leoni

Besim Ademi

Msc Besim Ademi: Çfarë po ndodhë me Trepçën?

Trepça fatkeqësisht edhe pas 20 vite pas lufte mbetët të quhet “ish gjigant” dhe promotor i zhvillimit të qytetit të Mitrovicës,Kosovës dhe ish Jugosllavisë dikur. Ajo dikur prodhonte në vitet 1945 e deri 1990 më një kapacitet mesatarë prodhues prej rreth 600.000 tonë në vit. Para luftës Trepça më kombinat numëronte rreth 22.000 punëtorë.

Në vitet e pasluftës ngritja më të lartë ka pasur në vitin 2014 ku ka arritur prodhim brenda tetë muajve afërsisht 128.000 tonë xehe. Ndërsa numri i punëtorëve është afërsisht 1450 gjithsej.

Trepça dikur ishte ndër minierat më gjigante në botë ajo sot është në buzë falimentimit. Për poena politike klasa jonë politike në vitin 2018 e quajti atë edhe si “viti i Trepçës” ,gjërsa në realitet viti 2018 e la me një shumë borxhesh ndaj kompanive dhe ndërmarrjeve tjera mbi 3.5 milion euro. Tani ku është arsyeja që përveç borxheve dhe prag-falimentimit të fillojnë dhe greva më precedentin për rritje pagash dhe benifite të tjera…

Dihet se në Kosovë papunësia është diku të 60%,ndërsa pagat në Trepçë variojnë nga 600 deri afër 2.000€.Le të pyesin punëtorët në sektorin privatë që marrin paga që variojnë nga 200-300€, se si janë kushtet e tyre të punës e që punojnë me orare të punës të tejzgjatura dhe rreziqe ku vetëm në vitin 2018 fatkeqësisht kanë humbur jetën 22 persona në vend pune dhe qindra të tjerë të lënduar,shumica prej tyre pa asnjë dëmshpërblim nga firmat dhe kompanitë punëdhënës.

Në të njëjtin institucione në sektorët publikë në këtë rast në Trepçë dikush më fuqi të mbinatyrshme mbanë 3-4 vende pune ku për secilin pozicion gëzon të ardhura të veçanta. Duke mos paragjykuar se a mund të jenë prapaskena të skenuara për grevën,mendojmë që këto greva nuk janë në kohë të duhur duke marrë parasysh proceset dhe vështirësitë që po kalon kjo minier më objekte përcjellëse.

Për ata që don rritje pagash dhe benifite të tjera le të mendojnë pak edhe për të tjerët,le të krahasojnë punën që bëjnë dhe punën e tjerëve që bëjnë dhe për ata që investojnë në fakultet,master dhe grada shkencore e që mbetën nën mëshirën e kohës! Në esencë hapat e mëdhenj duhët të merren nga shteti, specifikisht të mos formohen ekipe dhe komisione sa për interesa të tyre politike dhe të zhvatin paratë (djersën e popullit) e shtetit në këtë formë,por të formohen ekipe të veçanta profesionale për përpilimin e ligjit që ka të bëjë me Trepçë në mënyrë që tu hapet rrugë zhvillimit të mirëfilltë të Trepçës . Ne për momentin gjendemi në udhëkryq,shndërrimi në ndërmarrje publike më ligj të veçantë që nuk është shumë i qartë, e që pasurinë tia kthej shtetit në bashkë menaxhim dhe bashkëpunim me atë publiko-privatë. Ku pjesa e borxheve ti kthehet aksionerëve më kontratë tenderimi. Jemi në dijeni se problemi i Trepçës është trashëguar më dekada,ku pas kësaj kamufllazhe fshihet dikush që në mënyra të ndryshme dojn të përfitojnë kur vije momenti i shit-blerjes apo tenderimi të këtij gjigandi. Mendoje se kjo status kohë nuk mund të zgjasë pafundësisht,asetet e sektorit minerar të Kosovës tanimë janë në përfundim dhe harxhin nga të cilat që sa kohë Trepça më shitjen e tyre mbijeton.

Me fuqizimin e ligjit për Trepçën duhët të ju hapët perspektiva e investimeve në Trepçë në teknikë, makineri, elektrikë dhe sektorë të tjerë,sepse ato aktuale janë amortizuar në mas të madhe një pjes pak edhe për shkake të mos kujdesit dhe papërgjegjshëm se personelit punues. Rikonstrukturimi i fuqisë punëtore,trajnimi i profileve profesionale dhe punë-praktika e fuqisë punëtore të thjeshtë. Gjithashtu rifreskimi i fuqisë punëtore e cila më nuk është në gjendje të japë kontributin e tij në minierë duhet të ju japet pensioni dinjitoz që duhët përcaktuar sipas ligjit në fuqi për sektorin publikë. Shihet së me ardhjen e menaxhmentit të ri në krye të Trepçës se ka filluar të reflektojë vijushmeria dhe disiplina punës. Shpresojmë në një të ardhme jo të largët që ti kthehet nami i dikurshëm Trepçës dhe të degjenerojë vende të reja pune dhe zhvillim ekonomik për qytetin dhe shtetin tonë.

Kontrolloni gjithashtu

REAGIM PUBLIK NGA ROSCAP NDAJ INSTRUMENTALIZIMIT POLITIK TË TEMAVE QË NDËRLIDHEN ME CILËSINË E ARSIMIT DHE MIRËQENIEN E FËMIJËVE

Rrjeti i Organizatave të Shoqërisë Civile për Arsimin Parauniversitar (ROSCAP) shpreh shqetësimin dhe indinjatën më …