RRUGËT NË MBARË VENDIN TË KALUESHME, MINISTRIA E INFRASTRUKTURËS E GATSHME TI PËRGJIGJET ÇDO SITUATE

Gjatë ditës së diele të gjitha rrugët në vend kanë qenë të kalueshme, me pak vështirësi në zonat malore të vendit, si pasojë e reshjeve më të dendura në këto zona. Ministria e Infrastrukturës u bënë thirrje të gjithë qytetarëve të vendit që të kenë kujdes, pasi që gjatë natës temperaturat do të shënojnë rënie të theksuar dhe kjo paraqet mundësi për ngrica nëpër rrugët e vendit. Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka ngritur në nivel gatishmërie tërë mekanizmat dhe kompanitë e kontraktuara nga ministria, në mënyrë që t’i përgjigjen me kohë dhe në mënyrë adekuate çdo situate që të kemi rrugë të kalueshme dhe të sigurta për qytetarët. Luten të gjithë ngasësit që t’u përshtaten kushteve të rrugës dhe të jenë të pajisur me pajisje dimërore konform ligjit në fuqi.

Kontrolloni gjithashtu

Homazhe në nderim të heroit të kombit Salih Çekaj në Deçan dhe heroit Shefqet Mustafaj në Gllogjan

Kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj përmes një postimi në facebook, ka njoftuar …