leoni

Shaban Shala

Sot në Prishtinë, nderohet Gjeneral-Major Shaban Shala, në 7 vjetorin e ndarjes së tij nga jeta

Me rastin e përvjetorit të ndarjes nga jeta të Gjeneral-Major Shaban Shalës, sot më 5 janar 2019 në orën  ora 11:00 do bëhen homazhe te varri i tij në varrezat e Dëshmorëve të Kombit, në Velani. Gjashtë vjet më parë u nda nga jeta, veprimtari i shquar i Çështjes Kombëtare, Shaban Veli Shala, vëlla i dëshmorit, Bedri Shala, i burgosur politik në vitet 80, njëri ndër ideatorët e formimit  të UÇK-së, bashkëluftëtar i hershëm i legjendarit, Adem Jashari, komandant për moral në Zonën Operative të Drenicës, gjatë luftës  dhe personalitet me shumë ndikim në luftën e UÇK-së, me gradë gjeneral-major. E tërë veprimtaria e tij jetësore ka qenë e orientuar në drejtim të çlirimit dhe bashkimit të trojeve shqiptare. Ishte shumë i përkushtuar në punë dhe në aktivitete kombëtare, kurdoherë i angazhuar edhe pse kishte një sëmundje të rëndë, për të cilën mjekët e këshillonin t’i kufizonte aktivitetet. Duke qenë i lindur dhe i rritur me shpirtin e luftëtarit për të drejta liri e barazi shoqërore, Shaban Shala nuk e reshti veprimtarin e tij në dobi të kombit e atdheut deri në ditën kur u nda nga jeta, më 5 janar të vitit 2012. Lavdi e përjetshme Shaban Shalës për rrugën e tij jetësore në shërbim të kombit e Atdheut.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …