AAK

AAK-ja vlerëson se sondazhi i publikuar nga Lëvizja Vetëvendosje tregon vetëm krizën e tyre si parti

Lëvizja Vetëvendosje!, ka prezantuar një anketë të realizuar në muajin dhjetor, sipas së cilës kryeministri më i përshtatshëm për qytetarët do të ishte Albin Kurti. Ndërkaq, Lëvizja Vetëvendosje është renditur partia e dytë si më e votuar. Lidhur me këtë ka reaguar Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. AAK-ja vlerëson se ky sondazh tregon vetëm krizën e tyre si parti.

“Publikimi i të ashtuquajturit “sondazh” nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje i cili nuk përmban asnjë element lidhur me metodologjinë e punës dhe nivelin e mostrave nuk tregon asgjë më shumë sesa shqetësimin dhe krizën e tyre si parti. Është shumë e qartë se Kryeministri Ramush Haradinaj me vendimet e guximshme dhe të drejta qe ka marr gjatë këtij mandati, jo vetëm që e ka rritur besimin ndaj tij si Lider por e ka përkrahjen me të madhe nga qytetarët, dhe atë më shumë se sa secili Kryeministër i kaluar. Përndryshe, përderisa të tjerët po merren me sondazhe të porositura, kryeministri dhe kryetari i ynë i’a ktheu dinjitetin vendit duke e bërë Kosovën me Ushtri, duke aplikuar taksën ndaj Serbisë dhe tani deri sa të tjerët vazhdojnë të merrem me garën për pushtet e flasim për zgjedhje ne po vazhdojmë suksesshëm rrugën tonë drejt zhvillimit të vendit”, thuhet në reagimin e AAK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …