Të gjitha rrugët e komunës së Deçanit janë të kalueshme

Reshjet e borës në Kosovë kanë bërë që të vështirësohet qarkullimi nëpër disa rrugë magjistrale dhe rajonale të vendit tonë. Në komunën e Deçanit të gjitha rrugët janë të kalueshme, këtë e bëri të ditur Drejtori për Shërbime Publike Mbrojtje dhe Shpëtim Izet Zenuni. Zenuni tregon se që nga orët e hershëm të mëngjesit kompania e kontraktuar për mirëmbajtje të rrugëve në komunën e Deçanit ,,Lika Trade,, është duke bërë largimin e borës në të gjitha rrugët kryesorë, ndërsa është dukë punuar që të largoi dëborën edhe nëpër rrugët e fshatrave sidomos në regjionin e Vokshit atje ku ka reshje më të mëdha të borës. Ne orët e pasdites do të behët largimi i borës neper fshatra në rrugët kryesore dhe dytësore po ashtu do të hedhet edhe sasi e kripës aty ku është e nevojshme. Qarkullimi i automjeteve është normal përkundër vështirësive të vogla por në këtë rast luten qytetarët që të mos dalin në rrugë pa pajisje dimërore. Brenda kësaj ditë nuk ka pas asnjë aksident në komunikacion.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …