Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka pranuar letër nga kryetari i SHBA-ve, Donald Trump. Siç ka bërë të ditur Haradinaj ai tutje ka shkruar se Kosova aspiron ndërtimin e ardhmërisë së saj mbi themelet dhe vlerat që përfaqësojnë shteti dhe kombi amerikan. “Nder për mua dhe Anitën të pranojmë urim për festat e fundvitit nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, Zonjës së Parë Melanie dhe të birit Barron. Në frymën e miqësisë së përhershme, Kosova aspiron ndërtimin e ardhmërisë së saj mbi themelet dhe vlerat, që përfaqësojnë shteti dhe kombi i madh amerikan. Bekuar qofshin dy popujt tanë!”, ka shkruar ai.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …