Dr. Shefqet KRASNIQI: Me rastin e përmbylljes së mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës

  Kosovashënoi një nga ditët më të rëndësishme të saj pas shpalljes së pavarësisë. I gjithë shteti është mobilizuar për të pranuar kompetencat të asaj që quhet pavarësi e plotë, edhe pse jam në mëdyshje nëse mund ta quajmë ashtu. ZCN-ja, një organ evropian i instaluar në Kosovë pas shpalljes së pavarësisë, për ta mbikëqyrur atë, po shkon, për të mos u kthyer më kurrë, inshaAllah! Është opinion dhe bindje imja personale se shumë pak ua kemi parë hairin, shumë pak kanë punuar për shtetin tonë. Kemi pritur prej tyre shumë, por patëm gabuar. Na dolën gati se të njëjtë me paraardhësit e tyre UNMIK-un.


Në të kaluarën të flasësh për ndërkombëtarët ka qenë “mëkat”, respektivisht në fillim të dekadës së parë të këtij mileniumi të ri, unë pata potencuar se nuk bën të jepemi shumë pas faktorit ndërkombëtar, sepse ata dinë edhe të na zhgënjejnë. Ndonëse më patën gjykuar për mendimin tim, se kinse po gaboj që po flas kësisoj, megjithatë, nuk shkoi shumë kohë dhe edhe kritikët e mi mu bashkëngjitën duke dhënë madje kritika shumë më të ashpra se sa unë për faktorin ndërkombëtar.  


UNMIK-u ka qenë një organizatë ndërkombëtare prej së cilës kosovarët janë zhgënjyer shumë, kështu që, me ardhjen e ZCN-së, shpresat e tyre për të bërë diç të mirë për Kosovën patën qenë të mëdha. Ishte kjo për shkak të pozitës që kishte UNMIK-u, si organizatë e OKB-së, e cila ende nuk e ka pranuar Kosovën, dhe ZCN-ja, si një organ evropian, që ka treguar një zemërgjerësi më të madhe për Kosovën. Megjithëkëtë, tash kur po shkojnë, po bindemi se kishin qenë binjakë. ZCN-ja, përpos që ka implementuar planin famëkeq të Ahtisarit, i cili diskriminon shumicën absolute të shqiptarëve myslimanë përballë pakicës serbe dhe atë në çdo drejtim, nuk ka bërë diç tjetër. Kishës ortodokse, si shpagim për bekimin e masakrave, i janë dhënë me qindra hektarë tokë, derisa Veriun e Mitrovicës, me gjithë mundësitë që patën, e lanë edhe më keq se që e gjetën. Krimi, jo që nuk u çrrënjos, përkundrazi, në kohën e tyre vetëm sa lulëzoi. Asnjë njeri nuk mund të më bindë se EULEX-i nuk ka patur fuqi dhe aftësi për t’i hequr barrikadat në veri. Lirshëm mund të konstatojmë se gjatë periudhës së EULEX-it serbët e veriut vetëm sa janë forcuar dhe trimëruar. Ata janë bindur se ndaj tyre nuk do të përdoret forca dhe se qeverisë së Kosovës i ndalohet ta përdor forcën për ta shtrirë sovranitetin në tërë territorin e saj. EULEX-i më shumë ka gjetur kohë të merret kinse me “krimet” e bëra nga ish-pjesëtarët e UÇK-së, sesa t’i arreston kriminelët serbë në veri.  


EULEX-i do të kujtohet për të keq nga komuniteti mysliman i Kosovës, komunitet me 96% të popullsisë së kësaj Republike, për përkrahjen zero për realizimin e të drejtave të tyre. Ndonëse në vendet evropiane e drejta fetare gëzon një tretman tjetër, atje myslimanët edhe pse janë pakicë kanë të drejta që në rastin tonë, edhe pse jemi shumicë, nuk i kemi, andaj heshtja e tyre përballë shkeljes flagrante të të drejtave tona, me theks të veçantë shamisë dhe vijimit të mësimit fillor e të mesëm, është e pafalshme. Madje, deklarata të politikanëve tanë në kushte anonimiteti, kanë shpalosur të vërtetat se EULEX-i dhe faktori ndërkombëtar janë ata që nuk duan të drejtën islame.  


Si do që të jetë, ata po shkojnë, e këta tanët po marrin edhe më shumë pushtet, proces ky politik shumë i rëndësishëm për vendin dhe kombin tonë. Këto procese kanë peshë të rëndë historike. Ato nuk përsëriten më. Fjala vjen, shpallja e pavarësisë në 2008 ishte një proces i cili nuk do të përsëritët më. Ashtu edhe ky është një proces shumë i rëndësishëm i cili do të mbahet mend në historinë e Kosovës, proces i cili do ta tregoj pjekurinë e institucioneve tona për t’i çuar proceset para, për të udhëhequr me shtetin, për t’i shërbyer qytetarëve. Ka marrë fund koha e justifikimeve se nuk i kemi duart e lira. Tash më nuk kanë arsye të thonë se “të huajt” nuk po na lënë me ua dhanë të drejtat myslimanëve. Andaj nga kjo javë qytetarëve të Kosovës do t’iu rikthehet sërish shpresa se e ardhmja do të jetë më e mirë për ta. Do ju shtohet shpresa edhe muslimanëve se nuk do të shkelen të drejtat e tyre dhe se edhe ata,sikurse ortodoksët, do t’i gëzojnë të drejtat e tyre fetare.  


Sfidë e madhe mbetet edhe çështja e Mitrovicës, të cilën, pavarësisht kostos, nuk duhet ta japim.   Allahu i ndihmoftë popullit dhe qeverisë sonë në punë të mbara!   Për fund fare, nuk mund të ndahem nga ju të nderuar lexues pa përmendur faktin se nga pjesëtarët e EULEX-it ka patur burra të sinqertë, të cilët, të prirë nga humanizmi, janë munduar të shërbejnë me përkushtim. Në emrin tuaj dhe timin, i falënderoj shumë! Kosova nuk do të harrojë veprat tua të mira kurrë!  


Këtu po ndahemi për tu takuar javën në vijim!   Deri atëherë, Selam alejkum!  


Dr. Shefqet KRASNIQI: NDARJA NGA MIKU IM I SHTRENJTË, MULLA OSMAN ABAZI


Dita e djeshme për mua dhe për besimtarët myslimanë në Kosovë dhe jashtë saj ishte ditë pikëllimi e mërzie. Dje vdiq dhe u varros një nga figurat e shquara të Davetit Islam në Kosovë, Mulla Osman Abazi. Ishte një intelektual i vyer dhe me kualitete të veçanta. Ishte hoxhë e shkuar hoxhës!   U lind dhe u rrit në fshatin e tij Milloshevë (tani Azizije), KK-Kastriot, këtu mori shkollimin fillor për të vazhduar më pas me Medresenë e Mesme Alauddin në Prishtinë dhe studimet universitare në Rijad të Arabisë Saudite. Atje kreu Fakultetin e Akides (Kredos Islame) ndërsa në Kosovë u kthyer në vitin 1996 ku u angazhua menjëherë në fushën fetare. Në fakt, në vitin 1997 ai filloi punën si Imam, për të mos iu ndarë më kurrë kësaj detyre të shenjtë deri në vdekje.   Hoxhë Osmani ishte i përkushtuar pothuajse tërë kohën me librin e Zotit – Kur’anin. Kush më mirë e më rrjedhshëm se ai e lexonte Kur’anit? Atij i kishte dhuruar Zoti një zë të bukur dhe një dashuri të madhe ndaj këtij Libri, me çka edhe u bë i njohur në këtë drejtim. Ishte i mishëruar me Kur’anin ndërsa kalonte orë të tëra në xhami duke ua mësuar edhe të tjerëve.   Atij kurrë nuk i interesonin punët e askujt. Kurrë nuk e dëgjova duke përgojuar dikë. Ai kishte dert të madh Islamin dhe Davetin. Kishte brengë të madhe sesi ta çonte Islamin përpara në trojet tona.   Përpos ligjëratave të rregullta që i mbante në xhamin e tij dhe jashtë saj, gjente kohë të merrej edhe me libra, me përkthime e shënime. Libri i tij “Shenjat e Kiametit” tashmë është i njohur dhe i përhapur thuaje në tërë trojet shqiptare dhe jashtë saj. Ai edhe pasi u sëmurë, ashtu me gjithë telashet e mëdha të sëmurjes së tij, prapë vazhdonte të punonte me libra. Për këto dhe shumë gjëra tjera, unë sa e sa herë i kam thënë kolegëve dhe miqve të mi: Hoxha Osmani është hoxha më i mirë në Prishtinë. Lumë qyteti që e ka!   E për mua personalisht, ai ishte shoku dhe miku im i ngushtë. Ishte hoxha i lagjes dhe familjes sime. Atë e kisha në një farë mënyre një shtyllë të fortë. Tek ai gjeja mbështetje dhe përkrahje për punët që i ndërmerrja e i bëja. Ai më përkrahu edhe në çastet më të vështira që kalova gjatë jetës sime, në sprova të ndryshme. Gjithherë më thoshte “vazhdo të punosh, se ti e ke mirë!” Disi ma freskonte zemrën, m’i lehtësonte vështirësitë!   Jo vetëm prishtinasit, si xhemat i tij, por edhe shumë besimtarë nga Kosova, nga Drenica e Llapi, vinin në Prishtinë për tu falur në xhaminë e Mulla Osmanit dhe për ta takuar hoxhën e nderuar. Bile pak kush mbetej edhe nga diaspora që vinte në pushime e që nuk vinte te xhamia e tij për ta takuar atë. Me pak fjalë xhamia e tij dhe ai ishin një vend takim i besimtarëve.   Hoxhë Osmani ishte i mirë sa ishte student në Rijad të Arabisë Saudite, ku kohë të gjatë kemi kaluar bashkë atje. Ishte i mirë edhe këtu në Kosovë, si Imam dhe thirrës, i mirë si bashkëshort dhe prind, i mirë si hoxhë e si fqinj. Andaj largimi i tij nga ne është një humbje e madhe jo vetëm për familjen e tij dhe për mua, por edhe për xhematin e xhamisë dhe tërë besimtarët myslimanë në Kosovë dhe Ballkan.   Atë gjatë do ta kujtojmë, veprat e tij, në veçanti përkushtimi i tij ndaj Kur’anit do të vazhdoj të jetë një frymëzim për ne që të përkushtohemi sa më shumë ndaj librit të Zotit në të cilin është tërë hairi dhe e mira.   Ka shumë hoxhallarë falë Zotit dhe do vijnë inshallah edhe të tjerë, por si Mulla Osmani pak do ketë! Atë Allahu e zgjodhi për ta sprovuar me një sëmundje të rëndë dhe shumë të rrallë e cila gati se për një vit e gjysmë e mundoi shumë, për ta dorëzuar shpirtin Zotit të tij në moshën dyzet e tre vjeçare. Ai edhe në çastet e fundit të jetës, nuk e linte namazin, gjatë gjithë kohës lexonte Kur’an, kurrë nuk e dëgjuam duke u ankuar. Por një sabër e durim të rrallë, gjë që na kujtonte sabrin e burrave të mëdhenj, si Pejgamberëve [alejhimuselam] dhe të tjerëve.   Allahu e pastë mëshiruar vëllain dhe hoxhën tonë, e neve të gjithëve na çoftë sabër për dhe na bashkoftë serish në botën tjetër në Xhenetet e larta e të çmuara! Amin dhe deri javën te ardhshme me një temë tjetër! Selam alejkum!   Dr. Shefqet Krasniqi: Të bësh përpjekje për famë, duke sharë e duke fyer islamin Javën e kaluar myslimanët patën festë. U gëzuandhe kishin arsye për tu gëzuar. I gëzoheshin përmbylljes së një muaji të tërë adhurimesh: agjërim, namaz, lexim të Kur’anit, sadaka, vizita, etj. Por, jo të gjithë iu gëzuan festës së tyre. Pati të atillë, që në vend të urimeve, sulmuan ata. Shfrytëzuan këto ditë festive për t’iu treguar se sa të pamëshirshëm, sa jotolerant, sa armiq të mëdhenj të tyre janë. Dhe kjo na e rikujtoi plagën e marr bajramin e vitit të kaluar, ku mu në këtë kohëkuvendarët na lënduan shumë rëndë duke mos lërë gjë të keqe pa e cekur kundër fesë dhe myslimanëve. Madje, siç duket, këto ditë kishin qenë të rezervuara për këto sulme ndaj myslimanëve, ngase pamë dhe një lloj gare ndërmjet këtyre gazetarëve të tipit ‘xhejsmbondian.’ Me shkrimet e tyre ngjallën -ose thënë më mirë u munduan të ngjallin- që praktikisht është dëshmuar disa herë se janë të pavërteta. Folën për rrezikun e radikalizmit islam, madje me një ekzagjerim aq të madh, saqë në këtë kohë kur janë rritur çmimet e artikujve ushqimorë esencial dhe kur kostoja e jetës po bëhet nga dita në ditë më e papërballueshme për kosovarët, në njërën anë, dhe në anën tjetër kur vrasjet, krimet monstruoze, vjedhjet, madje edhe aso të tipit të ndonjë skenari filmash aksion –siç do të thoshte një analist, në anën tjetër, sikur Kosova nuk ka problem tjetër vetëm atë të radikalizmit. A është ajo strategjia djallëzore që politika tash e sa kohë po e përdor, që në rast se, për një pazar me shtetin, zhvendos vëmendjen e popullit duke krijuar probleme inekzistente, apo çfarë në të vërtet fshihet, nuk e di.   Një gjë që dihet, pavarësisht interpretimit të rastit, është se disa media dhe politika urrejnë fenë e komunitetit absolut në Kosovë. Në një prej këtyre artikujve, shihje se si gazetari pa fije turpi, bënte thirrje që të mos merren me ne nga frika se mos po na bëjnë reklamim të tepërt dhe sikur botën po e bindim se qenkemi kështu. Po si çka na njeh bota? A janë të shurdhër këta mjeranë dhe a shohin? E tërë bota, duke filluar nga shteti më i fuqishëm në botë, Amerika, vazhdimisht na drejtohet dhe na trajton si një shtet mysliman? A nuk ia uroi presidenti amerikan presidentes së shtetit tonë festën e bajramit dhe popullit të saj mysliman?!   Një gjë që mbetet tejet shqetësuese është provokimi që i bëhet komunitetit mysliman. Artikujt në fjalë, jo të gjithë, ishin të përkthyer edhe në anglisht, për t’iu prezantuar opinionit ndërkombëtar, ndoshta me përgjërimin për t’i ndihmuar duke ua lënë ndonjë pjatë të jargosur ta lëpijnë.   Vërtetë, këta artikuj dhe këto shkrime, të punuara nga ata, që të paktën bartin emra myslimanësh, janë një koincidencë paradoksale me atë që bota e qytetëruar perëndimore po vepron. Hamburgu, një republikë gjermane, vendosi këto ditë që tash e tutje festat fetare islame të jenë pjesë e festave shtetërore, derisa nga SHBA-të na erdhën lajme për liderë (guvernatorë e kryetarë bashkish) të cilët madje, edhe pse i përkasin një feje tjetër, shoqëruan myslimanët në festimet e tyre, madje në pjesën rituale fetare, gjegjësisht në faljen e Bajramit dhe në fjalimin e mbajtur para myslimanëve premtoi se shteti i tij do ta fus bajramin si festë zyrtare të shtetit të tij.   O Zot! Sa të mjerë janë ata njerëz që kërkojnë kënaqësinë e njerëzve dhe jo Tënden! Dhe, e vërtetë, ashtu siç na ka mësuar i Dërguari Yt, Muhammedi [alejhi selam], ata nuk do ta kenë as kënaqësinë e njerëzve, dhe, sigurisht, as Tënden! Sa shumë do t’i falënderohej publiku autorëve të atij shkrimit gazetaresk hulumtues, sikur të hulumtonin rastet e vrasjeve, shitjes së drogës, kontrabandimit, trafikimit me qenie njerëzore, vjedhjeve, kërcënimeve, shantazhimit, dhunës familjare, sjelljeve devijante, dhe të na sillnin përqindjet se sa bëjnë pjesë në këto krime “radikalistët” myslimanë!   Kosova nuk e ka problem radikalizmin, por varfërinë, papunësinë, krimin e organizuar, nepotizmin, etj., andaj, mos humbisni kohë dhe energji duke i sulmuar pa nevojë myslimanët, por merruni me ata që duhen marrë. Konsideroj, se në këtë drejtim, ju duhet të merreni dhe me vetveten, pasi që keni shkelur mbi idealet tuaja, keni tradhtuar misionin tuaj për një “asht.”   Një gjë dua tua kujtoj se shkrimet mbesin, e historia nuk i harron gjërat, andaj është mirë që njeriu para se të flasë apo të shkruaj diç, të vërtetohet mirë se sa ka të drejt dhe sa është real në shkrimin e tij, në mënyrë që mos të mallkohet më vonë nga gjeneratat e ardhshme, ashtu siç po mallkohen përkrahësit e komunizmit, të cilët nuk lënin formë pa përdorur për t’iu futur në hatër partisë komuniste.   Këta të ashtuquajtur gazetarë profesionistë, e të cilët më së paku mund të jenë të tillë, po e përmbushin një mision të dëmshëm, i cili është në dëm të vet atyre dhe të vendit. Këta misionarë të shitur, për të cilët kemi informata se janë të paguar nga qarqe që çdo ditë punojnë në dëm të shtetit të cilin e kemi ndërtuar me shumë mund e gjak. Këta misionarë të shitur po i fyejnë myslimanët dhe Islamin, vetëm për disa përfitime personale, e nuk po mendojnë se ato përfitime shumë shpejt mund të shpenzohen e të mbeten gjithmonë të urryer tek myslimanët.   Dhe në fund krejt dua të jem i sinqertë e mos t’i bëjë padrejtësi askujt, por të themi se të tillë janë një numër shumë i vogël i gazetarëve, përndryshe pjesa dërmuese e tyre jam i bindur se nuk pajtohen me këto shkrime dhe me këto sulme ndaj popullit të tyre. E për këta lutemi që t’i ruaj Allahu, ndërsa për ata të parët që t’i drejtojë e t’i udhëzojë. Amin dhe deri javën eardhme! Selam alejkum!   Dr. Shefqet KRASNIQI: Festat tona fetare mes respektimit të popullit dhe injorimit të disa medieve   Aroma e festës së bajramit endendihet ndërsa njerëzit vazhdojnë ta urojnë njëri tjetrin për këtë festë. E si mos ta urojnë kur ajo shënon përmbylljen e një muaji të tërë adhurimesh. Ajo është shumë domethënëse për ta. Faktikisht, kështu qëndron puna me festat fetare. Ato, pa dyshimin më të vogël, janë më të rëndësishmet, dhe për këtë konsideroj se nuk ka nevojë të argumentohet. Mjafton t’i hedhësh një shikim ambientit festiv e të vëresh shumë qartë këtë, se si i madh e i vogël, plak e i ri, bile edhe shumë nga ata edhe që nuk kanë agjëruar, që të gjithë këta festojnë dhe kremtojnë me kënaqësinë më të madhe. Parapërgatitjet për këtë festë disa ditë para se ajo të vjen, pastaj shkuarja nëpër xhami për ta falur bajramin, e më pas vizitat e njëpasnjëshme, shkëmbimet e urimeve, etj, që të gjitha këto flasin qartë se çfarë pozite kanë këto festa në shoqërinë tonë dhe se vendin e tyre nuk mund ta zë asnjë festë tjetër.   Në fakt, kohëve të fundit, për shkak të shthurjes në trend, festat si ajo e fundvitit, po janë në fokus më shumë, por jo pse vet ato thelbësisht janë interesante, sepse s’ka asgjë prej tyre, s’ka asgjë nga realiteti i tyre, festa e vitit të ri është festë pagane, për të cilën as që ia vlentë diskutohet, por për shkak te propagandës së madhe mediale që i bëhet dhe atë me javë dhe për njëzetekatër orë thuajse pa ia nda. Mediat dinë të jenë të njëanshme ndaj festave fetare, sidomos këtyre islame, që mjaftojnë me raportimin si një lajm i zakonshëm, dhe asgjë më shumë. Nëse për festat tjera, p.sh. për vitin e ri, mund të vëresh bredhin nëpër ekrane televizive, për këtë feste nuk mund të shihje madje as lule para spikerëve se lëre më dekorime në ekranet e tyre.   Imagjino sikur t’i kushtohej një rëndësi më e madhe festës së bajramit nga ana e mediave sesi do të ishte kremtimi i saj edhe më i madh dhe më i hareshëm. Por ja që shumica emedieve t ende vazhdojnë të mbajnë qëndrime selektive, respektivisht ta injorojnë fenë. Ende hezitojnë ta pranojnë realitetin, se tani më bota ka ndryshuar, se kombi shqiptar nuk është ai i viteve të shtatëdhjeta, por gjërat kanë ndryshuar, tani feja veç se është futur në shumë shtëpi, bile edhe në ato që ekstremisht ishin komuniste. Ajo tani ka dalë nga xhamia dhe ka filluar ta ‘vërshon’ tërë shoqërinë, bile edhe institucionet tona, duke përfshirë këtu edhe ato ligjvënëse dhe ekzekutuese, si kuvendi dhe qeveria.   Ne edhe më parë i kemi bërë ftesë mediave që mos të jenë të njëanshme, por ta thonë realitetin dhe ta mbrojnë atë. E realiteti është se shoqëria jonë është shoqëri multi-fetare por me shumicë dërrmuese myslimane. Realiteti është se festa e bajramit është festa më e madhe në vit e këtij populli dhe kësaj shoqërie, andaj edhe meriton t’i kushtohet më shumë hapësirë sesa thjesht një lajm ditor. Mediat janë në shërbim të popullit, e bajrami është vullnet dhe pjesë e identitetit të këtij populli, andaj ato duhet ta respektojnë vullnetin e popullit të tyre dhe ta ruajnë identitetin e tyre.   Kësaj radhe për këtë festë kam vërejtur një “dukuri” të mirë, siç thotë populli “për mos mi ra sysh”, bajramin myslimanëve ua uroj edhe presidentja dhe kreu i LDK-së, bile ky i fundit morri “guximin” që në cilësinë e të parit të LDK-ës me stafin e tij më të ngushtë të vinte në urimin e bajramit në lokalet e BIK-ut. Konsideroj se me këtë gjest është thyer një “akull” i cili ka ekzistuar deri më tani. E shpresoj që pas dhënies së lejes për ndërtimin e xhamisë lidhjet mes BIK-ut dhe LDK-ës të kthehen në normalitet. Dhe jo vetëm në seli të BIK-ut, por kemi shumë dëshirë që ata krerë t’i shohim në safin e parë të xhamisë, sepse tek e fundit, ata i përkasin kësaj feje dhe këtij populli. Allahu na drejtoftë të gjithëve, e urime dhe njëherë festa e bajramit. Deri javën e ardhshme selam alejkum! Dr. Shefqet Krasniqi: Në përfundim të Ramazanit Sa shpejtë kalojnë ditët dhe sa e çuditshme është puna e njeriut! Para fillimit të Ramazanit, më kujtohet, njerëzit ankoheshin shumë për vapën dhe gjatësinë e ditës, mendonin se temperaturat e larta do tua vështirësonin shumë agjërimin, por, ndodhi e kundërta. Ndihma e Allahut, sikur përherë, forcoi zemrat e besimtarëve, dhe ja, dalëngadalë, i erdhi fundi këtij muaji të bekuar ndërsa besimtarët po e plotësojnë të tërin. Ç’është interesante se përshtypjet e besimtarëve për të janë fascinuese dhe, nga këndvështrimi i lidhjes me Allahun e Madhëruar, inspiruese. Që të gjithë shprehnin se, përkundër frikës për vapën dhe temperaturat, kishin kaluar Ramazanin më të lehtë. Bile, tashmë kur ndarja është afruar, njerëzit po mërzitën. Këtë po e shohë për çdo ditë në bisedë me njerëzit e ndryshëm, dhe e pash edhe mbrëmë gjatë iftarit që organizuam në Hotel Victory, me ç’rast e bëmë promovimin e dy librave të mi të fundit“QËNDRIME NË KOHË II” dhe “SHTATË MËKATET SHKATËRRUESE”, ku mysafirët ishin nga shtresat shoqërore më të ndryshme.   Në fakt, nuk janë vetëm besimtarët që po mërziten për ndarjen e tij, por janë dhe një grup tjetër njerëzish, ata që nuk agjëruan, të cilët kur tash po e shohin se sa shpejt shkoi ky muaj, po mërziten pse nuk agjëruan. Vërtetë, kanë pse të mërziten, ngase kanë lëshuar një shans të madh të fitimit të kënaqësisë së Allahut, madje, kanë bërë mëkat të madh, ngase agjërimi i Ramazanit nuk është adhurim fakultativ. Ata thelluan edhe më distancën ndërmjet tyre dhe besimtarëve praktikantë të fesë.Ata që agjëruan e çuan në vend edhe një urdhër të Zotit dhe disi shpirtrat e tyre janë shumë më të qetë. Ata që agjëruan bënë më pak mëkate sesa ata që nuk agjëruan. Ata që agjëruan ishin më solidar gjatë tërë këtij muaji, ishin më afër familjes dhe të afërmve, ishin më afër të varfërve. Ata që agjëruan e pastruan shpirtin e tyre, e gdhendën dhe kalitën moralin e tyre. E forcuan besën e tyre dhënë Zotit të tyre se edhe pas Ramazanit do të jenë të mirë, të sjellshëm e të dobishëm për familje e për shoqëri.   Ata tashmë gëzohen që arritën fundin e këtij muaji të bekuar, gëzohen se për një muaj të tërë ishin në përkushtim ndaj Krijuesit të tyre.Ata ndjejnë se kanë bërë diç për Allahun, kanë punuar për varrin e tyre, për xhenetin e tyre, andaj edhe kanë shumë të drejtë që të gëzohen për ardhjen e festës së bajramit. Zaten, kjo festë edhe për atë arsye ka ardhur, që në një farë mënyre ta shijojnë myslimanët gëzimin e adhurimit gjatë një muaji, në këtë botë para se me shijuar gëzimin e vërtet në botën tjetër.   Mirëpo atyre ju mbetet që edhe pas Ramazani të vazhdojnë me këtë dinamikë dhe ritëm të bamirësisë, devotshmërisë dhe sinqeritetit. Ata vërtet duhet ta dëshmojnë se janë më të mirë sesa ata që nuk kanë agjëruar, janë më të mirë sesa ata që nuk janë të lidhur me qiellin. Zaten kjo është edhe urtësia kryesore e tërë këtij muaji, e tërë këtij agjërimi, siç e potencon qartë Allahu xh.sh.: “O ju që besuat, agjërimi u është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm.” (Kur’an: 2:183). E devotshmëria, gjegjësisht veshja me petkun e etikës së lartë, nuk është vetëm gjatë muajit ramazan. Por ajo duhet të figuroj tek besimtari për gjatë gjithë vitit, për gjatë gjithë jetës së tij. Ai duhet t’iu dëftojë të tjerëve në praktikë se cilësitë dhe virtytet e mira që i ka, i ka për shkak lidhjes së tij të fortë me qiellin, ai është i mirë për shkak se fenë e ka të mirë, Zotin e ka të mirë. Ai është i mirë gjatë Ramazanit, është i mirë edhe jashtë Ramazanit, është i mirë gjatë gjithë jetës së tij, është i mirë në këtë dhe në botën tjetër. Paçim Ramazan të pranuar dhe e gëzofshim festën! Dr. Shefqet Krasniqi: Myslimanët e rinj Jemi ende në Ramazan, apo thënë më mirë, në dhjetëditëshin e fundit të tij.Jemi në këtë pjesë, në të cilën angazhimi i besimtarëve në adhurim bëhet në mënyrë më intensive. Kësisoj, një natë të errët dhe me vranësira derisa po shkoja në Xhaminë e Madhe për ta falur namazin e natës, pra bëhet fjalë për kohën pas mesnatës, rastisa në diç të bukur dhe të këndshme. Pashë se, jo vetëm Xhamia, porse edhe oborri i saj ishte mbushur plot me djem dhe vajza të reja, bile disa kishin dalë edhe në rrugë… Kjo gjë më bëri të mendoj: athua vallë pse kanë ardhur gjithë këta të rinj?! Pse nuk janë duke fjetur e pushuar, apo duke pirë kafe me shoqëri, si shumë të tjerë, por kanë ardhur në xhami në këtë kohë?! Çka donë këta njerëz, apo çfarë i motivon ata të vinë në këtë kohë?! Sigurisht, nuk kanë motive tjera veçse ato të adhurimit. Këta, sikur shumë bashkëmoshatarë të tyre anembanë botës, e dinë se janë në muajin e Ramazanit dhe se shenjtëria e madhe e këtij muaji bënë që këta njerëz, jo vetëm ta kalojnë ditën me agjërim e përkushtim ndaj të madhit Zot, porse edhe natën ta kalojnë duke e madhëruar Krijuesin, duke e lutur Atë, duke medituar, duke kërkuar falje, plotësim dëshirash, etj. Këta njerëz kanë kuptuar se mëshira e Zotit është më e madhe në muajin ramazan, se janë më afër faljes së Tij, më afër plotësimit të dëshirave dhe pranimit të lutjeve. Në veçanti kur e kanë parasysh fjalën e të Dërguarit [alejhiselam]: “Veproni mirë gjatë tërë jetës (tërë kohës), dhe mundohuni të paraqiteni para mëshirës së Zotit të juaj. Ngase Zoti juaj ka momente kur mëshiron e falë më shumë. Lutne Zotin tua mbuloj marret dhe t’ju forcoj në momente të pa volitshme.”   Po, të nderuar, myslimani vepron mirë gjatë gjithë jetës së tij dhe çdo herë ka parasysh Lartmadhërinë e Zotit të tij, gjithmonë duke u përpjekur e synuar kënaqësinë e Tij. Mirëpo në disa kohë dhe disa vendemë shumë. Sepse jo gjithherë mëshira e Allahut është e njëjta ndaj robërve të Tij, dhe njeriu, siç thotë populli, ‘nuk e di ku e fiton dhe ku e humb atë.’ Nuk e di a e fiton mëshirën e Tij natën apo ditën, kur je vetëm apo kur je në publik, në ramazan apo jashtë tij, në iftar apo në syfyr. Mirëpo, megjithatë, ai mundohet t’i zgjedh vendet dhe kohën që të jetë sa më afër pranimit të tij në qiell lartë. Këta të rinj kanë ardhur në këtë natë për të kërkuar kënaqësinë e Zotit të tyre. E si mos ta shfrytëzojnë këtë muaj dhe këto net të fundit të këtij muaji kur në njërën prej këtyre netëve pritet të jetë nata e Kadrit, e quajtur në popull “nata e madhe”, e cila është më e vlefshme sesa një mijë muaj siç është cekur në Kur’an. Si mos të mblidhen në xhamia për tu lutur, kur Allahu ka thënë: “Ju shpejtoni kah punët e mbara” (el-Bekare: 148). E nëse në Ramazan nuk shpejtojmë dhe nuk garojmë në punë të mira atëherë vallë kur do ta bëjmë atë? Sa i mirë është ky Islam, gjithherë dhe çdo herë i nxitë muslimanët që të bëjnë punë të mira dhe atë sa të munden. Muslimani i mirë në Ramazan dhe i mirë jashtë tij, i mirë për veten, i mirë për shoqërinë, i mirë për njerëzit, e i mirë edhe për kafshët. Më thoni ku ka kështu si në këtë fe madhështore?! Ku mund të gjeni më të mëshirshëm sesa muslimanët, ku ka më solidar se sa muslimanët, për çdo ditë duke shtruar iftare, duke u dhënë njerëzve me ngrënë e me pi, duke ju dhënë lëmoshë fukarave, duke i ndihmuar njëri tjetrit. Lum për ne që kemi këtë Islam, lum për ne për këtë Ramazan, për madhështinë e kësaj feje!!! Allahu na e ruajt këtë fe dhe na e pranoftë këtë ramazan dhe çdo punë tjetër të hairit që e bëjmë! Kaq kësaj radhe dhe deri javën e ardhshme me një temë tjetër. Selam alejkum! Dr. Shefqet Krasniq: Shqiptarët e Sirisë, diaspora e harruar për shumë kohë Nuk ka dyshim se populli shqiptar ka pasur një fat historik të mundimshëm dhe jo të favorshëm. Krahas vrasjeve, torturave, dyndjeve dhe maltretimeve në rajon, shqiptarët shpesh detyroheshin të largoheshin edhe nga trojet e tyre. Shpërnguljet masive të shqiptarëve brenda territoreve ballkanike janë akoma të freskëta, po ashtu edhe shpërnguljet e tyre për në Turqi dhe jeta e tyre atje si komuniteti më i madh i huaj tashmë është vënë nën spikamë falë edhe mbulimit televiziv të disa mediave.


Mirëpo që në fillimin e shekullit të kaluar, respektivisht nga 1920 e tutje, shpërngulja e detyrueshme dhe deportimi i dhunshëm i shqiptarëve nga trojet e tyre shekullore nuk kishte të ndalur. Për disa madje si mënyrë e vetme për të siguruar jetën, nderin dhe fenë e tyre dhe të familjarëve të tyre ishte shtegtimi për në tokën ”largët” e të bekuar të Shamit (Sirisë aktuale), ku edhe gjetën prehjen shpirtërore dhe ngrohtësinë vëllazërore të vendasve, dhe pjesa më e madhe e tyre u vendosën në Damask, i cili përndryshe njihet edhe si kryeqyteti më i vjetër i banuar në botë, ndërsa një pjesë e tyre u vendos edhe nëpër qytete tjera si në Halep, Hama, etj.  


Edhe pse në atë kohë nuk funksiononin organizata për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe rehabilitimin e refugjatëve, siç kemi sot, megjithatë, falë zemërgjerësisë se vendasve, shqiptarët gjetën siguri për veten dhe familjet e tyre. Ata arritën të realizojnë synimet e migrimit, të gjejnë një vend ku mund të jetojnë të sigurt dhe të lirë, e të shpëtojnë nga dora gjakatare e mizorit. Brenda një kohe të shkurtë, falë mikpritjes vëllazërore të popullit sirian, shqiptarëve iu mundësua një ”integrim” normal e i pakushtëzuar. Madje pikërisht emigrantët shqiptarë ishin themeluesit e njërës prej lagjeve të mirënjohura të Damaskut, që sot e kësaj dite njihet si Divanije, ku vazhdojnë të banojnë akoma një pjesë e madhe e shqiptarëve pasardhës. Në atë lagje funksionon edhe xhamia e themeluar ngashqiptarët e cila njihet edhe për nga emri si Mesxhidu-l-Arnaut – Xhamia e Shqiptarëve. Avantazhi më i madh i këtij integrimi ishte se shqiptarët u integruan pa kushtëzime, ndaj, në vazhdimësi ruanin me kujdes kujtimet e së kaluarës, prejardhjen, traditat dhe gjuhën e tyre, vlera këto që i kultivuan brez pas brezi me pasionin më të fuqishëm dhe dashurinë më të zjarrtë deri në ditët tona. Si rezultat, gjejmë se deri vonë edhe martesat i bënin vetëm brenda komunitetit të vet në mënyrë që sa më shumë dhe sa më gjatë t’i ruajnë traditat dhe gjuhën amtare. Ç’është e vërteta, përveç këtij integrimi dhe vet-krenarie, që nga shpërngulja, ata fituan një simpati dhe respekt të veçantë nga vendasit për shkak të angazhimit dhe sjelljeve të tyre korrekte, andaj sot e kësaj dite e gjejmë mbiemrin apo epitetin ‘Arnaut’ të çmuar dhe me autoritet anekënd Sirisë. Ky respekt dhe autoritet arriti kulmin kur nga gjiri i këtyre shqiptarëve muhaxhir-të përndjekur dhe nga bijtë e tyre dolën kolosë të shkencave islame dhe dijetarë me renome botërore si Abdulkadër (Kadri) Arnauti nga Vrella e Pejës, Nasirudin Albani, Shuajb Arnauti dhe Vehbi Sulejman Gavoçi që të tre këta të fundit me origjinë nga Shkodra. Këta kolosë me librat dhe punimet e tyre shkencore pasuruan edhe më shumë literaturën Islame dhe u mirë njohën anekënd botës islame.  


Nga ana tjetër, paradoksi bashkëkohorë qëndron në atë se ”mbrojtja e të drejtave dhe lirive të njeriut” trumbetohet në çdo medium e çdo vend, nga instancat më ulëta e deri te ato më të lartat.Megjithatë ironia arrin kulmin kur e tërë ajo që po ndodhë sot filmohet, dokumentohet dhe plasohet në rrjetet sociale ku secili ka mundësi të ketë qasje për tu informuar apo edhe për verifikim, mirëpo tërë ky tmerr duket sikur ka rënë në veshët e shurdhër të botës ‘demokratike’ e cila pomjafton me frazaboshe denoncuesepër mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut, e në veçanti mbrojtjen e lirisë për jetë, pa ndërmarrë asgjë konkrete në atë drejtim. Ky terror i sistemuar dhe gjenocid i organizuar që po ushtrohet mbi civilët e Sirisë, për të vetmin ‘mëkat’ se po kërkojnë të jenë të lirë dhe të dinjitetshëm, gjeti përafërsisht edhe mbi 15 mijë shqiptarë në mesin e të revoltuarve kundër diktaturës se diktatorit dhe birit të diktatorit Beshar El Esed. Diktator prej të cilit, tash e 17 muaj, po vuan guri dhe druri pasi që ai dhe regjimi i tij nuk njohin shenjtëri as për njeri, as për fëmijë e as për xhami. Dhe s’do shumë mend se një pjesë e madhe e këtyre shqiptarëve u aktivizuan në protestat mbarëpopullore duke iu bashkëngjitur bashkëvendësve sirian në kërkesat e tyre elementare për liri, e jetë me dinjitet, të drejtakëto që ky regjim totalitar i kishte sanksionuar tash e 4 dekada.  


Se këndejmi, përmes medieve tona vizuale dhe të shkruara më në fund dëgjuam për viktimat e para nga radhët e shqiptarëve, pra Munir dhe Behlul Arnauti. Po them me në fund, sepse ç’është e vërteta, fatkeqësisht, këta nuk ishin viktimat e para shqiptare ngase muaj më parë patëm një inxhinier shqiptar të vrarë në Hums dhe dy të tjerë në qytetin Hama, për të cilët e lusim Allahun fuqiplotë ti gradoj me gradën e shehidit dhe familjeve të tyre t’ua shtojë durimin kurse bashkëvendësve të tyre t’ua qetësoj zemrat e shpirtrat me fitore dhe çlirim sa më të shpejtë.  


Prandaj nuk do shumë koment se gjendja e vëllezërve tanë atje është e mjerueshme dhe e tërë ajo që po plasohet në mediet e ndryshme është vetëm një pjesë e vockël e një realitetit të hidhur. Le të mos harrojmë faktin se në tërë atë llahtari kemi së paku 15 mijë shqiptarë të cilët për asnjë moment nuk harruan rrënjët e tyre dhe nuk ndaluan së ëndërruari për atdheun e të parëve të tyre, të cilin aq shumë e duan.  


Mu për këtë, secili mund ta pyes veten: a thua vallë çfarë mund të ndërmarrim ne si shoqëri që tu dalim krahë vëllezërve tanë në Siri? S’ka dyshim se në rrafshin individual mundësitë janë më të kufizuara dhe lidhën më shumë me aspektin moral sesa atë material, andaj në radhë të parë kërkohet që të jemi emocionalisht me ta dhe me ndjenja të përjetojmë sado pak gjendjen e tyre. E në radhë të dytë të lusim Allahun fuqiplotë, Zotin e qiejve dhe të tokës, që sa më parë, sa më lehtë dhe me koston më të ultë tua mundësoj atyre ta shohin dritën e lirisë së shtrenjtë dhe ti bëjë ata të triumfojnë kundër atij mizori e gjakpirësi të paparë.  


Kjo sa i përket rrafshit individual, ndërsa kur dalim në rrafshin publik, qeveritar e shtetëror s’ka dyshim se mundësitë janë shumë më të mëdha por edhe përgjegjësia është më e madhe. Në të njëjtën kohë jemi të vetëdijshëm se shteti ynë i ri ‘shtalb’ akoma nuk e ka komoditetin e fushëveprimit dhe qasjes së mirëfilltë në arenën ndërkombëtare, mirëpo kjo nuk i shkarkon burrështetasit kosovar e aq më pak ata të shtetit shqiptar nga përgjegjësia, së paku, morale që kanë në drejtim të gjithë atyre shqiptarëve tanë për të cilët unë jam më se i bindur se zemrat e tyre ende rrahin shqip. Më e rëndësishmja është të ekzistojë vullneti, e pastaj rrugët, metodat dhe mënyrat gjenden lehtë, qoftë duke u dal në ndihmë përmes organizatave ndërkombëtare përkatëse apo edhe përmes shteteve aleate dhe mike që kemi, e për fat të mirë shumë nga këto shtet janë pjesëtare të grupit diplomatik ndërkombëtar ‘Miqtë e Sirisë’ (Friends of Syria). A nuk është turp për të dy qeveritë tona të mos kenë strehuar gjerë më sot madje qoftë edhe një familje të vetme shqiptare nga kjo vatër e krizës!!?  


Në përmbyllje, përmes këtij artikulli kisha për qëllim të vë në spikamë gjendjen alarmante të vëllezërve tanë shqiptarë në Siri duke u bërë apel të gjitha medieve elektronike dhe të shkruara që të hedhin sa më shumë dritë mbi gjendjen dhe vuajtjet e tyre të përditshme, ashtu që sa më shumë të trokasim ndërgjegjen e gjithë atyre që në një formë apo tjetër mund të kontribuojnë për ndalimin apo edhe zbutjen e kësaj tragjedie njerëzore.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Islami: Me fitoren e Donld Trumpit në Amerikë, Opozitës në Shqipëri i duket se iu afrua Shtëpia e Bardhë

Ka një gëzim të ekzaltuar dhe të pritur në opozitën shqiptare lidhur me rikthimin e …