leoni

Ish-luftëtarët e UÇPMB-së nga Zona e Karadakut, kërkojnë me të drejtë statusin e veteranit

Ish-luftëtarët e UÇPMB-së nga Zona e Karadakut, kërkojnë me të drejtë statusin e veteranit

Ish-luftëtarët e UÇPMB-së nga Zona e Karadakut, gjatë ditës së sotme, janë nisur nga Gjilani për të protestuar para objektit të Qeverisë së Kosovës, me kërkesën që të marrin statusin e veteranit. Abdurrahman Nazifi, ish-shef operativ në zonën e Çarrit, kërkoi mbrojtjen me ligj të statusit të veteranit. Ai bashkë me disa ish-bashkëluftëtarë tha se kanë pasur një takim me këshilltarin e kryeministrit Ramush Haradinaj, ku kanë paraqitur kërkesën e tyre. “Ne kërkuam nga këshilltari i kryeministrit që ta bëjë një ftesë për komandantin tonë Shefqet Musliu që ka qenë komandant i përgjithshëm i UÇPMB-së dhe të gjithë stafit komandues, dhe këshillit politik, ata anëtarë që sot janë gjallë. Na dha premtimin që së shpejti do të tentojë ta bëjë takimin dhe sqarimin se si do të behet statusi i këtyre luftëtarëve. Nga kjo luftë në Kosovën Lindore janë mbi 20 dëshmorë”, tha ai, raporton Kosovapress.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …