Vetëvendosje kërkon qasje në ARBK për licencimin e laboratorëve privat për testime për virusin korona

Vetëvendosje kërkon që në ekipin negociator të Kosovës të ketë edhe përfaqësues të Kosovës Lindore

Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar që në ekipin negociator të Kosovës në bisedimet me Serbinë të ketë edhe përfaqësues të Luginës së Preshevës. Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu në një konference për media ka kërkuar që ekipi negociator të ketë edhe një përfaqësues të Kosovës Lindore. Aliu ka thënë se është i pakuptimit fakti që presidenti Hashim Thaçi e përmend Luginën, mirëpo në ekipin negociator nuk ka përfaqësues nga kjo pjesë. “Në draft dokumentin e Qeverisë së Kosovës për dialog me Serbinë nuk figuron fjala reciprocitet. Ekipi negociator që do udhëtoj nesër në Bruksel po shkojnë vetëm që të vazhdojnë ketë proces që nuk i solli asgjë të mirë Kosovës. Si është e mundur që pikërisht në këtë delegacion ku ka përfaqësues të partive aq të vogla të mos ketë edhe përfaqësues të Luginës”, tha Aliu, duke shtuar se, nuk mjafton vetëm përfshirja e temës se Luginës por duhet të ketë edhe përfaqësues të kësaj pjese. Aliu vlerëson se ekipi negociator për bisedime me Serbinë është i mangët dhe po shkon në bisedime pa një platformë të qartë.

Kontrolloni gjithashtu

Pleurat Sejdiu: Për katër pesë vjet rreth mbi 550 ekipe mjekësore janë larguar prej Kosovës

Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …