Dorëzimi pa kusht i kreut të veteranëve tregon se presioni i politikës mbi ta e ka bërë të vetën dhe cilido që nuk do t’i përgjigjet gjykatës do të trajtohet si armik i Shtetit dhe do të përjashtohet nga radha e veteranëve. Kjo edhe është pritur të ndodh sepse fakti se politika i “ka pjellë” 60.000 veteranë flet vetvetiu se kush ka luftuar me të vërtetë për çlirimin e Kosovës, kush ka ndarë poste e favore gjatë luftës dhe kush cilit klan i ka shërbyer dhe i shërben. Përçarja në mesin e veteranëve do ta degradojë deri në fund këtë organizatë, sepse veteranët që shkelin amanetin e Adem Jasharit, betimin e UÇK-së dhe i bëhen bisht çdo politike, mund të jenë gjithçka, por ata nuk i përfaqësojnë idealet i lirisë dhe të bashkimit kombëtar. Si të tillë këta janë veteranë-politikë dhe nuk kanë autoritet për përfaqësim të 18.000 veteranëve të vërtetë të UÇK-së.
Dorëzohen veteranët, për të mirën e shtetit kërkojnë ta pranojnë Gjykatën Speciale (!)
Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, ka ftuar veteranët e UÇK-së që të bashkëpunojnë me drejtësinë, me Gjykata Speciale kundër luftëtarëve të lirisë, për sikur thuhet, në të mirë të Shtetit. Gucati, që dikur ishte kërcënuar me mosbindje e me organizim protestash, tani thotë se rruga dhe protesta nuk na konvenojnë. Ai nuk ka harruar të shtojë se edhe durimi i veteranëve e ka një fund, fjali e ripërsëritur nga të gjithë kryeparët e veterenëve qe afër 20 vjet. Po ashtu ka treguar se OVL UÇK-ja është në kontakt dhe bashkëpunim me Ministria e Drejtësisë për krejt procesin.