Deputeti i Serbisë, Milovan Dreçun thotë se krijimi i Shqipërisë së Madhe është një proces i pakthyeshëm

Deputeti i Serbisë, Milovan Dreçun thotë se krijimi i Shqipërisë së Madhe është një proces i pakthyeshëm

Kryetari i të ashtuquajturit, komision parlamentar i Serbisë për Kosovën, Milovan Dreçun thotë se krijimi i Shqipërisë së Madhe është një proces i pakthyeshëm. Sipas tij, kjo do të ndodhë në një formë ose në një tjetër. “Ky është një vlerësim realist gjeopolitik, në interes të vendeve perëndimore, që nuk e kundërshtojnë krijimin e Shqipërisë së Madhe”, thotë ligjvënësi serb nga radhët e partisë qeverisëse. Drecun deklaroi se çdo gjë që ndërmerr Shqipëria, bëhet për të marrë territorin e Serbisë, teksa e cilësoi krijimin e Shqipërisë së Madhe një akt jocivil dhe destabilizues. Ligjvënësi serb gjithashtu thotë se Serbia duhet të mbështetet te Rusia, kur bëhet fjalë për trajtimin e çështjes së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Mesazhi i Pashkëve Katolike: Nuk duam vetëvrasjen e kombit

Besimtarët e krishterë po urohen nga autoritetet më të larta për Festën e Pashkëve

Autoritetet më të larta të vendit, kanë uruar besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve. …