Po vazhdojnë pritjet e gjata për mërgimtarët që ishin në pushim në Kosovë, ku kolonat shënojnë gjatësi kilometërshe. Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, edhe sot janë regjistruar pritje e radhë të gjata në pikat kufitare mes Kosovës e Serbisë, transmeton lajmi.net. Pritje të gjata ka edhe në pikën kufitare Merdare, pritjet për të dalë nga Kosova janë deri në 6 orë, ndërsa në pikën kufitare Dheu i Bardhë, pritjet janë deri në 2 orë. Ndërkaq, për të hyrë në territorin e Kosovës nga këto pika kufitare, pritjet janë 3 deri në 5 minuta.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …