekt tjetër madhor po merr jetë: Monumenti i Zenel Giolekes ne Vlore .Projekti për realizimin a monumentit të Zenel Gjolekes,  që paraqitet në këtë vepër majë kalit dhe të vendoset , ne një prej shesheve të qytetit të Vlorës, është realizuar nga skulptori i Zeqir Alizoti. Autori është i njohur edhe për realizimin e monumentit të Zenel Gjolekes ne qendër të fshatit Kuc.


Nismëtar edhe për ketë vepër madhore, si dhe për atë qe është vendosur ne qendrën e fshatit Kuc, është deputeti Fatmir Toci dhe SHAK “Vëllazërimi Kuciot”, të cilët po bëjnë përpjekje të gjithanshme për sigurimin e fondit  to nevojshme për derdhjen  e  këtij monumenti ne bronx


 


7.


Me rastin  e 160 – vjetorit t ë renies se patriotit dhe ne kuadrin a 100 – vjetorit të Shpalljes se Pavaresise se Shqiperise, Presidenti i Republikes se Shqiperise. Bamir Topi vlereson vepren dhe kontributin a patriotit kuciot me titullin e lartë “NDER I KOMBIT”. Në teatrin “Petro Marko’ diten a premte, date27.04.2012, ora 18.00,shfaqja a filmit dokumentar “Zenel Gjoleka – Prijesi i tradhtuar” . Në  Kuc me pjesëmarrjen e Presidentit t ë Republikes z. Bamir Topi, ceremonia e rastit dhe program artistik, diten e shtune, date 28 prill 2012, ora 10.30.

Kontrolloni gjithashtu

Dilaver Goxhaj: RKL dhe Kosovapress ishin dhe mbeten Ylli Polar për Luftën Çlirimtare në Kosovë

Dilaver Goxhaj: PËRFUNDIME TË DALA PREJ ANALIZAVE KRITIKE NDAJ LIBRIT “Dosja Amerikane për Shqipërinë Koministe”, me autorë  Bejtullah Destani dhe Visar Zhiti

Bazuar në faktet dhe analizën e luftës 10-vjeçare,  Dhjetor 1944- Dhjetor 1953, midis Forcave të …