Me një aktivitet kulturor sot Radio-Kosova e Lirë e ka shënuar 20-vjetorin e fillimit të transmetimit të sajë

Me një aktivitet kulturor sot Radio-Kosova e Lirë e ka shënuar 20-vjetorin e fillimit të transmetimit të sajë

Sot me një organizim në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve, në Prishtinë, Radio-Kosova e Lirë e ka shënuar 20-vjetorin e fillimit të transmetimit të parë të sajë më 4 janar 1999, me ç’rast është shfaqur një program artistik e kulturor. Në pjesë foljore drejtori i Radios Kosova e Lirë, profesor Ahmet Qeriqi i përshendeti të pranishmit e shumtë që ishin pjesë e kësaj ngjarje si dhe në pika të shkurta i pëmendi sfidat me të cilat ky medium është përballur gjatë këtyre 20 viteve. Ai ndër të tjera tha se Radio Kosova e Lirë ka kryer një mision historik gjatë kohës së luftës, por edhe pas luftës ajo i mbeti besnike vlerave të UÇK0së por edhe vlerave kombëtare përgjithësisht. Pastaj është përuruar libri dokumentar: “20 vjet zëri i lirisë”. Po ashtu me këtë rast është përuruar edhe kënga për Radion Kosova e Lirë  orkestruar nga Edmond Zhulali, e kënduar nga këngëtarja e mirënjohur, Mrika Trumshi. Në orën 13.00 është shfaqur pjesa e parë e filmit dokumentar: “Zëri i fitores” prodhim i TV-Diellit. Në këtë përvjetor jubilar kanë marr pjesë, familjarë të dëshmorëve, invalidë e veteranë të luftës, ish gazetarë e operatorë, bashkëpunëtorë të Radios, dëgjues të saj dhe qytetarë liridashës.

Kontrolloni gjithashtu

Vetëvendosje

VV pretendon se ka numrat për Qeverinë, por jo për kryeparlamentarin

Në prag të seancës së re të Kuvendit, deputeti i VV-së, Dimal Basha, ka deklaruar …