Qerim Rexha: Në përkujtim të qëndresës së dëshmorit të kombit, Xhemail Blakaj, në përvjetorin e njëzetë e gjashtë të vrasjes së tij në Burgun e Qarkut në Pejë

Sot jemi tubuar këtu për të përkujtuar dhe nderuar Xhemajl Blakajn, dëshmorin e Pranverës së Madhe të Lirisë në 26 vjetorin e vrasjes në Burgun e Qarkut në Pejë. Ky përvjetor  ka një kuptim shumëfish më të


madh, sot kur gjithë populli shqiptar  me mendje dhe zemër presin festimin e 100 vjetorit të Pavarësisë të Shqipërisë londineze. Këta dy përvjetorë ,në këtë muaj nëntor,e plotësojnë më mirë njëri-tjetrin, edhe më shumë data dhe përvjetorë të tjerë,në rrugëtimin tonë të pandalshëm drejt shtigjeve të reja,drejt synimeve dhe aspiratave të përbashkëta kombëtare.


 


Vitet e 80-ta në Kosovë shënojnë  shpërthimin më sublim të ndërgjegjësimit të popullit shqiptar në shtrimin e kërkesave gjithë popullore për Kosovën Republikë deri në shkëputje dhe bashkim kombëtar. Në ballë të këtyre kërkesave si zakonisht ishte vënë pjesa më e ndërgjegjshme e kombit, rinia studentore, të rinjtë shkollarë të mbështetur nga inteligjenca atdhetare e kombit. Populli shqiptar në Kosovë dhe vise tjera  shqiptare nën pushtimin serbo-jugosllav , ishin përcaktuar definitivisht  përmes artikulimit të kërkesës deri në shkëputje me parullat„Kushtetutë,ja me hatër ja me luftë.“dhe „Jemi shqiptar nuk jemi jugosllav“që ishte bërthama kapitale e të gjitha kërkesave tjera pasuese. Të shumta janë familjet,të shumtë janë bijtë dhe bijat e këtij trualli të cilët u rreshtuan në varganin e gjatë të kësaj Dasme të Madhe,të shumta janë ato familje shqiptare mbi të cilat ra me forcë çekani i pushtuesit serbosllav, përmes diferencimit ideo –politik ,të shumtë janë bijtë dhe bijat e kësaj toke që u arrestuan,u burgosën, u torturuan, u plagosën,  u vranë për të hequr nga shpina peshën e robërisë shekullore pansllaviste, për të qenë   zot vet në shtëpinë tonë,për të përcaktuar vet


fatin e orientimit kombëtar. Të shumta janë familjet në Kosovë që fatin e familjeve të tyre i martirizuan që Kosova të frymoj e lirë dhe sovrane në këtë nën qiell. Ndër këto familje,padyshim një vend të merituar zë edhe familja e dëshmorit Xhemajl Blakaj.


        


Familja e Smajl Blakajt nga fshati Tedel i Burimit(ish-Vrella),është ndër ato familje që në kohëra të vështira ruajti  të ndezur në vatër, flakën e atdhedashurisë duke e përcjellë  atë nga një brez në tjetrin, duke luftuar me pushkë dhe penë për lirinë dhe trojet stërgjyshore, fillimisht kundër hordhive turke e më vonë edhe atyre serbo-malazeze. Mbi fatin e kësaj familje në kohëra të ndryshme ranë  pa mëshirë rrebeshet e sulmeve barbare duke e djegur,vrarë,internuar, persekutuar e izoluar politikisht. Me gjithë këtë, anëtarët e kësaj familje, asnjëherë nuk e humbën busullën e orientimit kombëtar. Ajo nuk u mposht as nuk u gjunjëzua  para dallgëve dhe shtrëngatave jo të pakta të shovinizmit serbomadh.


Smajl  Mahmuti, njëri ndër pinjollët e pakët të kësaj familje, kishte pasur fatin tu shpëtojë  kurthit   dhe komploteve të organizuara nga armiqtë. Ai këtë nuk e kishte bërë as duke u përulur as duke u nënshtruar, përkundrazi duke qëndruar përherë ve rtikalisht,  sy për sy dhe dhëmbë për dhëmbë me armikun.


Në angazhimet jo të pakta të familjes, Smajli kishte arritur të brumos të djemtë e tij, Halili, Muharremi dhe


Xhemaili, burrërinë e parakohshme, dashurinë për njerëzit, tokën, arsimin dhe mbi të gjitha atdheun. Sa e sa herë përsëriste para të rinjve fjalët „Për të qenë atdhetar i devotshëm përveç se trim dhe i vendosur nevojitet edhe arsimimi dhe vigjilenca duke marr parasysh sa hileqarë dhe të pabesë i kemi armiqtë  që duhet t’u dalim përballë në të ardhmen“.-thoshte ai.


 


Në frymën e këtyre idealeve  u edukua Xhemail Blakaj, duke pasur si model  frymëzimi,patriotet si Hasan Prishtina, Isa Boletini, Luigj Guraku qi, Avni Rrustemi, Fazli Grajçevci, Jusuf Gërvalla  dhe qindra patriotë


të tjerë dhe pse jo babë Smajlin, vëllezerit:  Halilin dhe Muharremin, të cilët me kohë ishin vënë në shënjestrën e UDB-së. Duhet theksuar me këtë rast së Muharremi ,ndonëse në moshë ende të re ,që me 1979 ishte dënuar për veprimtari ilegale së bashku me një grup ilegal që drejtohej nga Jusuf Gërvalla. Fëmijëria


e Xhemailit nuk gjasonte me fëmijërinë e pa brenga të moshatarëve të tij. Një pjesë te  mirë të kohës ai e kalonte në shkollë, në punë të shtëpisë, ndërsa kohën tjetër  pranë babait të tij, në odën e burrave, duke dëgjuar ngjarje nga historitë dhe heroizmat e të parëve, histori    trimave dhe trimëreshave shqiptare. Në këtë odë,ai kishte dëgjuar me vëmendje biseda që bëheshin në mes babës së tij dhe veprimtarëve Idriz Daka, Malush Ramë Maraj,  I mer Sadik Dreshaj, Sylë Halil Dreshaj  dhe burrave e veprimtarëve tjerë për fatin  e


atdheut. Aty kishte dëgjuar për herë të parë për Kongreset dhe Konferencat antishqiptare të Berlinit, Versajës, Londrës,  të cilat tokat shqiptare i kishin shndërruar në  plaçkë tregu për kusuri në favor të shteteve shoviniste fqinje. Me këto ide u edukua dhe u brumos qysh si fëmijë,me ndjenjën për të bërë diçka si burrat e Motit të Madh.


 


Demonstratat e Pranverës së Madhe të vitit 1981 e gjejnë Xhemailin të burrëruar.  Ai tashmë ishte në rrjedha të sigurta të veprimtarisë ilegale dhe legale që ishte bërë pjesë e organizuar e forcave më të ndërgjegjshme kombëtare gjithandej Kosovës, i vetëdijshëm gjithashtu  së nëpër çfarë rrebeshesh dhe furtunash do të kalonte populli ynë, për të arritur te aspirata shekullore e brezave për liri dhe bashkim kombëtar. Shpërthimi i demonstratave të prillit të vitit 1981 në Prishtinë e më vonë pothuajse në të gjitha qendrat komunale të Kosovës nuk ishte rastësi. Ky shpërthim kishte ndodhur si  akumulim i vazhdueshëm i gjithë atyre padrejtësive antishqiptare,i gjithë atij terrori të pashembullt që po ushtrohej mbi shqiptarët që jetonin në trojet e tyre stërgjyshore nga regjimi kolonialist serbo jugosllav. Me demonstratat e vitit 1981 u hodh hapi i madh i fitores politike, por ky hap duhej përcjellë  më hapa të tjerë të konsolidimit të veprimtarisë nga veprimtarët e devotshëm dhe grupet ilegale. Këto kushte dhe rrethana Xhemajlin e gjejnë në shërbim ushtarak në Shtip të Maqedonisë ku kaloi  nëpër sprova të rënda në hetuesinë  ushtarake ,të cilat kishin në dispozicion të dhënat që ishin përcjellë nga  shërbimi i seksionit  ushtarak në Istog  për qëndrimet ideo- politike te familjes së Xhemailit për këto ngjarje .Pas kthimit nga shërbimi ushtarak në vendlindje, Xhemajl


Blakaj do të bëhet  njëri ndër veprimtarët e shquar të kësaj treve,i cili do të gërshetoj fuqishëm veprimtarinë ilegale me atë legale. Ai  do të vihet në kërkim të shokëve të idealit për të zgjeruar dhe forcuar strukturat  vepruese kundër hegjemonisë serbo –sllave dhe sistemit ushtarako-policor jugosllav. Në këto rrethana, dita nuk i ngjante ditës ashtu sikur nata nuk i ngjante natës. Kosova ishte shndërruar në poligon  ushtarak dhe policor. Kosova po përjetonte ditët më të errëta dhe me te vështira të gjendjes së jashtëzakonshme.


Arrestimet,burgosjet,dënimet drakoniane,rrahjet vrasjet ishin bërë  përditshmëri e kohës. Toka e Kosovës po shkelej më shumë së kurrë nga zingjirët e tankeve të ushtrisë jugosllave,ndërsa qielli  qahej nga aeroplanët ushtarakë për të shuar çdo shpresë të rilindur për Kosovën Republikë. Në këto rrethana, Xhemajlin do ta gjejmë përherë në lëvizje sa në vendlindje sa në Gjakovë ku ishte student   në SHLP „Bajram Curri“, sa në Deçan e sa në Klinë..Edhe në Gjakovë si në vendlindjen e tij,si kudo në Kosovë vazhdonte gjendja


e rëndë e diskriminimit, represionit, burgosjeve masive  te rinisë, diferencimit ideo- politik  si në mesin e studentëve ashtu e dhe të profesorëve. Xhemaili sypatrembur edhe këtu do të radhitej në ballë të proceseve


,përkrah vëllezërve dhe motrave studentë,të cilët përpiqeshin të mbanin gjallë frymën e organizimit  ilegal, të


Propagandës dhe demonstratave aq të nevojshme për kohën.


 


Veprimtaria e Xhemailit sa vinte e rritej duke shtuar shokë të idealit,duke shkëmbyer literaturë ilegale, trakte, pamflete,në shkrimin e parullave në konspiracionin më të thellë. Krahas veprimtarisë atdhetare të Xhemailit, rritej edhe veprimtaria e rrjetit të spiunazhit nga spiunë dhe bashkëpunëtorë të UDB-së,nga strukturat e LSPP, atyre të LKJ-së të cilët e gjurmonin hap pas hapi .Këta  bashkëpunëtorë kishin arritur në përfundim së Xhemaili ishte person shumë i rrezikshëm dhe duhej eliminuar nga veprimtaria e nëndheshme kundër sistemit kushtetues të Jugosllavisë. Dhe kështu, në mëngjesin e 3 nëntorit të vitit 1986 forca të shumta të policisë, të armatosura deri në dhëmbë, të komanduara nga udbashë serbë  e  shqipfolës, rrethojnë dhe bastisin shtëpinë e Smajlit, babait të Xhemës duke demoluar  dhe përmbysur çdo gjë. Ata arrestojnë Xhemailin  dhe konfiskojnë një sasi materiali propagandues si: libra, broshura të botuara në Shqipëri, disa kaseta magnetofoni  me fjalime dhe këngë patriotike që i bënin jehonë Shqipërisë,Enver Hoxhës, Nak Berishës etj. Në të njëjtin hark kohor u arrestua edhe shoku më besnik dhe bashkëveprimtari më i devotshëm i tij Skënder Maraj. Gjykata për Kundërvajtje në Istog nga një gjykatës shqipfolës i dënoi me


60 ditë burg. Që të dy, Xhemaili dhe Skënderi u dërguan në Pejë për të vuajtur dënimin në Burgun e Qarkut. Kjo ishte koha e nevojshme që strukturat komanduese të UDB-së kërkonin të blinin, për të zbuluar rrjetin e veprimtarisë „të nacionalistëve dhe irredentistëve Shqiptarë” siç i quanin ata. Krahas arrestimit të Xhemailit dhe Skënderit, pasuan arrestimet edhe të shokëve të tjerë të tyre: Esat Dreshaj, student, Xhavit Beqiraj,


student, Ahmet Rexhaj, veprimtar i   ilegales, Muharrem Blakaj veprimtar i ilegales dhe i burgosur, Fadil


Bicaj,  Sadri Idrizaj dhe Musa Beqiraj.


 


Bishat vrastare do të suleshin mbi këta të rinj si lukuni ujqërish të pangopur,duke përdorur  mjete dhe metodat më monstruoze për t’i thyer, për t’i gjunjëzuar dhe për t’i poshtëruar para shokëve të idealit,familjeve dhe bashkëkombësve të tyre. Për Xhemailin nuk ishte hera e parë që ballafaqohej me strukturat e UDB-së  dhe policinë. Ai tashmë ishte kalitur shpirtërisht dhe fizikisht për t’i përballuar gjithë ato situata që mund t’i ndodhnin në rrugëtimin e tij kombëtar. Ai  ishte treguar i gatshëm që shovinistëve serbo-malazezë dhe langojve të tyre shqipfolës   t’u tregojç, së kjo tokë ka liridashës që dinë të qëndrojnë edhe atëherë kur janë të prangosur edhe atëherë kur janë të burgosur,së kjo tokë di t’u tregojë pushtuesve serbosllav dhe veglave të tyre, më në fund, edhe si vdiset për idealin e lirisë,  si vdiset për kauzën e atdheut. Këtë ai e thoshte dhe e përsëriste sa e sa herë në mes shokësh „së e ardhmja e gjysmës së kombit tonë të pushtuar nga hegjemonizmi serbosllav duhet mbështetur në unitet të fuqishëm të forcave


atdhetare, për t’u shkallëzuar më vonë në faza të konsolidimit politik dhe ushtarak, deri të lufta e armatosur për çlirim. “Duke mos mundur ta thyejnë shpirtërisht as moralisht në rrugën e lirisë,pas shumë e shumë toturave që iu bënë Xhemailin e vranë natën e 9 nëntorit të vitit 1986 në zyrat e hetuesisë të  UDB-së.


 


Dita e 10 nëntorit ishte mandata e zezë që mori familja,për vdekjen e Xhemailit në Burgun e Pejës. Lajmi i vdekjes së Xhemailit përshkoi si vetëtimë nëpër familjet shqiptare. Nënë Kada, nëna e Xhemailit, si kurrë më parë përbiu lotin e hidhur të dhembjës për djalin e vrarë,por nuk ofshau. Babë Smajlit iu shtua edhe një rrudhë më shumë në ballin e dallgëzuar duke hedhur shikimin kah dielli i lirisë, ndërsa shokët e idealit shtrënguan grushtet e urrejtjes për tu bashkuar edhe më shumë  në betejat dhe rrugëtimin e pandalshëm drejt lirisë. Edhe këtë herë makineria vrastare e UDB-së së bashku me strukturat politike të LKJ-së dhe LSPP-së u përpoqën të mbulojnë gjurmët e krimit duke deklaruar se ai kishte bërë vetëvrasje. Por, mjaftoje të shikoje trupin e Xhemailit, të torturuar deri në sakatosje, për të kuptuar të vërtetën e trishtuar, Strukturat vasale  dhe puthadore të regjimit serb edhe ketë herë po përpiqeshin të luanin lojën e djallit. Ato kishin marrë të gjitha masat për të penguar pjesëmarrjen e njerëzve në varrimin e tij. Çdo gjë ishte vënë nën


kontrollin më të rreptë të sigurimit, policisë dhe shërbëtoreve të tyre. Një kamerë tinëzisht fotografonte ata që kishin ardhur për t’ ia dhënë lamtumirën e fundit.


Xhemaili ra në fushën e nderit, ashtu sikur bien dëshmorët e kombit, duke qenë i vetëdijshëm për aktin e flijimit sublim. Ai me një krenari të ligjshme po i shtohej krushqve të lirisë,bijve më të mirë të popullit tonë si: Fazli Grajçevci, Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka, Bardhosh Gërvalla, Rexhep Mala, Nuhi Berisha, Zija Shemsiu e shumë të tjerë. Jehona e vrasjes së Xhemailit preku deri në palcë rininë atdhetare të kohës, e cila u betua mbi varrin dhe veprën e tij jetësore, për ta kurorëzuar idealin e lirisë deri në fitore. Rrugën e aspiratave kombëtare dhe idealit të lirisë,që e kishte për zemër, e  vazhduan shokët e tij. Në rrugëtimin për lirinë e Kosovës, më vonë  mbi altarin e lirisë do të bien heroikisht në fushën e nderit,  si ushtarë të UCK-së, Skënder Maraj dhe Feriz Blakaj. Ndërsa edhe sot shokët e gjallë të Xhemailit, bëjnë përpjekje për të sendërtuar vizionin e tij për lirinë, për aspiratën  e madhe dhe të patjetërsueshme të bashkimit të shqiptarëve në një shtet, me emrin Shqipëri.


Lavdi e përjetshme i qoftë veprës atdhetare të patriotit,  Xhemail Blakaj.


 


Cerrcë


9.11.2012                                                                        

Kontrolloni gjithashtu

Dilaver Goxhaj: RKL dhe Kosovapress ishin dhe mbeten Ylli Polar për Luftën Çlirimtare në Kosovë

Dilaver Goxhaj: PËRFUNDIME TË DALA PREJ ANALIZAVE KRITIKE NDAJ LIBRIT “Dosja Amerikane për Shqipërinë Koministe”, me autorë  Bejtullah Destani dhe Visar Zhiti

Bazuar në faktet dhe analizën e luftës 10-vjeçare,  Dhjetor 1944- Dhjetor 1953, midis Forcave të …