Begaj priti në takim komandantin e forcave italiane të KFOR-it

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka pritur në një takim me karakter njoftues, komandantin e forcave italiane të KFOR-it, kolonelin Gianfranco DI MARCO. Kryetari Begaj dhe koloneli Di Marco, u zotuan për vazhdimin e bashkëpunimit të ndërsjellë mes Komunës së Malishevës dhe KFOR-it italian. Kryetari Begaj, e ka njoftuar kolonelin italian, me situatën e përgjithshme në Komunën e Malishevës, zhvillimet e deritanishme dhe resurset që ka Malisheva, për zhvillim ekonomik, përderisa e ka falënderuar KFOR-in italian, për bashkëpunimin e deritanishëm. Nga ana tjetër, ushtaraku italian, tha se “do të vazhdojnë bashkëpunimin me komunat në zonën e tyre të përgjegjësisë, dhe derisa të jenë këtu në misionin e tyre, do të vazhdojnë të përkrahin komunat në projekte të ndryshme”. Kryetari Begaj dhe koloneli Di Marco, u zotuan për vazhdimin e bashkëpunimit mes komunës së Malishevës dhe KFOR-it.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …