Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behxhet Pacolli e ka mirëpritur zgjedhjen e Elliot Engel në krye të Komitetit për Marrëdhënie të Jashtme në Kongresin Amerikan. Ai ka thënë se për Kosovën, Engel është një hero i cili bashkëndjeu me të gjitha momentet tona. “Lajm i shkëlqyeshëm në një moment të rëndësishëm nëpër të cilin po kalon Republika e Kosovës, është zgjedhja e Kongresistit, Eliot Engel, në krye të Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë në Kongresin Amerikan. Engel ishte me ne, kur miqtë nuk ishin të shumtë, Engel ishte pranë nesh, kur e ardhmja e jonë nuk ishte edhe aq e sigurtë. Engel ishte me ne në luftë, në paqe, në okupim, në liri. Për Kosovën, Engel është hero i cili bashkëndjeu me të gjitha momentet tona, njëherësh maratonist i politikës përkrahëse të SHBA-ve, për popullin dhe shtetin më proamerikan në botë”, ka shkruar Pacolli.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …