Kryetari i gazetarëve të vetëquajtur profesionistë, Arben Ahmeti, përmes disa medieve ka shpërndarë një njoftim ku thuhet se të gjithë përfaqësuesit e medieve “kosovare” sot po bojkotojnë aktivitetin e institucioneve. Ky gazetar gënjeshtar, nuk e ka besimin e medieve të pavarura as mund ta “uzurpojë” lirinë e tyre të informimit për qëllime të tij politike, karrieriste. Ne emër të cilit kodeks ky sharlatan i medieve deklaron se “Më tre maj, asnjë media nuk do të transmetojë asnjë aktivitet të institucioneve qendrore dhe subjekteve politike të Kosovës.” Nga kush e ka marrë këtë të drejtë ky “profesionist” i gazetarisë, që kërkon të mbrohet me ligj, gënjeshtra, burimi i fshehtë dhe fyerja. Gazetarët e luftës së UÇK-së dënojnë këtë akt të papërgjegjshëm të këtij farë gazetari të vetëquajtur “profesionist”, i cili i jep vetes të drejtë ta shtrijë “sundimin” mbi të gjithë gazetarët e Kosovës. Në emër të cilës liri e pavarësi të medieve kërkohet bojkoti i informatave dhe kush dhe për çfarë qëllime e kërkon këtë? E ashtuquajtura AGPK nuk ka dhënë përgjigje në këtë pyetje!
Gazetarët e AGPK-së dhe soji i atyre kalemxhinjve që u shkojnë pas jo vetëm që nuk janë profesionistë të gazetarisë por me veprimet e tyre të papërgjegjshme, me pretendimet për të ngulfatur mendimin ndryshe, me pretendime për ta ruajtur me çdo kusht gënjeshtrën duke e kamufluar si burim të besueshëm, ata faqe opinionit zbulojnë qëllimet e tyre të mbrapshta, që nuk kanë të bëjnë fare me gazetarinë as informimin e drejtë e të paanshëm, por kanë të bëjnë me ruajtjen e monopolit, që kanë krijuar në disa medie, të cilat janë ngritur dhe po mbijetojnë duke u fshehur pas burimeve të paqena dhe të paragjykuara, me qëllim për të ofruar lexues e shkues syleshë të cilët tashmë janë mësuar t’iu besojnë gënjeshtrave që plasojnë gazetat, apo mediet elektronike që hiqen se janë të parat, “më të besueshmet” “më të shkueshmet” apo “më të shiturat”.
Kohë më parë deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë aprovuar nenet e Kodit të ri Penal, i cili ndjek penalisht gazetarët dhe redaktorët, nëse gjykata konstaton se zbulimi i informatave është i domosdoshëm për të parandaluar veprën penale të dënueshme, prej së paku tre vjet burg ose për veprën penale të paraparë edhe në nenin 427 që flet për marrje ryshfeti, si dhe nenin 428 që flet për dhënie ryshfeti. Nëse gazetari nuk e zbulon burimin që ka deklaruar t’i jetë kërkuar ryshfeti ose që ka dhënë ryshfet për një shërbim, ai mund të përfundojë në burg. Në të kundërtën, në burg mund të përfundojë burimi, që ka folur për gazetën në kushte anonimiteti, në rast se media ia publikon identitetin. Edhe pse ky ligj është krejtësisht në përputhje me normat pozitive juridike, gazetarucët e vetëquajtur profesionistë, “birn-istët” e ish gazetarët e regjimeve okupatore kanë reaguar, për shkak se tani e tutje do të detyrohen ta denoncojnë burimin dhe nuk mund të thirren në të ashtuquajturat, “burime konfidente brenda qeverisë apo brenda institucioneve”. Aprovimi i këtij neni penal, ka për qëllim t’i eliminojë gënjeshtrat, mashtrimin e opinionit publik dhe të gjitha abuzimet, që bëjnë gazetarë e redaktorë të caktuar nën ombrellën e “fjalës së lirë”.
Ligji, i cili kërkon përgjegjësi nga gazetarët dhe redaktorët e papërgjegjshëm, të cilët aktualisht rezervojnë të drejtën e fshehjes së burimit ka për qëllim eliminimin e mashtrimeve si dhe korrupsionin e shprehur në disa mediume, të cilat fshihen pas të ashtuquajturave “burime anonime, sikur rëndom thuhet, brenda Qeverisë, brenda institucioneve, madje edhe burime të “besueshme” të zyrtarëve të lartë të vendit e të huaj”. Kjo formë e mashtrimit publik, përmes gjoja burimeve sekrete të akëcilit gazetar redaktor apo medium, nuk ka të bëjë me gazetarinë afirmative, as me gazetarisë profesioniste bashkëkohore. Kjo mënyrë e mashtrimit i takon burimeve të shërbimeve sekrete, ku informatat shiten e blihen, sidomos informatat që kanë të bëjnë me diskreditimin e personaliteteve të caktuara publike, në luftën e pandershme partiake, e cila është shumë aktuale, sidomos në Kosovë.
Ky ligj, nuk shkel kodeksin e gazetarëve, as gazetarinë e mirëfilltë dhe të vërtetë hulumtuese, e cila bazohet në gjuhën e fakteve, në dëshmi relevante, në argumente, e jo në përgojimet nëpër kafeneve e mejhane të pista, të mbushura me tym duhani, raki e drogë. Po ashtu ligji parasheh edhe ndjekjen penale të mashtruesve, të mercenarëve cilët fshihen pas “fjalës së lirë”. Opinioni liridashës në Kosovë është dëshmitar i fushatës mediale, e cila dy vjet më parë u ndërmor nga gazeta “Koha Ditore”, Gazeta “Zëri”, gazetarët e Birn-it kundër deputetit Fatmir Limaj, asokohe ministër i MTPT-së. Ishin pikërisht burimet gazetave, që thirreshin në burimet e tyre “të besueshme” brenda Qeverisë, në të cilat u mbështet EULEX-i dhe për dy vjet rresht nuk arriti të nxjerrë asnjë provë faktike për korrupsion, edhe pse arrestimi ishte krejtësisht politik. Më vonë u pa dhe u dëshmua botërisht se pista e vetme të akuzave ishte mbështetur në artikujt e gazetave.
Janë gazetarët e tillë, të vetëquajtur “profesionistë”, ata që po e diskreditojnë ish-komandantin e UÇK-së, Azem Syla, janë gazetarët shqipfolës ata që po bashkëpunojnë me Dik Martin, gjithnjë duke u thirrur në prova të instruktuara, me qëllim përfitimi të parave të majme, dhe duke fshehur identitetin, me qëllim të paragjykimit të ndonjë hakmarrjeje.
Dyzina e gazetarëve agresivë e vulgarë të Kosovës, që veten e tyre e quajnë profesionistë e kanë vështirë ta pranojnë ligjin, i cili ua ndalon gënjeshtrën e mashtrimin, sepse ata janë ngritur dhe kanë përfituar pikërisht duke u mbështetur në gënjeshtra e paragjykime. Të tillët janë turpi i gazetarisë së Kosovës, edhe për faktin se janë diferencuar nga armata e gazetarëve të tërë Kosovës, duke u vetë-përkufizuar si profesionistë, por pa e dëshmuar publikisht me fakte e dëshmi profesionalizmin. Fakti se ata i mëshojnë kaq shumë “profesionalizmit” se nuk pajtohen me ligjet, se nuk i japin llogari askujt, tregon mirëfilli nivelin e tyre, arsimor, kulturor e profesional.
Ligji i ri penal nuk shkel kodeksin e gazetarëve, as gazetarinë e mirëfilltë dhe të vërtetë hulumtuese
Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë aprovuar nenet 38, 427 dhe 428 të Kodit Penal. Kodi i ri Penal, i miratuar në Kuvend, i ndjek penalisht gazetarët dhe redaktorët, nëse gjykata konstaton se zbulimi i informatave është i domosdoshëm për të parandaluar veprën penale të dënueshme, prej së paku tre vjet burg ose për veprën penale të paraparë edhe në nenin 427 që flet për marrje ryshfeti, si dhe nenin 428 që flet për dhënie ryshfeti. Nëse gazetari nuk e zbulon burimin që ka deklaruar t’i jetë kërkuar ryshfeti ose që ka dhënë ryshfet për një shërbim, ai mund të përfundojë në burg. Në të kundërtën, në burg mund të përfundojë burimi, që ka folur për gazetën në kushte anonimiteti, në rast se media ia publikon identitetin. Edhe pse ky ligj është krejtësisht në përputhje me normat pozitive juridike, gazetarucët e vetëquajtur profesionistë, “birn-istët” e ish gazetarët e regjimeve okupatore kanë reaguar, për shkak se tani e tutje do të detyrohen ta denoncojnë burimin dhe nuk mund të thirren në të ashtuquajturat, “burime konfidente brenda qeverisë apo brenda institucioneve”. Aprovimi i këtij neni penal, ka për qëllim t’i eliminojë gënjeshtrat, mashtrimin e opinionit publik dhe të gjitha abuzimet, që bëjnë gazetarë e redaktorë të caktuar nën ombrellën e “fjalës së lirë”.
Ligji, i cili kërkon përgjegjësi nga gazetarët dhe redaktorët e papërgjegjshëm, të cilët aktualisht rezervojnë të drejtën e fshehjes së burimit ka për qëllim eliminimin e mashtrimeve si dhe korrupsionin e shprehur në disa mediume, të cilat fshihen pas të ashtuquajturave “burime anonime, sikur rëndom thuhet, brenda Qeverisë, brenda institucioneve, madje edhe burime të “besueshme” të zyrtarëve të lartë të vendit e të huaj”. Kjo formë e mashtrimit publik, përmes gjoja burimeve sekrete të akëcilit gazetar redaktor apo medium, nuk ka të bëjë me gazetarinë afirmative, as me gazetarisë profesioniste bashkëkohore. Kjo mënyrë e mashtrimit i takon burimeve të shërbimeve sekrete, ku informatat shiten e blihen, sidomos informatat që kanë të bëjnë me diskreditimin e personaliteteve të caktuara publike, në luftën e pandershme partiake, e cila është shumë aktuale, sidomos në Kosovë.
Ky ligj, nuk shkel kodeksin e gazetarëve, as gazetarinë e mirëfilltë dhe të vërtetë hulumtuese, e cila bazohet në gjuhën e fakteve, në dëshmi relevante, në argumente, e jo në përgojimet nëpër kafeneve e mejhane të pista, të mbushura me tym duhani, raki e drogë. Po ashtu ligji parasheh edhe ndjekjen penale të mashtruesve, të mercenarëve cilët fshihen pas “fjalës së lirë”. Opinioni liridashës në Kosovë është dëshmitar i fushatës mediale, e cila dy vjet më parë u ndërmor nga gazeta “Koha Ditore”, Gazeta “Zëri”, gazetarët e Birn-it kundër deputetit Fatmir Limaj, asokohe ministër i MTPT-së. Ishin pikërisht burimet gazetave, që thirreshin në burimet e tyre “të besueshme” brenda Qeverisë, në të cilat u mbështet EULEX-i dhe për dy vjet rresht nuk arriti të nxjerrë asnjë provë faktike për korrupsion, edhe pse arrestimi ishte krejtësisht politik. Më vonë u pa dhe u dëshmua botërisht se pista e vetme të akuzave ishte mbështetur në artikujt e gazetave.
Janë gazetarët e tillë, të vetëquajtur “profesionistë”, ata që po e diskreditojnë ish-komandantin e UÇK-së, Azem Syla, janë gazetarët shqipfolës ata që po bashkëpunojnë me Dik Martin, gjithnjë duke u thirrur në prova të instruktuara, me qëllim përfitimi të parave të majme, dhe duke fshehur identitetin, me qëllim të paragjykimit të ndonjë hakmarrjeje.
Dyzina e gazetarëve agresivë e vulgarë të Kosovës, që veten e tyre e quajnë profesionistë e kanë vështirë ta pranojnë ligjin, i cili ua ndalon gënjeshtrën e mashtrimin, sepse ata janë ngritur dhe kanë përfituar pikërisht duke u mbështetur në gënjeshtra e paragjykime. Të tillët janë turpi i gazetarisë së Kosovës, edhe për faktin se janë diferencuar nga armata e gazetarëve të tërë Kosovës, duke u vetë-përkufizuar si profesionistë, por pa e dëshmuar publikisht me fakte e dëshmi profesionalizmin. Fakti se ata i mëshojnë kaq shumë “profesionalizmit” se nuk pajtohen me ligjet, se nuk i japin llogari askujt, tregon mirëfilli nivelin e tyre, arsimor, kulturor e profesional.
Do të ishte fat i madh sikur ky ligj të fillonte të zbatohej, meqë në radhë të parë krijon transparencë publike dhe nuk lejon që njerëzit të diskreditohen nga gazetarët agresivë, të cilët më së paku i shërbejnë gazetarisë, por me besnikëri iu shërbejnë klaneve të ndryshme mafioze.