Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala ka thënë se Thaçi nuk mund të japë premtime të tilla për heqjen e taksës ndaj shtetit të Serbisë sepse siç deklaroi ai, taksën e ka vendosur Qeveria e Kosovës me propozimin e tij si ministër dhe jo kryetari i shtetit. Shala, theksoi se përderisa nuk eliminohen arsyet pse kanë shtyrë Qeverinë e Kosovës të ndërmarrë një hap të tillë, kjo taksë nuk do të largohet. Nëse Thaçi ka një kërkesë të tillë, atëherë sipas Shalës, këtë kërkesë duhet ta sjellë në Qeveri për shqyrtim dhe të vendosë qeveria. Ai ka thënë se deri në këto momente nuk kanë pranuar një kërkesë të tillë as nga kryetari as nga delegacioni i Kosovës për dialog me Serbinë. Mirëpo, ministri Shala ritheksoi se “përderisa ato arsye nuk eliminohen, unë si ministër kurrë në jetë nuk kam me propozu një heqje të një takse të tillë”.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …