Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka folur për ndarjen ekipin negociator të Kosovës që është formuar për të biseduar me Serbinë në Bruksel. Selimi, gjatë paraqitje televizive ka thënë se Fatmir Limaj e Shpend Ahmeti janë dekor të Hashim Thaçit në këtë ekip.“Ekipi i grupit negociator është një dekor. Limaj e Ahmeti janë dekor i Hashim Thaçit. Këta janë bërë bashkë në planin e Thaçit. Këta i kanë ofruar mbështetje Hashim Thaçit. Ai deri tash ka qenë i vetmuar dhe ata ia dhanë ekipin”. Ai ka thënë se edhe rezoluta e miratuar në Kuvendin e Kosovës është plan i Hashim Thaçit.“Kësaj rezolutë po i vjen era Thaç. Kjo rezolutë është krejt plan i Thaçit”, ka thënë në mes të tjerash Selimi.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …