Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka përshëndetur idenë e kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi, për të shpallur vitin 2019 si vitin e NATO-s, në kuadër të 20-vjetorit të ndërhyrjes historike të Aleancës në Kosovë. Rama përmes një shkrimi ka thënë se ky vit përkon dhe me 10-vjetorin e hyrjes së Shqipërisë në këtë organizatë. “E përshëndes idenë e goditur të Hashim Thaçit për shpalljen e Vitit të NATO-s 20 vjet pas ndërhyrjes historike të Aleancës në Kosovë. Ky vit përkon me 10 vjetorin e Shqipërisë në NATO. Le ta bëjmë ditën e kufirit ‘Shengen’ në Morinë një moment kulmor të këtij Viti të NATO-s”, ka shkruar Rama.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …