Lëvizja Vetëvendosje ka akuzuar kryekuvendarin, Kadri Veseli lidhur me bllokimin e raportit të Qeverisë për dialogun me Serbinë

Lëvizja Vetëvendosje ka akuzuar kryekuvendarin, Kadri Veseli lidhur me bllokimin e raportit të Qeverisë për dialogun me Serbinë

Lëvizja Vetëvendosje ka bërë me dije se edhe pas gjashtë muajsh nga ardhja në Kuvend e Raportit i Qeverisë së Kosovës mbi arritjet dhe sfidat në zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit, ky raport nuk është futur në agjendë parlamentare për diskutim. Për këtë bllokadë, Vetëvendosje e ka fajësuar kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli.

“Gjashtë muaj u bënë sot prej kur Raporti i Qeverisë së Kosovës mbi arritjet dhe sfidat në zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit arriti në kutitë e deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Ishte data 9 korrik 2018 ajo ditë kur raporti qeveritar me 41 faqe mbi 33 marrëveshjet e dialogut me Serbinë përgjatë viteve 2011-2017 iu dorëzua përfaqësuesve të popullit. Mirëpo, plot gjysmë viti më vonë, edhe sot e kësaj dite, ky raport ngelet i bllokuar. Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, nuk e fut në agjendë parlamentare dhe nuk e sjell në seancë plenare për shqyrtim siç bëhet zakonisht me raportet e Qeverisë. Kjo është e qëllimshme. Dhe, qëllimi nuk është i mirë. Përkundrazi”, është thënë në reagimin e Vetëvendosjes.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …