17 shkurti i vitit 2008 nëhistorinë moderne të Kosovës ka hyrë si një ndër datat më të rëndësishme të saj, dhe s’ka si të mos jetë e tillë kur ajo shënon datën e pavarësimit të saj nga Serbia. Ishte viti 2008 kur Parlamenti ynë shpalli Pavarësinë, dhe ne përfundimisht u ndamë nga Serbia, u liruam nga robëria, u pavarësuam nga çetnikët dhe drazhistët e Shumadisë e të Nishit dhe të tjerë, të cilët për dekada vranë, prenë, masakruan, e torturuan çdo gjë që “ua turbullonte ujin”. Kjo u bë me ndihmën e Zotit Fuqiplotë, i Cili ia dha “shuplakën” zullumqarit, e pastaj me ndihmën dhe përkrahjen e shumë miqve tanë. Vërtet liria është dhuratë e madhe, të lumtë ne që e pritëm, e inshallah e gëzojmë dhe kurrë më robëri nuk shohim e as nuk përjetojmë! Mbretëronte bindja dhe besimi se me arritjen e pavarësisë shqiptarët do ta kenë një jetë më të mirë. Kjo për shkak se Kosova ishte në duart e huaja, udhëhiqej nga njerëz të huaj, mbase disa nga ta edhe dashakëqij, por nuk ndodhi ashtu. Kosova, edhe tash pas pesë viteve pavarësi, vuan thuajse nga po të njëjtat probleme, për të mos thënë se disa prej tyre iu janë shtuar aq sa thuaja po duan ta ngulfasin. Krimet, sidomos ato të organizuara, janë shtuar, madje tash kur po shënohet pesëvjetori raportet flasin për shtatëfishim të krimit dhe drogës, ndërsa qeveria, me respektin me të madh, nuk ka bërë asgjë në luftimin e tyre. Përkundrazi, qeveria ka qenë e gatshme dhe ka shfaqur dhëmbët shumë herë për problemet që nuk ekzistojnë fare, apo ka shpenzuar energji për të shkelur të drejtat, siç kishim dhe kemi të bëjmë me shaminë, thuaja po u bëka nami nëse disa vajza e vendojnë shaminë, e cila në esencë është pjesë e identitetit tonë kombëtar, është veshje e nënave dhe gjysheve tona, është obligim dhe detyrë fetare, është e drejtë individuale dhe pjesë e lirisë për të cilën kemi derdhur gjak dhe kemi dhënë shumë. Qeveria pati rastin, jo vetëm për të marrë mësim, por edhe për t’u arsyetuar nëse për shaminë i jep llogari dikujt, tash me rastin e Zëvendës-Presidentes së Egjiptit, një gruaje muslimane, të cilën shamia nuk e pengoi të zërë pozitën numër dy në shtetin e saj. Është një rast i veçantë për të kuptuar se shamia nuk pengon avancimin e femrës, se Islami nuk ia mbyll dyert vetëm se të keqes, se edhe me Islam mund të ecim para, madje më sigurt se me gjithë të tjerët. Islami e ndalon dhe lufton drogën, korrupsionin dhe çdo dukuri tjetër negative, por nuk e ndalon dhe as nuk pengon shkollimin dhe emancipimin e femrës, përkundrazi nxit dhe stimulon që ajo sa më shumë të ngritet e të arsimohet. Të nderuar, Kosova është shtet i yni, të gjithë kemi hise të barabartë në të, ani pse jo të gjithë njëjtë kanë kontribuar, por megjithatë ka diçka çka mbetet për botën tjetër, ndërsa këtu të gjithë duhet të gëzojmë të drejtat tona. Ta gëzojmë të gjithë këtë liri, të punojmë të gjithë për të mirën e vendit tonë, për gjeneratat e ardhme. Nuk duam të bëhemi vetëm kritikë e të shfaqemi opozitë, por duam që liria ta ketë kuptimin e plotë të saj siç e meriton. Lus Allahun t’i ketë paguar me Xhenet të gjithë ata që për hir të Tij kanë rënë për këtë atdhe, ashtu siç shpresoj se e ardhmja do të jetë në favor të gjithë neve. Allahu na çoftë në hair të gjithëve dhe na largoftë nga çdo e ligë dhe e keqe. Amin dhe deri javën e ardhme me një temë tjetër, selam alejkum. /krenaria.com/
Organizata e Bashkëpunimit Islamik përherë përkrah shqiptarëve
Organizata e Bashkëpunimit Islamik është një nga organizatat më të mëdha islame në botë. Ajo llogaritet si organizata e dytë ndërkombëtare më e madhe në botë. Numëron gjithsej 57 shtete anëtare nga të katër kontinentet e botës, ndërsa Kosovën e kanë pranuar deri më tash 31 prej tyre. OBI ka përkrahur Kosovën moralisht dhe materialisht në rrugëtimin e saj drejt lirisë dhe shtetbërjes. Kosova ka qenë në agjendën e kësaj organizate, jo vetëm për shkak të rrethanave në të cilat kalonte (shpallja e pavarësisë, vendimi i GJND-së për pavarësinë), por edhe për faktin se këto vitet e fundit udhëhiqej nga një mik i madh i shqiptarëve, Ekmeluddin Ihsanoglu, i cili shfrytëzoi zhvillimet në fjalë për të ushtruar presion për ta njohur Kosovën edhe vendet që nuk e kanë bërë akoma atë. OBI ose OKI (Organizata e Konferencës Islamike), siç njihej më parë, nuk është organizatë e huaj për shqiptarët. Atë e njohin ndërsa kanë përshtypje të ndryshme për të. Disa, nga urrejtja që ushqejnë për Islamin, nuk ndalen së hedhuri vrer mbi të. Ata e akuzojnë edhe sot e kësaj dite Shqipërinë për anëtarësim në të. Fakti se ajo është islame i ka bërë ata që të shfaqin në urrejtje ekstreme ndaj saj, të kundërshtojnë me ngulm raportet me të si dhe të çohen kundër atyre që duan të bëjnë një gjë të tillë. Por
fatkeqësisht të atillët këtë urrejtje dhe mllef arrijnë ta transformojnë në miqësi dhe mirësjellje atëherë kur kanë nevojë që OBI t’ua financojë ndonjë projekt që nuk shkel interesin e tyre. OBI ndonëse ka faktorizuar çështjen kosovare dhe e ka futur atë në agjenda të rëndësishme ndërkombëtare, është neglizhuar nga qeveria jonë.
Vizita e kryeministrit Thaçi këto ditë në Egjipt dhe marrja pjesë në konferencën e shteteve të OBI-së, mendoj se është një hap përpara në këtë drejtim dhe se strukturat tona politike kanë filluar ta kuptojnë -ani pse pak me vonesë- rolin e madh që mund ta kenë ato shtete për Kosovën dhe popullin e saj në fusha të ndryshme. E ndër segmentet më me rëndësi që mund të përfitojmë nga ato shtete është ana ekonomike, kur dihet fakti se disa nga ato shtete janë me një ekonomi shumë të lartë dhe të zhvilluar dhe se ndihma, edhe nëse nuk është dhuratë, të paktën është kredi pa kamatë. Pra, nuk është ndihmë e tipit të atyre shteteve që të japin ombrellën kur rrezon dielli ndërsa ta marrin atë kur bie shi. E them këtë ndërsa kam parasysh faktin se ndihmat e tyre janë më shumë dhurata se sa kredi. Kjo është dëshmuar me Shqipërinë dhe po dëshmohet edhe me Kosovën. Dhe jo vetëm kaq. Kosova ka interes edhe në aspektin kulturor, pasi që ndan të njëjtën fe me shtetet e OBI-të. Se Kosova duhet të nxitojë me procedurat teknike për t’u
anëtarësuar në këtë organizatë flet fakti edhe i gatishmërisë së shumë shteteve, jomuslimane, për t’u anëtarësuar të paktën si vëzhgues, për të lënë të kuptohet këtu se sa rëndësi të madhe ka anëtarësimi me të drejta të plota.
Mendoj se shteti jonë duhet të mendon seriozisht në këtë drejtim dhe të mos e lëshon këtë shans, por ta shfrytëzon siç ka vepruar Shqipëria e cila që moti është bërë anëtare e rregullt. Në veçanti tani kur sekretar i saj i përgjithshëm është emëruar një mik tjetër i madh i shqiptarëve, saudiani Ijad Al-Madan, e që prej tij do të pritet edhe më shumë, në veçanti kur dihet se Arabia Saudite ka një ndikim të veçantë tek shtetet anëtare të
organizatës në fjalë. /krenaria.com/
Ne shqiptarëve, as perëndimi nuk na pëlqen
Se shqiptarët dinë dhe duan të jenë ‘pos krejt dynjasë’ është dëshmuar shumë herë. Shqipëria ishte shteti i vetëm i pafe në botë. Edhe tash, në demokraci, siç duket shqiptarët nuk po pajtohen me të, ose janë në gjurmim të një teorie ekskluzive për ta, sigurisht e panjohur në Perëndim.
Ajo që dua të them është se në kohën kur një shtet me 96% muslimanë barrikadon shkollat për të mos hyrë assesi vajzat e mbuluara, shtetet më përparimtare të botës, si p.sh. Zvicra, lejojnë një gjë të tillë, duke mos
patur diç që bie ndesh këtu me demokracinë. Përkundrazi, nëse demokracia nënkupton garantimin e të drejtave për të gjithë, del se ky botëkuptim i saj ka shtyrë ata që të lejojnë shaminë në shkolla, me ç’rast gjatë këtyre ditëve “një gjykatë administrative heq ndalimin për bartjen e shamisë në një shkollë” (“Suisse: Un tribunal administratif lève l’interdiction du voile dans un collège”), ”S’ka ndalim të shamisë në Shkolla” (“Pas d’interdiction du foulard à l’école”). Pra janë këta tituj që i hasëm ne shtypin zvicran ditëve të fundit pas kërkesave për heqjen e shamisë të dy nxënëseve shqiptare në kantonin e Thuragus, të cilat rrezikoheshin tëpërjashtoheshin nga shkolla, duke u ndaluar atyre hyrjen në klasë me shami.
Por, drejtësia e shtetit zviceran (me mbi 90% të krishterë) më në fund kishte vendosur në favor të dy nxënëseve shqiptare që ato të mund të hyjnë në klasë me shami, sepse ajo nuk iu pengon as shokëve të shkollës”, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë” nga Zvicra.
Ndërsa disa portale tjera, si indeksonline, publikuan para pak ditësh se si një police britaneze ishte konvertuar në Islam dhe kishte venduar shaminë, dhe me plot krenari vazhdonte ta kryejë të njëjtën detyrë si police. A thua çka do të bëhej tek ne, sikur një police të mbulohej?!
Ku janë gjykatat tek ne, a nuk shohin ato se çfarë padrejtësie është duke iu bërë bashkombaseve të tyre?! Ku është Këshilli për të Drejtat e Njeriut, ku është Avokati i Popullit, të cilët, edhe i pari edhe i dyti, i dolën në krah homove?! Pse nuk e ngritin zërin lart për këtë shkelje flagrante ndaj femrës shqiptare muslimane?! A nuk i përket ajo kombit tonë, a nuk është ajo qytetare e vendit tonë, a nuk e kanë për obligim ta mbrojnë të drejtën e saj? Ku është zëri i Organizatave të Grave, të cilave kurrë nuk ua dëgjuam zërin për t’i mbrojtur të drejtat e femrave shqiptare muslimane?! Ku janë partitë politike, të cilat pretendojnë se janë zgjedhur nga populli dhe përfaqësojnë popullin, vullnetin dhe dëshirën e tyre?!
Të nderuar! Të bëhemi real e ta pranojmë se nuk i thonë drejtësi dhe sinqeritet të përkrahet zhveshja për ato që duan të zhvishen, e të kundërshtohet veshja për ato që donë të vishen. Kjo nuk qëndron në parimet e drejtësisë. Por ja që tek ne shqiptaret shumë herë gjërat shikohen mbrapshtë, e padrejta bëhet e drejtë, e keqja bëhet e mirë, e kështu me radhë.
Pse shteti ynë nuk i merr për model këto shtete perëndimore, por kërkohen modele përjashtuese?! Qeveria në këtë pikë i referohet vetëm vendeve që shkelin të drejtat njerëzore. Pra, sipas versionit tonë për demokracinë, ajo po nënkuptuaka një lloj seleksionimi se për kë vlen dhe për kë jo.
A nuk po synojmë ne integrimin verioatlantik, a nuk u kemi thënë më shumë se një herë se: “Ne duam Islam anglo-amerikan” dhe atë do ta arrijmë, por ku po u mbetet fytyra pastaj “komunsitëve e atesitëve tanë”, të
cilët as nuk janë për Perëndim e as për Lindje, bindjet dhe ideologjinë e tyre i do vetëm Stalini e Enveri dhe askush tjetër. Me këto gjeste jonjerëzore e jodemokratike qeveritarët tanë dhe shumë institucione tjera po tregojnë se nuk meritojnë të futën në Evropë, ata nuk janë as për në Afrikë, atyre duhet kthyer edhe një herë Xhaxhin Enver, se vetëm ai i ndreq ata, e askush tjetër.
Allahu i drejtoftë, ose na i heqtë qafe ja rabbi e na i sjelltë më të mirë në pushtet!
Dr. Shefqet KRASNIQI: Provokimet sërish po vazhdojnë
Njomëza, një nxënëse e shquar për suksese, e dalluar për sjellje të mira, e edukuar në një familje me vlera, është personazh i artikullit tonë. Nuk është personazh imagjinar, nuk është një karakter që e pjell fantazia e mendjes njerëzore, por është një realitet i hidhur i ditëve tona. Njomëza është vet Njomëza. Është madje ajo Njomëza që e respektonin shumë dhe mburrej e tërë shkolla Faik Konica në Ferizaj me të, por që ja, hë për hë gjërat ndryshuan dhe morën teposhtën, kështu që nga një personazh i dashur, ajo u bë aq e urryer saqë edhe e kanë larguar nga shkolla. Në mënyrë që të mos mendoni se largimi i saj nga shkolla ka qenë i drejt, pasi që mund të kuptohet sikur ajo ka bërë ndonjë gjë të turpshme, iu them se Njomëza është larguar vetëm për një shkak.
Ajo nuk ka braktisur mësimin, nuk është bërë arrogante, nuk ka devijuar në sjellje dhe veprime; faji i saj është se ka vendosë tash kur është në vitin e fundit të shkollës, ta vë mbulesën. Ky vendim i saj ka irrituar arsimtarët ndërsa ditën kur ishte paraqitur në shkollë për herë të parë me shami, temë dhelajm kishte qenë vetëm shamia e saj. Menduan ta “këshillojnë”se kinse dikush po ua mbush mendjen derisa pati të atillë që thanë se duhet larguar fare nga shkolla, dhe kështu u veprua. Shokët dhe shoqet e saj nuk u bezdisën fare nga shamia e saj. Njomëza ishte shumë normale për ta. Ata nuk mendonin njëjtë sikurse arsimtarët.
E, athua vallë ku është dallimi, pse profesorët të mendojnë ndryshe, ndërsa nxënësit ndryshe, kur ata, që të gjithë, janë të një vendi, të një kombi dhe të një gjuhe e ndoshta edhe të një feje?! Të nderuar nëse kuptojmë “mëkatin” e Njomëzës, atëherë do ta kuptojmë lehtë arsyen e dallimit mes nxënësve dhe arsimtarëve. Ai “mëkat” është se Njomëza ka vendosur me vetëbindje dhe dëshirë që ta ndryshoi formën e veshjes së saj, ajo i është përgjigjur natyrshmërisë, ajo vetëm ka vënë edhe një rrobë më shumë në trupin e sa, pra nuk është zhveshur, nuk ka lajthitur dhe as që ka sharë a fyer ndokënd. Atje ka shumë vajza që e mbulojnë kokën e tyre, në veçanti gjatë dimrit, nuk është vetëm Njomëza, sikur që ka vajza të cilat gjatë verës ua zbulojnë kërthizën dhe gjokset arsimtarëve, të cilët lëre që kjo fare nuk i pengon, por edhe dëfrehen me të, për të mos thënë, se siç a kanë raportuar mediat, edhe tentojnë t’i shfrytëzojnë. Pra, dallimi mes tyre është se Njomëza këtë mbulesë koke e ka bërë në shenjë respekti dhe përulje ndaj Zotit, Krijuesit të saj dhe të gjithësisë, gjë kjo që i pengon ata që janë edukuar në sistemin komunist e ateist. Ndërsa rinia janë edukuar në sistemin anti-komunist dhe për atë edhe dallojnë mes veti si nata me ditën. Sa herë e kam potencuar se ne problemin më të madh e kemi me ateistët, titistët, enveristët, darvinistët e marksistët, ata të cilët ende në shekullin njëzet e
një mendojnë se janë stërnipa të majmunëve. E çka pret prej atij njeriu që thotë se i pari i tij është majmun?!
Këta komunistë e ateistë, ani pse Allahu i ka poshtëruar dhe i ka pakësuar në numër, me gjithë atë ende po mundohen të tregojnë se janë “gjallë”, sikurse Beshari në Siri, por, Vallahi shumë shpejt ka për t’iu ardhur fundi ngase bota e civilizuar, ajo perëndimore dhe lindore, nuk pranojnë njerëz të pafe, nuk i duan ata. Ata nuk i do as toka e as qielli, ata i do vetëm xhehenemi, të mjerët ata për shpirtin e tyre.
Sikur në fatkeqësinë e Njomëzës nuk mjaftoi vetëm personeli shkollor, por atyre iu bashkua edhe Kuvendi Komunal i Ferizajt, duke e përjashtuar nxënësen e tyre të cilën për dymbëdhjetë vite e mësuan. Turp e marrëzi. Ka për t’i mallkuar Zoti nga lart dhe njerëzit nga poshtë.
Drejtori i Arsimit në KK- Ferizaj, Agim Berisha, në mënyrë ironike sqaron për gazetën Express se maturantes i është ndaluar hyrja në shkollë me veshjen që bartë aktualisht, çka do të thotë se po që se ajo zhvishet, ia tregon Agimit kërthizën, ai i buzëqeshur do t’i thotë je e mirëseardhur në shkollë. Bile ai shkoi edhe më larg kur tha për maturanten janë tri rrugë; të vijë në shkollë pa mbulesë, të regjistrohet në shkollat e mesme përkatëse që janë në Prishtinë, Mitrovicë dhe Gjilan ose ta marrë shkollën me provime në klasë. “Por edhe në këtë rast ajo nuk mund të vijë në provime me mbulesë”, sqaron Berisha. Çka sipas tij Komuna e Gjilanit dhe Mitrovicës i paska shkel normat ligjore të shtetit, ndërsa Ferizaji jo. Nuk ka faj ai, nuk ka faj as
drejtori i shkollës. Ka faj qeveria, ka faj ministria e arsimit. Kemi faj ne që ua kemi dhënë votat këtyre ateistëve dhe i kemi vënë në këto pozita. Allahut i mbështetemi dhe tek Ai e drejtojmë ankesën dhe hallin tonë! Ai është i Madh, sheh dhe dëgjon, Ai merr hakk.
Dr. Shefqet Krasniqi: Ja pse Islami është i domosdoshëm
Ditë më parë lexova një artikull trishtues përkitazi me vdekjen me dëshirë, apo eutanazinë, siç njihet ndryshe në mjekësi. Thënë të drejtën, nuk është her e parë që lexoj për këtë gjë, ngase eutanazia si problem kaherë është diskutuar, por ky rasti i fundit i dy vëllezërve të shurdhër nga Belgjika, të cilët vetëm pse ishin njoftuar nga mjeku se shumë shpejt do të humbnin edhe shikimin vendosën të “vetëvriten” apo ti nënshtroheshin eutanazisë, ishte shumë prekës. Nuk kishte arsye as sipas atyre që lejojnë eutanazinë për të lejuar një gjë të tillë, por ja që e drejta ka shkuar -mbrapsht- aq larg saqë edhe nëse dikush të kërkon ta mbysësh, ti mund ta bësh atë, ngase është e drejtë e tij. Marrëzi. Kjo është vlera e jetës në perëndim dhe ky është niveli i fuqisë shpirtërore të perëndimorëve për tu ballafaquar me sprova dhe sëmundje. Ky është dhe një imazh i blasfemisë së të drejtës.
Televizioni gjerman, RTL, duke cituar një mjek të stafit pjesëmarrës në eutanazi, thotë se dy binjakët para hyrjes në “sallën e vdekjes”, pinë për disa minuta një kafe në barin e spitalit e më pas përshëndetën krejt qetësisht prindërit dhe vëllanë tjetër të tyre. E shihni në çfarë forme “romantike” dhe “qytetëruese” paraqesin momentet e dhënies fund jetës.
Në Belgjikë eutanazia është e legalizuar, fatkeqësisht.
Sipas të dhënave më shumë se 1 mijë persona i dhanë fund jetës së tyre me ndihmën e doktorëve në vitin 2011. Pjesa më e madhe e tyre, ishin të sëmurë me kancer, por, a thua vallë, sikur Allahu t’i sprovonte me ndonjë epidemi të rëndë, ç’ligj do të nxjerrin këta njerëz për të shfarosur njerëzimin?!
Vërtetë e pakuptimtë dhe e palogjikshme. Ku është durimi, ku është pajtimi me fatin që të është caktuar? E çfarë vlere ka jeta nëse nuk pajton me atë që të ka goditur, apo me atë që të ka sprovuar Zoti?! Tek ne në Islam një dukuri e tillë as që diskutohet. Eutanazia është ligj kundër jetës. Ajo refuzohet nga islami. Është krim makabër. T’i japësh fund jetës për shkak të një gjëje, që mbase do të mund të mos ndodhte fare, ngase jo rrallë, konstatimet trishtuese të mjekëve po dalin të jenë të pasakta. Në Islam jeta e njeriut është shumë e shtrenjtë, e çmuar, në asnjë mënyrë ajo nuk bënë të zhvlerësohet, të dëmtohet e as të asgjësohet. Ne myslimanët e kemi parim se çka vjen prej Zotit ‘mirë se vjen’, bile tek ne i sprovuari ka një gradë shumë të lartë te Zoti, nëse bënë sabër në sprovën e tij. Andaj më thoni të nderuar: kush po e çmuaka jetën më shumë, sistemet perëndimore e kultura e tyre, apo Islami feja e Zotit? Cili njeri është më i lumtur sesa myslimani, cili njeri i përballon sprovat më mirë sesa myslimani? E ne jemi duke parë se me kalimin e kohës sprovat po shtohen, sëmundjet po shumohen, fëmijët për ditë e më shumë po lindin me të meta. Andaj kjo është edhe një dëshmi se njerëzimi tjetër zgjedhje nuk ka pos Islamit, fesë së natyrshme.
Koha po dëshmon të vërtetën se stabiliteti shpirtëror i myslimanëve nuk është tjetër vetëm se dhuratë e besimit të tyre. Është reflektim i besimit të tyre në sjelljet dhe veprimet e tyre. Islami është i nevojshmi.
Unë personalisht di disa raste që personat e kanë humbur të pamurit dhe të tjerë kanë sëmundje tjera të rënda, por aq janë të qetë e stabil saqë është për tu çuditur dhe ata gjithherë thonë: ne pajtojmë me atë që e ka zgjedhur Zoti për ne, Ai e di më së miri se çka na qon. Ne me këto sprova kërkojmë të ngrihemi shumë te Zoti ynë, ta fitojmë kënaqësinë tonë. Besoj se edhe ju njihni raste të tilla. Vërtetë Islami është ilaçi i sëmundjeve, që mjekësia i shëron vetëm duke mbytur. Në Islam është lumturia. Le ta kupton këtë edhe populli im. Të ndihemi krenar për këtë fe se ma të mirë nuk ke!
Mirë u takofshim javën e ardhme!
Dr. Shefqet Krasniqi: Lugina problem që nuk duhet nënvlerësuar
Shqiptarët, mbase janë të shquar edhe për gjëra pozitive. Ata do të mbahen mend si populli që në mënyrë masovike pas çlirimit u kthyen nëpër shtëpitë e tyre. I mbante shpresa se në shtëpitë e tyre do ta kenë më së miri. Kjo gjë, ndonëse e mirë, megjithëkëtë, nuk i mbajti gjatë. U zhgënjyen nga realiteti i krijuar pas lufte. Miqësia siç duket kishte qenë me dhëmbë. UNMIK-u, edhe pse qëndroi kohë të gjatë, në historinë moderne të Kosovës, do të shënohet si një sistem ndërkombëtar i dështuar në Kosovë. Në fakt, ai krijoi më shumë probleme se që zgjidhi. Për kujtim, gjithsesi të keq, na e la veriun e Mitrovicës, sherri i të cilit edhe sot e kësaj dite po na mundon. UNMIKU-u, shkoi dhe mbeti, shkoi, ngase më nuk ishte i pranuar për ne, por mbeti, nuk di dhunshëm apo i padëshiruar, ngase vazhdon të ketë një zyre në Kosovë, por trashëgimtari i tij, EULEX-i, doli hiç më pak zhgënjyes se ai.
Pritëm shumë prej tyre se do ta luftonin korrupsionin, krimin e organizuar, kontrabandimin, veçmas në veri,
atje ku është çerdhja e tij, por përveç ndonjë spektakli medial, nuk pamë suksese të shënuara. EULEX-i, më e keqja, nuk arriti të sigurojë rendin dhe sundimin e ligjit, për çka edhe është i thirrur. Si mund të kuptohet fakti se midis Evropë në shekullin njëzetenjë të ketë militarë dhe paramilitarë, njerëz të armatosur si në kohën e luftës, të ketë vend pa ligj?! Ata sillen sikur të ishin të zotë të asaj pjese. Kë duan, e lënë brenda, e kë jo, e ndalojnë. Kur të duan i bllokojnë rrugët. A ka gjë më të turpshme për perëndimin se ky fakt. Çfarë i bën serbët kaq të veçantë, pse tërë ky insistim për përmbushje të kërkesave të tyre megjithëqë ata nuk ndahen të kënaqur kurrë dhe as që falënderojnë ndonjëherë?! E tani po kërkojnë edhe shtet brenda shtetit?!!! Paradoks e shkuar paradoksit. Ne, shumica, sikur jemi bërë të huaj në vendin tonë. E se ata nuk kanë qëllime të mira dhe se elita jonë politike është absolutisht e pavetëdijshme dhe në masë të madhe edhe e papërgjegjshme, flet edhe fakti për fatin e Luginës, të drejtat e të cilëve shkelen çdo ditë e më shumë. Jo vetëm të drejtat, por edhe historia e tyre. Historia moderne, e shquar me një vetëdijesim, të shprehur edhe në formë kundërshtimi të armatosur, është kjo që serbët nuk mund ta tolerojnë assesi. Të rënët për të mbrojtur nderin, sipas serbëve, janë kriminelë, që në paqe nuk meritojnë asnjë kujtim. Kjo, sigurisht vetëm në kontekst territorial të Serbisë, ndryshe, të bekuarit e tyre për krime, që në lapidare në Kosovë madje kanë dalë edhe me fotografi me uniforma kriminelësh, meritojnë çdo respekt. Kështu është e drejta sipas tyre, e kështu duhet të manifestohet ajo, sipas tanëve.
Paramendoni sikur pala kosovare të kërcënonte serbët se në rast se nuk heqin lapidaret e tilla do t’i rrëzonte me dhunë?! Unë, jam edhe më shumë i habitur nga neglizhimi politik karshi Luginës. Edhe në rast se bëhet diç, e tërë është vetëm formalitet. Ata njerëz janë vëllezër dhe motra tona. Unë nuk thërras për
zgjidhje të dhunshme të problemeve, por them se pala kosovare mund të kushtëzojë me Luginën procesin e bisedimeve. Ose të paktën, ky kushtëzim do ta faktorizonte si problem Luginën në qarqe ndërkombëtare. Do t’iu trokiste në ndërgjegje se edhe këta banorë të Luginës janë njerëz, se edhe karshi tyre BE-ja ka obligime, ndryshe, si do ta kuptojmë këtë të drejtë. Nëse ajo favorizon kriminelin dhe terrorizon të dëmtuarin, atëherë mallkuar qoftë ajo e drejtë! Unë, në emrin tim dhe të popullit tim, shumë sinqerisht i drejtohem elitës
sonë politike të kenë kujdes çfarë veprojnë e çfarë nënshkruajnë, ndryshe mallkimi i Zotit do t’i ndjek deri në varr! O Zoti ynë, na ndero me prijës të drejtë, të cilët ta kanë frikën Ty dhe janë të ndershëm me popullin e tyre! Amin.
Dr: Shefqet Krasniqi: Pse Vatikani nuk e pranon pavarësinë e Kosovës?
Pranimi i Kosovës nga Vatikani është një temë, debati për të cilën nuk ka filluar sot dhe me gjasë as nuk do të mbaron tani. Në fakt, është diskutuar shumë pse na pranojnë këto vende e jo të tjerat, kur me këta ndajmë këtë e me ata atë.
Jemi akuzuar padrejtësisht shpeshherë se vendet islame, me të cilat na bashkon feja, nuk na kanë njohur. Edhe ne ndajmë të njëjtin shqetësim, madje unë, personalisht, aty ku më është rasti dhe mundësia, sidomos në takimet në Ligën e Dijetarëve Botërorë Myslimanë, ku jam edhe anëtarë, kam dhënë vërejtje dhe kam përcjellë këtë shqetësim të popullit tim, vetëm se, shikuar nga një këndvështrim tjetër, shqetësimi nuk duhet të stërmadhohet.
Ngase nëse i referohemi kryeqendrave fetare botërore, atëherë del se deri më tani, përveç Mbretërisë Së Arabisë Saudite, pra Mekkes së Madhëruar dhe Medinesë së Ndritur, asnjë kryeqendër tjetër nuk na ka pranuar.
Vatikani, kryeqendra e katolikëve, nuk na ka pranuar;
Tel Avivi, baza e çifutëve, po kështu nuk na ka pranuar;
Moska, kryeqendra ortodokse, nuk na ka njohur, po kështu as Greqia, vend i njohur i ortodoksësisë;
Qendrat kryesore të idhujtarëve dhe feve tokësore, Kina dhe India, po kështu nuk na kanë njohur. Pra, puna nuk është si trajtohet në media, e nuk janë as shkaqet pse nuk na njohin këto qendra, siç tentohet të paraqiten, me theks ato nga Vatikani.
Javë më parë, në TV Vali, ku unë mbaj një emision të rregullt javor, kam thënë se arsyeja pse Vatikani nuk e pranon Kosovën nuk ka të bëjë fare me homoseksualizmin, teori kjo e cila u vërtetua tash. Opinionin tim e kam mbështetur në deklaratën e Drejtorit të Zyrës për Informacione në Selinë e Shenjtë, Atit Federico Lombardi, dhënë për “Tanjugun” serb në shtator të vitit 2011, i cili duke mohuar në mënyrë kategorike njohjen e Kosovës mes tjerash pati deklaruar: “Vatikani nuk e njeh proklamimin unilateral të pavarësisë së Kosovës të bërë nga shqiptarët etnikë në vitin 2008” dhe se: “Nuk ka asnjë ndryshim të pozicionit të Selisë së Shenjtë ndaj Kosovës.”
Sipas mendimit tim mos njohja e Kosovës nga Vatikani fare nuk paraqet shqetësim, sepse fundja fundjes për një shtet si na njohu, si nuk na njohu nuk prish punë. Por mënyra e trajtimit të shqiptarëve nga selia e shenjt është e pa pranueshme. Sepse ajo mbron idenë fashiste serbe se “Kosova është djep i Serbisë”, çka do të thotë se ne paskemi gabuar kur kemi kërkuar pavarësi dhe paska qenë dashtë të jetojmë nën zullumin serb, nën masakrat dhe torturat e qeverisë së tyre të bekuar nga kisha ortodokse. Dhe se lufta e torturat që paskan bërë serbët për ta penguar Kosovën nga ndarja respektivisht nga pavarësia paskan qenë legjitime dhe të drejta.
Nuk është mos njohja shqetësuese, por arsyeja të cilën e dha Vatikani është shumë shqetësuese dhe prekëse. Mediet vendore dhe ato të jashtme raportojnë se Kardinali Wallter Kasper, i cili është Kryetar i Këshillit Papnor për Promovimin e Unitetit të Krishterë me seli në Vatikan, gjatë një vizite në Moskë, respektivisht pas takimit me kreun e Kishës Ortodokse Ruse patriarkun Aleksej i dytë, para mediave ruse dha këtë deklaratë: ” Vatikani kupton shqetësimet e Rusisë dhe Kishës Ortodokse mbi problemin e Kosovës. Ne gjithashtu kuptojmë se Kosova është djepi i Kishës Ortodokse Serbe.” Ai vajtoi edhe serbët, për të cilët tha se janë të kufizuar në realizimin e të drejtave të tyre. Në përgjithësi, pse Vatikani nuk e njeh Kosovën, ai jep tri arsye:
1) Shpallje e njëanshme e pavarësisë
2) Kosova është djep i Kishës Ortodokse Serbe
3) Serbët janë të diskriminuar
Janë këto tri “shkaqe” të cilat Serbia i ka promovuar dhe vazhdon të arsyetojë qëndrimin e saj në arenën ndërkombëtare. Nëse popujt kanë të drejtën e vetëvendosjes, atëherë shqiptarët, që përbëjnë 98% të popullsisë në Kosovë, bëjnë përjashtim nga kjo e drejtë?! Si mund të thuhet veprim i njëanshëm për pavarësinë e Kosovës, kur historikisht Kosova ka qenë vetëm vend i okupuar nga serbët dhe jo tjetër?!
Nëse Kosova qenka djep i Kishës Ortodokse Serbe, atëherë a nënkupton kjo se Kosova duhet t’i kthehet prapë serbëve?
Kush do të mbajë përgjegjësinë për dhjetëra mijëra të vrarë e masakruar, për qinsra mijëra shtëpi të djegura e të shkatërruara, për qindra xhami të demoluara e shkatërruara deri në themele?!
Ka dhe një gjë tjetër që më shqetëson, si botëkuptim, dhe që nuk po di si ta kuptoj. Ndonëse ky është qëndrimi zyrtar i Vatikanit tash e një kohë të gjatë, nuk di pse ende shumë shqiptarë, mjerisht prej tyre edhe myslimanë, janë të lidhur shumë për Vatikanin. Për hatër të tij madje kanë rrënuar një shkollë dhe kanë bërë një katedrale gjigante, kanë pirë verë e raki edhe më shumë se ata, për të mos thënë se kanë dashur të jenë “më katolikë se papa” i tyre, por ja, për çudi Vatikani prapë i refuzon.
I refuzon me arsyetimin se armiku i tyre ka të drejtë dhe se Kosova është vend i tij, e jo i joni, dhe, pavarësisht se sa katedrale dhe kisha katolike do të ndërtojmë, Kosova është ortodokse.
Asnjëherë nuk kemi asgjë kundër asnjë feje, e as fesë katolike, por krejt këtë e them për hir të vërtetës dhe realitetit e jo futjes së përçarjes mes popullit tonë me konfeksione fetare të ndryshme.
Ajo që dua të del si mesazh i këtij artikulli është vetëdijesimi i shqiptarëve, me theks atyre myslimanë, se neve nuk kanë çliruar katolikët dhe as ortodoksët, por njerëzit, të cilët kanë ikur nga dhuna kishtare dhe kanë kërkuar lirinë dhe jetën jashtë saj. Lavdi Zotit që politika nuk udhëhiqet nga Kisha, ndryshe sot Bozhiqet do t’i kishim festuar më ndryshe. Ndoshta ne, muslimanët, nuk do të ishim fare në këto troje.
Ta them edhe pak më qartë, arsyeja pse nuk na njeh Vatikani është pse ne jemi myslimanë! Kaq!
Takohemi javën në vijim. Deri atëherë, Selam alejkum!