Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Rexhep Selimi e ka përgëzuar kryetarin shqiptar Ilir Meta në lidhje me vendimin e tij për të mos dekretuar Gent Cakajn si ministër i Punëve të Jashtme dhe Integrim për Shqipëri. Sipas tij as kandidatja për ministre të Arsimit, Besa Shahini që ditë më parë u dekredua nuk është dashur të ndodh, pasi asnjëri nga këta nuk janë figurat e duhura për ta vazhduar traditën e Hasan Prishtinës. “E përgëzoj Presidentin shqiptar Ilir Meta për mos dekretimin e kandidatit për Ministër të Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë. Presidenti do të duhej ta refuzonte edhe të emëruarën për Ministre të Arsimit. Jo sepse ata janë nga Kosova, përkundrazi, por për arsyen se Kosova ka figura të shquara me dinjitet që do ta vazhdonin traditën e ministrave nga Kosova në Qeverinë shqiptare që nga Hasan Prishtina e këtej. Sikur nuk shkon; dikur Hasan Prishtina nga Kosova në Qeverinë e Shqipërisë e tash i dërguari i Batonit, apo edhe me keq! A nuk gjeti Rama person me të mirë së sa mbesën e spiunit te UDB-se Ibush Kllokoqit për Ministre të Arsimit? Sa mirë që nuk është me Rrahman Morina, se ku i dihet, ndoshta do t’iu kishte rekomanduar Ramës nga e njëjta dorë. Po t’i duheshin ministra nga Kosova, Kryeministri ka pasur ku të kërkojë. Ka Kosova patriotë e intelektualë të shquar e të respektuar; nga Prekazi Murat Jashari, për shembull!”, ka shkruar ai.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …