RKL

Mehmet Musa: Sot shpirti i shqiptarisë, ka festë, sepse para njëzet viteve në zemër të Kosovës, lindi zëri i atdheut

Sot shpirti i shqiptarisë, ka festë, ka gëzim e hare, sepse sot para njëzet viteve në zemër të Kosovës, lindi zëri i Kosovës, zëri i atdheut, zëri i së vertetës e zeri i popullit të robëruar nën serbosllavi! Në janarin me borë e acar,te vitit 1999 përmes grykës se pushkës jehoj zëri permes valëve të Radio Kosovës se lirë! Nga 4 janari për herë të parë në histori nga zogjët e shqipës se lirisë ndegjohej cicërima e lirisë permes Radios së Kosovës se lirë! Pra ishte një sihariq i madh për popullin shqiptar ne pergjithsi e për Ushtrinë Çlirimtare ne veçanti nga se nga viat e frontit raportohej për luften heroike e të drejt çlirimtare që bente ushtrija jonë sokoleshë për jetë a vdekje. Dialektika ka nje ligj i cili na mëson se; çdo gjë qe lindë, rritët, zhvillohet, shumëzohet, plakët dhe më në fund vdes, a Radio Kosova e Lirë ka një perjashtim se aq sa mundë të jetoj njeriu pa zemër aq mundë të jetoj populli yn pa valët, programin e lajmet e verteta te RKL-së, prandaj kjo radio u lind në flakën e luftës çlirimtare, u rrit nën breshërinë e bombave te avionëve luftarak të Serbise,u zhvillua me fitorën e plotë të Ushtrisë Çlirimtare ndaj forcave barbare serbe,100 here më te mëdha se ushtria jonë çlirimtare,e do të jetoj shtatlartë e krenare mbi te gjitha radiot e TV -te degjeneruara që kan ngulfatë frymën liridashëse të Atdheut tonë të stervuajtur! Prandaj të dashur; Ahmet Qeriqi Nustret Pllama e Martin Çuni gëzuar e me fat ky pervjetor i 20-të i lindjës se RKL-së! Gëzuar i gjithë stafi i RKL-së qe punoni me përkushtim kaq të rrept për te mirën a popullit dhe Atdheut! Gëzuar oficer, nënoficer e ushtarak të Atdheut tonë! Gëzuar Atdhe i shqipeve për këte rreze drite te shqiptarisë!

Me rrespekt të pa fund për ju;

Mehmet Musa

Mërgim me 4 janar 2019

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …