Organizimi i luftës së armatosur në Kosovë nën emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte shpresa dhe rruga e vetme për liri. Lufta e UÇK-së nuk është vetëm luftë që e ka çliruar Kosovën, por është luftë që i ka çliruar shqiptarët kudo që janë nga psikologjia e robit. Në epopenë e luftës për çlirimin e Kosovës, rrodhi si lumë heroizmi i popullit tonë, i cili buronte nga zemra e tij, nga dashuria e madhe për atdhe dhe nga urrejtja ndaj pushtuesit serbo-malazez. Luftëtarët e lirisë të rreshtuar në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës kur kapën armët, nuk menduan siç menduan shumë të tjerë që edhe pas thirrjeve të vazhdueshme për ti shtuar radhet e UÇK-së nuk iu bashkangjitën luftës për liri, ata nuk menduan kurr për vdekjen, dashuria për Kosovën e shumë vuajtur i shtyri që të marrin vendimin që të luftojnë për troje t’veta, edhe në qoftëse lirinë nuk do ta gëzojnë vet, do ta gëzoi atdheu.
Luftën nuk e do askush, por kur ajo të imponohet, atëherë duhet përballuar me çdo sakrificë, për të mundur të keqen, për të fituar lirinë. Nëpër mësymjet dhe ngarëndjet e barbarëve, u kryqëzuan edhe kohët tona të robërisë. Mijëra vjet u shtruam nëpër kuvendet e betimit për shpetimin e atdheut, mijëra vjet të vrarë e të sakatosur u rilindem duke e ndertuar murin e shpresës, por vlerën më të lartë kombetare në dymijëvjeçarin shqiptarë e ndërtoj Ushtria Çlirimtare e Kosovës me sakrificën e saj të madhe dhe me luftën e mirëfilltë ndaj një ushtrie okupatore barbare shumë herë më të madhe në numër e me armatim shumë fish më shumë. Se lufta e UÇK-së ishte luftë e drejtë, luftë e pastër dhe luftë për liri këtë e vertetoi mëse miri përkrahja NATO-s dhe gjithë botës demokratike liridashese por sot politika evropiane përmes përfaqesuesve të vet të shitur në Serbi e Rusi ka kthyer timonin në kah të pa deshirueshëm për shqiptarët. Këtë situatë absurde dhe pa pik kuptimi e rëndon edhe më shumë përkrahja e kësaj gjykate fatkeqësisht nga një pjesë e politikës kosovare, të cilët po sakrifikojnë djemtë më të mirë të kombit si shenjë kompromisi ndaj Serbisë. Themelimi i kësaj gjykate politike dhe të njëanshme kundër një populli të margjinalizuar ndër shekuj, të cilit e gjithë bota e civilizuar e demokratike e liridashëse i ndihmoi që të dal nga Aushvici i sigurt, është njësoj sikur pas Luftës së Dytë Botërore të themelohej gjykata për gjykimin e heronjve që shpëtuan hebrenjtë nga nazistët para zhdukjes së sigurt.
Ndihem shumë krenarë që pata fatin ti takoj brezit të UÇK-së.