Shaban Shala

Albana Shaban Shala: Gjenerali

Kush u lind në ketë ditë maji

Trim mbi trima gjenerali

I buzëqeshur erdhi në jetë

Si për atdhe ai do me vdekë.

 

Të rriti Nëna me traditë

Për atdhe të ka skalitë

Tue  t’këndue këngë malësie

Ti mu bëfsh djalë trimërie.

 

Të rrit nëna për atdhe

Mi prifsh ushtrisë si Skënderbe.

Me flamur ta mbuloi ballin

Sillma lirinë si Ismail Qemaili.

 

U rrit trimi e u ba Burrë

Hapat e parë i ndërmur

Do atdheun më shliru

Në ilegale fillon më vepru.

 

Më shumë shok punojnë për Atdhe

Për më ba t’ bukurën fole,

Ku bijtë  e shqipes kanë lidhë bes

Ja liri ja kem më vdesë.

 

Një natë gëzimi për kët trim

Ku vallja e kënga ka fillu

Drenica trimin e ka fejue,

Drenicaku s’ don më festue

 

Në Drenicë kanga ndalët

Ska më festë për Shaban Shalen

Shokët më t’mir at natë ja vran,

Rexhepi e Nuhiu më gjysmë zëmre më kanç lan.

 

Një betim e bëri burri

Kurrë shokët si përkuli

Ball hapur do dal perballë

Hakun e juaj se la pa e mar.

 

Su ndal rruga e ktij trimi

Ilegalen e përfshiri

Në demonstrata e aksione

Për Kosovën duam fitore.

 

Me Fehmiun e bacën Adem

S’u dorzuan asnjëherëë

Nuk u ligshtën as në burg

Si feniksa u burrëruan.

 

Ne gjykatë, kur gjakataret i than

Do të vrasim e vend së të lamë

U ngrit në këmbë ai tue buzqësh

Skeni qfarë më beni o ju të mjerë.

 

Sorkadhja ime më ka lindë një djalë

Rrugën time kurrë s’ kam me ndalë.

Mos qofsha unë, do të jetoj Ai

Mos qofsha unë, Ai do ta gëzoj Lirinë.

 

Plot 6 vite në burg ka qendrue

Torturat çnjerëzore i ka mbijetu

U kthye në Kosovë mbas shumë vjet

Pushkën do ta marrim, s durohet  ma kjo jetë.

 

A të ka marrë malli për Ademin,

Shabanin e Hamzen që shpesh

Rrenjëz malit qëndronit

E për luften shumë bisedonit

Për Aksionet e para si ti fillonit.

E kur populli pyeti

Po bacës Adem,

Kush ja puthi plagët i pari,

E kush tjetër, pos Shaban Shala, gjenerali.

 

Plaga e më hershme

Në zemër ju zgjerua

Ra edhe një shok

Pavdekësisë ju shtua.

 

Po juniku, Babi çfarë të ngjanë

Për xhaxhin  tim që kishe shumë mallë

Kishe vite pa e parë, a nuk

Doje në Liri më u çmall.

 

Ti mu pergjigje,

Ai deshi ma shumë se unë liria më lulzu ,

Bashkë më shokët

Para tankut u flijue.

 

Shumë beteja babi ti i ke zotërue

Asnjëherë armiku s mund me të nënshtrue,

Tradhtarët e pabesë sahelë të kanë zënë prit

Çdo herë fitimtar ti  je përgjigj.

 

O Shaban djali, ma i miri trim

Ne shumë beteja e bëre lavdin

Nderove shokët më plot krenari

Jau more hakun për ketë Liri.

 

Kënga buqiste këtu jam në tokën time

T’ kam si NANË Kosova trime

Deri në vdekje s’ ka me u dorëzue

Deri në frymën e fundit

Ty kam më t’krenue.

 

Amanetin e Shaban Polluzhës,

Ahmet Delisë, e bacës Adem se la në vend pa e que,

Deri në vdekje duam Liri

Ska me u ndalë lufta pa u ba Shqipni.

 

Po pushoni të qet ju o shokët e mi

Se amanetin e juaj unë e kam kry

Liria erdhi mbi tokën arbërore

Ecim ballin lartë së bashku me fitore.

 

Ne bisedime babi kur ke shkue

Nuk deshën ushtri Kosovës me i lejue

Bash si Isa Boletini u ngritë në këmbë

Ai tha: Shpirtin tim ju s’ma keni dhënë.

 

Hapni veshët e dëgjoni mirë

Në Kosovë do të ketë ushtri

Kështu do bëhet e s’ ka më fjalë

Ose e kapi pushkën

e prapë në mal do të dal.

 

Themelues i TMK-së ishe i pari

Të takoj nderi o Shaban djali

Ti ia dhe vulën kësaj Lirisë

U bëre simbol i pavarësisë.

 

Kështu të deshti populli

Se nuk ishe i rrejshëm

Tëre jetën tënde qëndrove

I hekurt, në zemër.

 

Për Popullin tim, më popullin tim

Deri në vdekje i qendrove besnik

Nuk i le vetem as edhe një her

Çdo nan që kishte mbet pa djalë

Ju bëre Pranverë.

 

Po ku shkove o trim

Pse ike kaq shpejtë,

Më kanë thirrur, shokët

e amshimit ketë herë.

 

Nënat kosovare të thërrasin o trim

Zgjohu nga varri na vizito këto ditë

Na ka marrë malli derën me na hapë

Na ka marr malli zemrën me na çmall.

 

E desha lirinë për të kam luftue

Nuk pata lakmi ma shumë me jetue

Jam nis Nanë, nji rruge pa kthim

Do çmallemi një ditë, te pres që të vish.

 

Sorkadhja ime ti për mua mos qaj

Kujdesu për fëmijët se amanet t’ i kamë Lanë.

Edi se jeta për ty, nuk ashtë ma e njëjtë

por qëndro trime e Besnike për jetë.

 

Ju fëmijët e mi, kur të më vini

Në  Këtë janar, mos me qani

Se unë po buzëqesh,

Kosova u bë me ushtri U përmbush një Amanet.

 

Me datë: 5. 1. 2019

 

 

Kontrolloni gjithashtu

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Shkollave shqipe në Zvicër në kuadër të Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” …