Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka takuar në Prishtinë, kryetarin e Preshevës, Shqiprim Arifi me të cilin kanë diskutuar për zhvillimet e fundit rreth dialogut Kosovë-Serbi. Hoxhaj e ka informuar Arifin rreth takimit të fundit të delegacionit shtetëror të Kosovës në Bruksel me Shefen për Politikë të Jashtme dhe Siguri të BE-së, Frederika Mogherini, si dhe cilat janë pritjet e Kosovës në këtë dialog. Një nga temat që do të jetë prioritet i Kosovës është adresimi i të drejtave të shqiptarëve që jetojnë në Kosovën Lindore duke kërkuar reciprocitet të plot me të drejtat e serbëve të Kosovës. Të dy janë pajtuar që të koordinohen na vazhdimësi lidhur me dinamikën, temat dhe diskutimet në dialogun Kosovë – Serbi.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …