leoni

Dr. Shefqet Krasniqi: Përmasat diplomatike dhe kulturore të kryeministrit Thaçi gjatë vizitës në Arabinë Saudite

Java e kaluar në historinë më e re të Kosovës do të shënojë edhe një nga vizitat historike të autoriteteve tona në botë. Kësaj radhe ishte zemra e botës islame vendi të cilin dy liderë të mëdhenj, kryeministri Thaçi dhe zëvendësi i tij të parë, Pacolli, do ta vizitonin. Ishte vizita e parë e këtij niveli, vizitë kjo që edhe nga vet Kryeministri u cilësua si historike ndërsa populli, në veçanti besimtarët myslimanë, e pritën shumë mirë. Kam bindjen se nuk ka shqiptar që ia do të mirën kombit e që e kundërshton një vizitë të tillë, në veçanti kur dihet se çfarë pozite ka ai shtet në zemrat e 1.5 miliard myslimanëve anë e kënd botës. Është shteti në të cilin gjenden dy vendet shenjta, Meka dhe Medina.


Por jo vetëm ky aspekt shpirtëror është motiv për ta vizituar atë, edhe ekonomia dhe zhvillimi i saj, sidomos kur dihet se si vend Arabia Saudite derdh me miliarda dollarë për të ndihmuar myslimanët anekënd globit, gjë që tash e premtuan edhe në vizitën e Thaçit, ani pse edhe shumë herë më parë kanë realizuar projekte të rëndësishme në vendin tonë.


Primatin e shtetit të parë në botë për nxjerrjen e naftës, pastaj rezervat e saja ku ka rreth 60% të rezervave botërore të naftës, ia ka njohur e tërë bota dhe për këtë qëllim, myslimanë e të tjerë, madje edhe nga SHBA, e cila njëherësh është një shtet mik i Arabisë Saudite, kanë bërë dhe bëjnë vizita të vazhdueshme të niveleve më të larta për të ndërtuar raporte ekonomike dhe politike me të. Dua të them se vizita jonë, duke patur parasysh edhe faktin se ndajmë me ta të njëjtën fe, ishte pak e vonuar, por, siç thotë populli, “më mirë vonë se kurrë’. 


 


Arabinë Saudite e njoh nga afër. Atje kam qëndruar për pesëmbëdhjetë vite të tëra. E njoh mentalitetin e tyre dhe dashurinë që kanë për besimtarët myslimanë. E di sa na respektojnë dhe sa na donë. E di edhe sa ndihma është mbledhur dhe sa loti është derdhur për popullin tonë gjatë luftës sonë çlirimtare. Kjo gjë më ka shtyrë që para dhe pas luftës të kërkoj vazhdimisht nga autoritetet tona që kah lindja të kthehemi dhe jashtë namazit, pra të krijojmë lidhje diplomatike me ta, por, për çudi, për vite të tëra, askujt nuk i ka rënë ndërmend nga politikanët e këtij niveli, ta vizitojë Arabinë Saudite, ani pse ishte ndër vendet e para që na njohu. Jemi ankuar shumë për arabët, por dyert e tyre shumë pak i kemi trokitur, e më së paku të Saudisë.


 


Nejse, vizita është cilësuar të ketë qenë e suksesshme. U premtua financimi i disa projekteve dhe shumë të tjerave në të ardhmen nëse dimë të sillemi mirë me ta. Kam përshtypjen se Kosova nuk do ta ndiente erën e varfërisë, sikur të dinte ta fitonte simpatinë e tyre. Përkundrazi, sjelljet tona dhe politika aktuale, që shkelin të drejtat e myslimanëve janë pretekst për të mos na ndihmuar fare.


Jam shumë kureshtar të di se si dhe me çka i është përgjigjur Thaçi Mbretit Abdullah kur e ka pyetur për të drejtat e myslimanëve në Kosovë! Athua ia ka treguar realitetin se në shtetin e Thaçit shkelen të drejtat e myslimanëve dhe diskriminohen femrat myslimane në mënyrën më të turpshme?! Apo ndoshta edhe ai si presidentja e vendit, e cila kur u pyet muajin e kaluar nga përfaqësuesja speciale e komunitetit mysliman në departamentin e shtetit amerikan zonja Farah Pandi, për të drejtat e femrës myslimane në Kosovë, e fshehu të vërtetën. Presidentja në fakt tha “se gratë në Kosovë gëzojnë te drejtat dhe liritë e barabarta pa marre parasysh përkatësinë kombëtare, fetare apo gjinore”por kjo nuk është e vërteta. Madje nuk i ka as ato të drejta që gëzon një femër në Amerikë, edhe pse ne jemi 96% myslimanë. E kam thënë edhe më parë se nëse shteti ynë laik kërkon vend model për të drejtat e myslimanëve, atëherë le të shikojë Amerikën, bile më kujtohet se pata thënë, nëse politikanët tanë janë paksa alergjik dhe inferior ndaj lindjes, atëherë le të na lënë të lirë ta praktikojmë ‘Islamin amerikan’ (lirinë e myslimanëve në Amerikë).


 


Unë nuk e di se si dhe me çfarë gjuhe diplomatike i është përgjigjur Thaçi Mbretit, vetëm se uroj që vizita si kjo të përsëriten më shpesh në botën islame, të kultivohen këto lidhje dhe të shfrytëzohen në të mirë të vendit, dhe të shkarkohen politika dhe populli nga paragjykimet se kinse arabët janë njerëz të shkallës së dytë, apo edhe marrëzi tjera të llojit të tyre.


Le të tregojmë një pjekuri politike dhe intelektuale duke ditur ta dallojmë mikun nga armiku, të mirin nga i keqi, të dobishmin nga i padobishmi.


Allahu na drejtoftë në rrugën e drejtë të gjithëve!


Takohemi javën e ardhshme!


Selam alejkum!!!       



 


Dr. Shefqet KRASNIQI: SHPRESA PËR TË ARDHMEN E ISLAMIT NË EVROPË – MBRESAT NGA VIZITA NË SUEDI


 


Gjatë vikendit të kaluar isha për vizitë dyditore në Suedi, përkatësisht në qytetin Lund, ku u bë përurimi i një qendre islame ndërsa unë isha i ftuar për të mbajtur ligjërata në kuadër të kater mysafirëve special. Agjenda e vizitës ishte mjaft e ngarkuar ndërsa nga programi u njoftova se pjesëmarrës do të ishin edhe shumë personalitete suedeze, lokale dhe qendrore, dhe se atyre duhej t’i dedikohej patjetër një ligjëratë, tematikën e së cilës e kishin përcaktuar të jetë për ‘Nevoja e krijesave për Krijuesin.’


Me të filluar të programit, mund të vëreje fytyra të ndryshme dhe personalitete nga më të ndryshmet. Pjesëmarrës, përveç përfaqësuesve të komuniteteve arabe, shqiptare, etj, ishin edhe figura të shquara nga jeta publike dhe fetare e vendit. Gjegjësisht, ishte në deputet, përfaqësues partish politike, një ish-Ministër i Shëndetësisë, disa priftërinj, përfaqësues nga shoqëria civile dhe një numër i madh i myslimanëve vendorë, të konvertuar kohë më parë në Islam. Ligjërata u prit mjaft mirë, si nga myslimanët, si nga të tjerët, dhe, thënë me modesti, nuk ka si të mos pritet kështu kur çdokush ka nevojë për Zotin, apo, kështu nuk do ta priste vetëm ai, zemra e të cilit është vulosur për hipokrizi apo jobesim.


Në ligjëratën time u fokusova në argumentet racionale për ekzistimin e Krijuesit. Kjo gjithësi kaq komplekse dhe me këtë përsosmëri nuk mund të jetë krijuar pa ndonjë mjeshtër të madh e aq më pak nga rastësia. Madje, njerëzimi që nga fillimi i jetës në këtë botë e deri më  tani nuk mban mend të jetë krijuar diç nga asgjëja, ngase asgjëja nuk mund dhe nuk ka aftësi të krijon diç, sepse është asgjë e nuk posedon asnjë cilësi të Krijuesit. Kujt mund t’ia mbushësh mendjen se ky podium nga i cila po flasim është krijuar vetvetiu?! Kjo tokë e ky qiell, ky njeri kaç i përkryer e kaq talent, si është e mundur të jenë krijuar nga asgjëja, apo nga vetvetja e tyre?! Kam përshtypjen se edhe ateistët, që mohojnë Krijuesin, besojnë se gjithësia nuk është krijuar vetvetiu. Mund ta mohojnë në mënyrë deklarative por besoj se thellë në shpirtrat e tyre të trazuar ekziston besimi se prapa madhështisë se këtij kozmosi qëndron dikush. Si do që të jetë puna, ateistët edhe nëse deklarohen kundër dhe reagojnë kundër teorisë sonë, prapë kjo nuk dobëson të vërtetën e lëre më ta zhvleftësojë atë. I verbri nuk e sheh diellin dhe mohimi i ekzistimit të diellit prej tij nuk është fakt se dielli nuk ekziston ose teori se ‘ekziston edhe mendim tjetër.’ Ç’faj kemi ne nëse i verbri nuk e sheh diellin apo ateistët e mohojnë Krijuesin?


Gjatë përurimit të asaj qendre islame dhe derisa po shprehnin përshtypjet e tyre disa suedezë të konvertuar në Islam, mendoja e thosha më vete: Ky Islam po luftohet në shumë vende, në shumë mjedise, po luftohet aq shumë edhe tek ne në Kosovën tonë të dashur, integrimin e së cilës në Evropë miopët tanë nuk mund ta paramendojnë me këtë përkatësi islame…Shikoja këta vëllezër duke folur ndërsa më digjej zemra nga fakti se në vendin tonë bëhet aq shumë rrëmujë dhe zhurmë për ndërtimin e një xhamie derisa në Evropë kjo kalon pa u diskutuar fare. Atje jepen leje për xhami e për qendra islame, e madje në përurim marrin pjesë edhe emra të mëdhenj nga skena politike dhe shoqërore derisa tek ne hezitojnë ta përmendin përkatësinë e tyre islame e lëre më ta vizitojnë ndonjë xhami. Mentaliteti i tyre si shoqëri dhe politikë dallonte shumë nga mentaliteti ynë, ishin më të hapur ndërsa ishin të shumtë ata që pas njoftimit me fenë tonë, e përqafonin atë. Sigurisht, këto tipare kishin reflektuar edhe në jetën e tyre, të cilën e karakterizonte siguria, stabiliteti dhe mirëqenia. Nuk kishte njerëz mbi ligjin. Çdo njeri, pavarësisht përkatësisë së tij kombëtare dhe fetare, të drejtat i gëzonte të plota dhe vetën e ndiente tamam si në shtëpinë e tij, bile edhe më mirë, siç është rasti me shqiptarët tanë.


 Idetë sikur ajo se myslimanët nuk kanë vend në Evropë dhe se ne si kosovarë duhet ta lëmë Islamin anash e t’i drejtohemi Evropës, realisht rezultuan si të dështuara. Evropa ka vend për të gjithë, pavarësisht përkatësive të tyre dhe se njeriu me kulturë të mirëfilltë, siç e ka myslimani, ka madje pozitë të lakmueshme në shoqëritë evropiane. Këtë e dëshmon edhe fakti se Islamit nuk po i kthehen vetëm bijtë e tij, si në rastin tonë në Kosovë, por edhe njerëz të dijes dhe shkencës. Në Evropë ka rreth 60 milion myslimanë ose mbi 7.5% të banorëve të saj ndërsa në mesin e tyre ka shumë njerëz të ngritur e të shkolluar. Islami, si fe, nuk është i huaj për Evropën ndërsa deklarimi i vetes si mysliman nuk është turp. Më duket vetëm tek ne ende ka paragjykime ndaj myslimanëve, vetëm tek ne i imponohet të riut e të resë ta ruaj traditën e fituar nga pushteti komunist, i mohohet e drejta elementare për ta praktikuar atë që ka  në shpirtin e tij apo saj. 


Allahu udhëzoftë këtë popull dhe liderët e tij ndërsa na ruajt nga të ligat dhe të këqijat e injorantëve dhe armiqve të fesë!


E lusim Allahun ta përshpejtojë triumfin e të vërtetës ndërsa ta fundosë të kotën dhe ithtarët e saj!


Mirupafshim në javën e ardhshme!


Selam alejkum!



 


Dr. Shefqet Krasniqi: Një ditë në Katar


 


Javën e kaluar,  më 23 dhe 24 maj, u mbajt konferenca e radhës së Ligës së Dijetarëve Myslimanë në Doha të Katarit me temën “Risitë politike dhe dispozitat e tyre.”  U mbajtën seanca të shumta dhe u trajtuan çështje nga më të ndryshmet që kanë të bëjnë me myslimanët bashkëkohorë ndërsa njërën nga këto seanca, në cilësinë e anëtarit të kryesisë së kësaj Lige, e udhëhoqa edhe unë.


Gjërave u munduam tua heqim vellon dhe t’i diskutojmë ashtu siç janë në të vërtetë. Diskutuam për gjendjen në Egjipt, respektivisht për zgjedhjet për President, e që gara ndërmjet taborit mysliman të udhëhequr nga Mursiu dhe atij laik të udhëhequr nga Shefiku, ish-kryeministri i regjimit të Mubarakut, ka tërhequr vëmendjen e opinionit ndërkombëtar. Zgjedhjet po shihen si historike ngase me to do të vendoset drejtimi politik dhe shoqëror i Egjiptit, sikur që do të dihet nëse zgjedhjet do ta ruajnë Revolucionin apo do ta shkatërrojnë atë. Më qartë, shihen si garë ndërmjet Islamit dhe laicizmit. E tërë bota është nën ethe se çfarë do të ndodhë dhe ç’drejtim do të merr Egjipti, për të mos thënë se të gjunjëzuar (lexo: përmbysur) po luten që prapë të kthehet Mubaraku, i cili fundja për ta është më i mirë se islamikët. Vëllezërit mysliman të cilët me shumicë dërmuese  fituan në zgjedhjet parlamentare, po shpresojnë që ta fitojnë edhe garën për president dhe me këtë t’i japin fund një pushteti laik, antifetar, prej të cilit më së shumti kanë vuajtur vet ata si lëvizje. Fitorja e mundshme e tyre është perceptuar si një shpresë drejt rikthimit të Egjiptit në vlerat islame mu ashtu siç ndodhë sot në Turqi nga partia në pushtet.


Perëndimi nuk e do ardhjen e islamistëve në pushtet dhe kjo për ta do të ishte një storie e pakëndshme, por, përkundër dëshirës së tyre, ata do të vijnë mos sot, nesër. Ardhja e tyre sigurisht se do ta dëshmojë të kundërtën para botës së civilizuar dhe para mendjeve të ndritura. Do të dëshmojë se Islami dhe praktikuesit e tij janë dhurata më e mirë për njerëzimin ndërsa planprogrami i tij mbase është shpëtimi i vetëm i perëndimit nga kriza ekonomike, sociale, politike dhe shpirtërore. 


Si problem aktual, madje shumë shqetësues, e diskutuam edhe atë të Sirisë dhe krimeve makabre dhe masive që është duke i bërë regjimi i atjeshëm. Presidenti sirian dhe përkrahësit e tij janë duke ushtruar dhunën më brutale të parë në këtë fillim shekull prej ndonjë regjimi. Ai vazhdon ta sfidojë botën ndërsa nuk mohohet fakti se prapa tij, për qëllime sektare dhe politike qëndrojnë Irani dhe Libani, respektivisht Kina dhe Rusia. E bota e “moderuar” vazhdon të mjaftojë me deklarata të “vrazhda” kundër Besharit dhe forcave të tij militare dhe paramilitare, mu ashtu siç vepronin në rastin e kasapit të Ballkanit, Milloshit, në fundin e shekullit të kaluar. Realisht, ky kriminel nuk mori mësim vetëm se atëherë kur u godit “me shkop” në kokë, gjë të cilën mendojmë se Bashkësia Ndërkombëtare duhet ta bëjë edhe në raport me Besharin! Ndryshe, vetëm shtyrja e intervenimeve do të vënte pikëpyetje të shumta për rolin dhe qëllimet e saj. A nuk është qëllimi ndërhyrja në çfarëdo krize për t’i mbrojtur njerëzit, në veçanti civilët?! Vërtet çudi e madhe, apo ndoshta gjaku i myslimanëve –i arabëve- nuk është i shtrenjtë, e nuk ka shumë problem edhe pse vriten me dhjetëra e qindra në ditë.


Sigurisht se gjatë gjithë qëndrimit, sidomos pas marrjes së lajmeve të hidhura për masakrat e fundit të regjimit sirian mbi popullatën civile ne Hula, ishim të prekur dhe shumë të shqetësuar, por, për të përfituar nga rasti dhe mundësia pasi kjo ishte vizita ime e parë në Katar, pas përfundimit të konferencës, mbajtëm edhe disa takime me njerëz të ndryshëm, duke filluar nga shkollarë myslimanë, studentë, punëtorë e deri edhe sportistë. Dolëm ta shohim Katarin, më konkretisht Dohan, kryeqytetin e Katarit, që të njihemi nga afër me të.


Katari ka një sipërfaqe prej 11,586 km katrore. Kufizohet me Gjirin Persik dhe Arabinë Saudite. Sipas statistikave të vitit 2010, Katari ka 1,699,435 banorë, 83% e të cilëve banojnë në kryeqytet. Nafta dhe gazi natyral, që janë dhe burim kryesor i të ardhurave të tij, i kanë mundësuar arritjen e të ardhurave më të larta për kokë banori në botë, që sipas Raportit të Fondit Monetar Ndërkombëtar të lëshuar më 2008, arrijnë shifrën prej 85.000 US$ për kokë banori në vit. Rezervat e pavarura të naftës rreth 25 miliard fuçi mundësojnë Katarit një prodhim në një nivel aktual edhe për rreth 57 vite. Rezervat e dëshmuara të gazit natyrorë kalojnë 25 trilionë metër kub, më shumë se 13% e rezervës botërore dhe e treta më rezervën më të lartë në botë.


Kupa e botës që do të mbahet në Katar gjatë vitit 2022 do të përshpejtojë projekte të mëdha infrastrukturore si metro dhe ura lidhëse në mes të Katarit dhe Bahrejnit.


Imazhi ndërkombëtar i Katarit është ngritur në një masë të lartë nga ana e rrjetit informativ me bazë në Doha – Al Jazirah (Al Xhezira), i cili ka ofruar një mbulim të plotë të Lindjes së Afërt dhe Afrikës së Veriut.


Përveç kësaj Katari ka luajtur një rol mjaft të madh në revolucionin e Libisë duke i bërë presion Këshillit për Bashkëpunim të Gjirit dhe Ligës Arabe që të ndihmojnë lëvizjen Libaneze, ashtu siç është duke luajtur rol mjaft të madh në çështjen e Sirisë.


 Shumë gjëra të bukura pamë dhe dëgjuam në Katar, por ndër më të mirat që më pëlqyen më së shumti ishte një Qendër Informative për jomyslimanët për tu njohur me Islamin, e në të cilën organizoheshin tribuna, fjalime dhe ligjërata të ndryshme.


Çdo ditë së paku një i huaj e pranonte Islamin. Ligjëruesit ishin nga të katër anët e botës ndërsa ekskluzivitet i kësaj Qendre ishte një kopje e Kur’anit, e vjetër mbi 1400 vite. D.t.th. datonte nga koha e sahabëve – shokëve të Pejgamberit a.s.  Më preku thellë në shpirt ajo kopje. Sa madhështore që ishte! Thashë më vete: Sa madhështor është ky Kur’an, sa i mirë  dhe origjinal që është, kanë kaluar 1400 vite ndërsa atij nuk i është ndryshuar asnjë shkronjë, asnjë fjalë, asnjë dispozitë. Kjo është karakteristikë vetëm e Kur’anit.


Sa shumë arsye kemi për tu mburrur dhe për të qenë krenar. Sa trashëgimi të madhe që kemi! Allahu na i ruajt këto të mira dhe na bëftë prej atyre që e falënderojnë shumë për to si dhe punojnë në përputhje me mësimet e Librit të Tij!


Takohemi javën e ardhme me nj temë tjetër, inshaAllah!


Selam alejkum!



 


Dr. Shefqet Krasniqi: Legjitimimi i homoseksualëve në Shqipëri një akt i turpshëm dhe i papranueshem nga islami dhe nga fetë qiellore


 



Shqipëria amë këtë vit feston njëqind vjetorin e pavarësisë. Ishte rrugë e gjatë dhe përplot sakrifica, por, me gjithë pjesët e copëtuara, me gjithë territoret e shkëputura dhunshëm,  arriti formimin e shtetit të saj, shtet ky që më pas u njoh nga pjesa dërmuese e shteteve të botës.


Çdo shtet në botë kujton pavarësinë e tij. Krenohet me të arriturat e së kaluarës dhe premton për dhe zhvillim edhe më të madh në të ardhmen. Shteti shqiptar kësaj radhe si duket ka vendosur të bëjë diç të veçantë çka s’ka bërë askush në dynja, ka  vendosur që t’i tejkalon ato norma dhe standarde ndërkombëtare për tu krenuar me diçka çka s’i ka hije askujt në botë. Që kur u lajmëruan organizimet shtetërore për 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, u fol edhe për pjesëmarrjen  e kinse një grupi të diskriminuarish, që për mua janë të pamoralshëm, pra të homoseksualëve. U kërkua që në këtë jubile të dalin edhe ata haptazi me një paradë që t’i sheh e tërë bota se çfarë ‘dejuzash’  janë. E çuditërisht qeveria shqiptare u dha leje dhe iu premtoi mbështetje të pa rezervë. Ajo që në fakt do të tingëllonte si turpi i botës, qeverinë shqiptare nuk e pengon fare që madje edhe ta paraqesë atë si të arritur. Si duket qeveria shqiptare lejimin apo legjitimin e një dukurie të tillë, e konsideron si përmbushje të  standardeve për tu inkuadruar në Evropë. dhe se me këtë “standard” do të jemi më afër Evropës. Thua se shteti shqiptar i ka plotësuar të gjitha standardet tjera dhe nuk ka mbetur tjetër pos këtij standardi. E që këtë standard një numër i madh i shteteve evropiane nuk e kanë fare, por ne duam të bëhemi “më katolik se papa.”


Gjatë debateve të shumta që u organizuan dhe shkrimeve të shumta që u shkruan, u cek edhe ajo se mendimi ndryshe, më konkretisht se nuk duhet lejuar festimet e tyre, merret si shkelje e së drejtës së qytetarëve. Kjo “shkelje” merret parasysh kur janë në pyetje komunitetet e të turpshmëve, kur janë në pyetje përhapja e dukurive negative në shoqëri, nga të cilat nuk ka pa hair kush në këtë botë, por vetëm sherr. Ndërsa kur janë në pyetje të drejtat e myslimanëve, kërkesat e tyre, ato nuk konceptohen si të drejta. Ato shkelen në mënyrën më flagrante dhe numërohen si jo standarde evropiane dhe diçka çka kinse nuk mund të shkojmë me të në Evropë.  Nuk do koment se komunizmi e ka bërë të vetën, se ateizmi –si mbeturinë e komunizmit- nuk pushon së punuari kundër fesë, kundër Zotit, zaten ata ishin dhe do mbeten edhe kundër vetës së tyre se lëre më kundër të tjerëve.


Mendoj legjitimiteti i një komuniteti të tillë, duhet të na shtyj edhe më shumë neve muslimanëve që të ngulim këmbë në kërkesat tona legjitime dhe mos të ndalemi derisa të na realizohen kërkesat tona e që janë plotësisht në përputhje me çdo standard të shteteve të zhvilluara apo të civilizuara.


Kthehemi në temë, ku vërtetë të rrëqethet trupi kur mendon se çka janë duke bërë këta njerëz, gjest ky të cilin as shtazët nuk e bëjnë, se lëre më njerëzit e mençur. Gjest ky të cilin e luftuan dhe kundërshtuan të gjitha fetë dhe mesazhet qiellore. E kundërshtuan të gjitha civilizimet njerëzore. Gjest ky i cili plotësisht është në kundërshtim me natyrën e shëndosh të njeriut. Gjest ky i cili e hidhëron shumë Krijuesin e gjithësisë. Gjest ky për shkak të përhapjes së tij tek populli i Lutit Allahu shkatërroi tërë popullin dhe atë në një mënyrë shumë të trishtueshme. Duke i mallkuar më pas të gjithë ata që e bëjnë një gjë të tillë. Gjest ky që njeriut i vije turp ta ketë të afërmin e tij, mikun e tij. I vije turp ta njoh dikë që i takon kësaj kategorie. Askush nuk do të rrijë me ta, bile edhe ata vet fshihen nga njerëzit, sepse nuk kanë fytyrë me iu dal para. E tani të stimuluar nga faktor të ndryshëm po donë që edhe haptazi të dalin, por kanë kërkuar mbrojtje nga shteti. Por a thua vallë sido të mbrohen nga Zoti, si do ti shpëtojnë dënimit të Tij.  Unë kërkoj që këtë shtresë të njerëzve ta lëçitim, ta bojkotojmë, mos ti lëmë vend në shoqërinë tonë, sepse kjo i bije sikur me lejuar një virus shumë të fortë me depërtuar në trupin tonë, e cili më pas dalëngadalë do ta shkatërroi tërë trupin. Dikush mund të thotë: Po, kjo është e drejt e tyre, është normale. E ne u themi: Jo, nuk është e drejt e tyre as normale, sepse kjo është një sëmundje e rëndë me përmasa shkatërruese. E nëse një sëmundje e trupit, çfarëdo qoftë ajo fillon të përhapet dhe të infektuarit me atë sëmundje nuk pranojnë t’i nënshtrohen kontrollimit mjekësor, a do t’i lëmë të lirë ata njerëz, duke u bazuar në të drejtën e tyre për mjekim. Apo do t’i obligojmë ata njerëz të mjekohen, çoftë edhe me forcë?! Ose nëse ndonjë njeri do ta mbys vetën, a duhet ne ta lëmë atë të lirë duke u bazuar në këtë parim se është e drejt e tij të jetoj apo të vdes, apo duhet bëjmë përpjekje ta ndalim atë çoftë edhe me forcë?! Pastaj nuk është as normale, ngase po të ishte normale nuk do ta bënim gjithë këtë bum të madh. Po të ishte normale do ta pranonte natyra e shëndosh, do ta pranonte shoqëria njerëzore, e nuk do ta mallkonte toka e qielli. Mirëpo çdo dukuri e mirë apo e keqe si të punohet për te shumë, si ti hapet dera shumë dhe të zë vend në shoqëri, ajo bëhet normale. P.sh prostitucioni nuk ka qenë normale fare, ngase të gjitha fetë qiellore e kanë ndaluar në mënyrë të prerë, por aq shumë është punuar për ta përhapur këtë dukuri, saqë sot jo vetëm që është normale, por edhe krenohen njerëzit me të. Mirëpo prapë se prapë ajo vazhdon edhe më tej të mbetet dukuri negative dhe e dëmshme për shoqëri. E njëjta gjë është me alkoolin, dikur askush nuk ka pirë, e më vonë dal ngadalë është përhapur saqë sot është bërë modë. Por ajo edhe më tej ka mbetur dukuri negative. Rrena apo gënjeshtra gjithmonë ka qenë e nënçmuar, por sot aq shumë është përhapur saqë është bërë normal me rrejt, bile ata që nuk rrejnë quhen budallenj. Por emri i saj ende i ka mbetur rrenë dhe ashtu do t’i mbetet, ani pse njerëzit ia kanë ndryshuar kahen e saj. Korrupsioni gjithmonë ka qenë i ndaluar dhe dukuri e shëmtuar, por aq shumë është përhapur sot në botë, e mos të flasim për vendin tonë, saqë është bërë shumë normale që çdo gjë që do ta bësh duhet me dhënë ryshfet, apo korrupsionin. Por kjo nuk e ka nxjerrë atë nga të qenit dukuri negative e shoqërisë dhe kështu me radhë. Andaj parimi se njerëzit po e bëjnë atë apo këtë gjë, asnjëherë nuk është arsye se është normale, apo është e mirë. Por e keqja është e keqe dhe do mbetet e keqe deri në Ditën e Kiametit.


Dhe për fund ia çojmë një selam Sales dhe atyre tjerëve atje në Shqipëri se po kemi frikë mos iu ka ofruar taksirati, sepse Allahu kur do ta shkatërroj një popull i lë parinë të ‘çohen peshë’, të bëjnë fesat në tokë e më pas nuk iu zgjat shumë dhe ju vjen dënimi nga toka apo nga qielli. Thotë Allahu në lidhje me këtë: “Kur duam të shkatërrojmë ndonjë vend (popull), i urdhërojmë pasanikët (parinë) e atyhit (të jenë në rrugë), e ata kundërshtojnë; atëherë zbatohet dënimi i merituar kundër tyre dhe i shkatërrojmë krejtësisht” (Kur’an, Isra:16).


E kjo i bie: kur t’ ju ofrohet taksirati çohen peshë paria dhe iu vjen dënimi. Andaj le t’i kenë parasysh ligjet e Allahut se ato janë të pathyera, dhe dënimi i Tij nëse veç vjen, atëherë është i pa shmangshëm. Allahu na ruajt nga njerëzit e këqij dhe pushteti i keq ndërsa shoqërinë tonë e ruajt nga çdo ves i keq apo sëmundje shoqërore. Amin dhe deri javën e ardhshme me një temë tjetër! Selam alejkum!

Kontrolloni gjithashtu

Dilaver Goxhaj: RKL dhe Kosovapress ishin dhe mbeten Ylli Polar për Luftën Çlirimtare në Kosovë

Dilaver Goxhaj: PËRFUNDIME TË DALA PREJ ANALIZAVE KRITIKE NDAJ LIBRIT “Dosja Amerikane për Shqipërinë Koministe”, me autorë  Bejtullah Destani dhe Visar Zhiti

Bazuar në faktet dhe analizën e luftës 10-vjeçare,  Dhjetor 1944- Dhjetor 1953, midis Forcave të …