Ministri i Arsimit, Shyqeri Bytyqi e ka uruar Radion Kosova e Lirë në 20 vjetorin e themelimit të sajë duke e vlerësuar atë si kontribuese serioze gjatë bërjes së shtetit. “Sot u festua 20-vjetori i themelimit të Radios Kosova e Lirë dhe Agjencisë së Lajmeve KosovaPress. Këto dy media ishin një kontribut serioz gjatë bërjes së shtetit dhe janë gjithmonë meritore edhe për demokratizimin dhe zhvillimin e shoqërisë. Urime!”, ka shkruar Bytyqi.
