leoni

Një pjesë e studentëve në disa fakultete në Tiranë dhe rrethe u janë kthyer auditorëve

Një pjesë e studentëve në disa fakultete në Tiranë dhe rrethe u janë kthyer auditorëve

 Një pjesë e studentëve në disa fakultete në Tiranë dhe rrethe u janë kthyer auditoreve, ndërkohë që grupe studentësh kanë zgjedhur të “protestojnë” duke bojkotuar mësimin nëpër auditore,  raporton Ora News. Duket se i ftohti, afrimi i sezonit të provimeve, dhe përfshirja e opozitës kanë qenë vendimtarë në zbehjen e vrullit të tyre pas festave. Oborri i Kryeministrisë është bosh, aktualisht aty ndodhen me shume gazetarë se studentë.

Studentët e Arkitekturës do të kenë një takim me pedagogët për t’i kërkuar dekanit garanci që nuk do të penalizohet asnjë nga studentët që protestojnë.

Raportohet se në Fakultetin e Juridikut studentët janë futur në mësim.

Kurse studentët tek Ekonomiku po zhvillojnë mbledhje për vijimin e protestës. Disa studentë kanë kërkuar të futen në mësim, por nuk janë lejuar.

Edhe studentët e Politeknikut kanë zhvilluar një orë mësimi këtë të martë dhe më tej janë shpërndarë, pasi nuk ka pasur pjesëmarrje të madhe të tyre.

Nuk dihet nëse do të vijojë të bëhet mësim apo studentët do të mblidhen për të protestuar.

Edhe në Universitetin Bujqësor të Tiranës raportohet se ka nisur mësimi në disa klasa me pak studentë. Të hënën vetë studentët thanë se do të protestojnë edhe të martën për plotësimin e kërkesave të tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …