Ministri gjerman i Shtetit për Evropën në Zyrën e Jashtme Federale të këtij shteti, Michael Roth ka thënë se Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave. Përmes një postimi, ai është shprehur se Gjermania do të lobojë fuqishëm që Kosovës t’i hiqen vizat. “Kosova ka përmbushur kushtet e Bashkimit Evropian që t’u jepet liberalizimi i vizave. Prandaj duhet të jepet dritë jeshile për kosovarët. Ne do të lobojmë fuqishëm për këtë në Bruksel”, ka shkruar Roth në Twitter. Kujtojmë, se në lidhje me liberalizimin e vizave, ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli po qëndron për një vizitë zyrtare në Berlin. E në lidhje me premtimet e papërmbushura të BE-së për këtë proces, djee është protestuar në Prishtinë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …