KBPZHR në Malishevë- Miratoi Planin e punës për vitin 2019

Në mbledhjen e I ( parë ) të rregull, të Komitetit për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në komunën e Malishevës, që u mbajt ditën e Enjte, dhe u drejtua nga Kryesuesi i Komitetit për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural Kastriot Berisha, punimet i zhvilloi me këtë: Rend të ditës

Miratimi i procesverbali nga mbledhja paraprake

Shqyrtimi dhe miratimi i planit të punës për vitin 2019.

Shqyrtimi dhe miratimi i Raportit të punës për vitin 2018.

Të ndryshme.

Anëtarët e KBPZHR-së, pas miratimit të procesverbalit nga mbledhja paraprake, debatuan, shqyrtuan dhe miratuan me ndryshim-plotësime Planin e punës për Komitetin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural për vitin 2019, duke kërkuar që ky viti të shënoi një bashkëpunim me drejtorinë e Bujqësisë. Ata, njëkohësisht shqyrtuan dhe miratuan edhe Raportin e punës për vitin 2018, ku sipas anëtarëve ishte një raport jo i frytshëm për nga zhvillimi i aktiviteteve bujqësore nga ky Komitet.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …