Agim Vuniqi

Agim Vuniqi: Kosova duhet patjetër të forcojë pozitën e saj diplomatike!

Në vitet e fundit dialogu (“dialogue”-ka kuptimin e foljes “verb sense” në anglishten amerikane) është ringjallur, veçanërisht në komunikim në mes të partive politike në kontekste institucionale ose politike dhe nënkupton përfshirjen dhe angazhimin në një shkëmbim joformal të pikëpamjeve. Edhe pse Shakespeare, Coleridge, dhe Carlyle kanë përdorur atë (dialogun) në kontekst letrar-dramaturgjik, ky përdorim sot konsiderohet përgjithësisht si zhargon, ose si shprehje burokrateske. Nëntëdhjetë e tetë për qind e Panelit Intervistues në SHBA hodhi poshtë denoncimet e kritikëve të cilët kishin akuzuar departamentin se është i pakujdesshëm dhe nuk përpiqet për dialog me përfaqësuesit e komunitetit para punësimit të zyrtarëve të rinjë.

Dialogu fitojë në përmbajtje më tepër atëherë kur Mark Zuckerberg themelojë Facebook-un me cimerët e kolegjit dhe shokët e tij, studentët e shkencave kompjuterike: Eduardo Saverin, Dustin Moskovitz dhe Chris Hughes, derisa ai vijonte studimet në Universitetin e Harvardit. Anëtarësimi në internet në fillim ishte i kufizuar për studentët e Harvardit, por u zgjerua në kolegje të tjera në zonën e Bostonit, Ivy League, dhe Stanford University. Ai  u zgjerua më tej për të përfshirë çdo student universiteti, nxënës të shkollave të mesme, dhe, së fundi, për të gjithë mbi 13 vjeç. Website aktualisht ka më shumë se 350 milion përdorues aktiv në gjithë botën. Zgjedhjet në Iran dëshmuan se sa shpejt shpërndahen informatat në botë, dhe se tash është shumë vështirë të izolohet e vërteta fal “Twitter” që është një shërbim falas dhe ju lejon të mbani në kontakt shumë njerëz përmes shkëmbimit të përgjigjeve të shpejta dhe të shpeshta në një pyetje të thjeshtë: Çfarë po ndodh?

  Tash kur informatat qarkullojnë shpejt falë teknologjisë së avansuar, kanë ndryshuar edhe bindjet e njerëzve, dhe çdo gjë ka marrë përmasa globale, duke përfshirë edhe dialogun. Më ka rastisur që të takoj miqë që nuk i kam parë me dekada, falë “facebookut”, krijohet edhe mundësia për bashkëbisedim profesional. Në bashkëbisedimet që kam me miqë shtroj të njejtën pyetje Çfarë po ndodhë në Kosovë, pastaj nga bisedat e ndryshme, shumë të frytshme, nxjerr edhe konstatime të cilat i bëjë publike. Thënë të drejtën i gëzohem bisedave jo formale, iu gëzova veçmas bisedës me Njazi Tafilaj Inxh. i dipl i autamatizimit, i cilli ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e KEK-ut… Ai më shkruante: ”Të faleminderoj për vlerësimet profesionale që më ke dhënë. Unë jam munduar që atë që kam zënë në Zagreb ta derdhi në Kosovë, dhe shpresoj se ia kam arritur qëllimit dhe kam pasur sukses. Jam fatlum që për 38 vjet të punës sime në industri nuk kam pasur asnjë punëtor të lënduar dhe asnjë nuk ka pësuar fatalisht nga ndonjë aksident në punë. Fatkeqësisht pas çlirimit “JO VLERA U BA VLERË” dhe vlera u tërhjek nga dhuna e pa vlerës.Te gjithë udheheqsit politikë kanë bërë shantazhe, kanë mbështetur njëri tjetrin dhe kështu të gjithë kanë qëndruar bashkarisht në politikë. Unë nuk jap pesimist për zhvillimet e mëtejme në Kosovë,  ngase optimizmin tim e bazoj në tri fakte: Bota ka investuar shumë në Kosovë (sidomos Amerika) dhe nuk guxon të dështojë; Me kohë jo vlera do të përfundoj ne burg, per pisllëqe në vjedhje, ose të implikuarit do të “rrëzohen” duke akuzuar njëri tjetrin; Populli po vjenë duke rritur vetedijen dhe ky popull qe ka rini të shëndoshë por edhe të shkolluar, nëpër tërë botën, do te bjerë vleren në vend të dukshëm.”

  Hapja e dialogut në shoqëri , duhet të jetë pjesë e një debati të hapur në Kosovë, ku njerëzit, në sfondin e manipulimeve politike, janë të ndarë midis dëshirës për të mësuar dhe frikës për të njohur të vërtetën.  Në rrethana ideale, demokracia si sistem politik do të themelohej mbi një komunitet homogjen qytetarësh dhe barazia që parakupton ai sistem do t’i kishte rrënjët në barazinë e brendshme në komunitet. Mirëpo në praktikë nuk ndodhë ashtu, ja psh. Një grup i LDK-së prej kohësh përlakohej kafeneve, si grupi i “Gorenjes”; duke nënkuptuar kështu një mbisundim të kuadrove të paknaqur me strukturat partiake dhe sidomos me forcat më besnike rreth liderit. Nga ana tjetër, kriza e pashembullt institucionale, iu faturua grupit të PDK-së që u përlakua nga analistët si “grupi i Zanzibarit”. Dhe së fundi kriza latente që përfshiu VV-në nga një grup të “paknaqurish” që pretendonin ta grabisnin partinë nga brenda në kohën kur lideri i saj shpirtërorë ishte prapa grilave.., janë orvatje grupesh për t’u pozicionuar politikisht për të përvehtësuar nëse është nevoja pak pushtet edhe gjeografikisht, që lidhet me mbajtjen nën kontroll të ekonomisë informale. Vetëm fundi i spekulimeve mbi këtë çështje do të lejojë pastrimin e politikës dhe shoqërisë kosovare.

  Kosova ka kohë që ka një qëndrim pozitiv dhe të hapur ndaj Evropës dhe pjesëve tjera të botës. Kjo frymë e hapjes patjetër ka për të sjellur prosperitet, stabilitet dhe një standard më të lartë të jetesës. Shumë çështje të brendshme kapërcejnë kufijtë kombëtarë dhe po bëhen gjithnjë e më të ndërthurura. Zhvillimi ekonomik, zvogëlimi i varfërisë, furnizimi me energji, nevoja për një mjedis të pastër, siguria, si dhe zhvillimi dhe shpërndarja e diturisë janë të lidhura shumë ngushtë. Kjo është arsyeja pse Kosova duhet të jetë e angazhuar edhe më në forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe në zbatimin e ligjeve ndërkombëtare për të investuar në një zhvillim më qëndrueshëm për dalje nga varfëria. Kosova duhet gjithësesi të vazhdojë rrugën konstruktive duke u paraqitur si një partner i besueshëm, duke dhënë sinjale të besueshme se ajo i përmbahet sugjerimeve ndërkombëtare, që ne shpesh i quajmë përulje, servilizëm etj., sigurisht edhe për shkak të mos zgjedhjes së retorikës adekuate të liderëve, të cilët hetueshëm përdorin një fjalor të paqartë psh.,” të konsultimit me miqët ndërkombëtarë” duke personalizuar raportet me organizatat ndërkombëtare dhe institucionet europiane. Ky kontribut është i nevojshëm për sigurinë e brendëshme, për atë ndërkombëtare dhe solidaritetin, dhe për një rezultat të orientuar drejt Evropës. Qeveria duhet të jetë e angazhuar për të ndërtuar mbështetje të fortë për bashkëpunim Evropian, në dialog me publikun. Pra qeveria duhet të vizatojë një vijë të qartë në mes të asaj çka mund të bëjë dhe çka nuk mund të bëjë, për të lënë hapësirë për nisma të pavarura dhe kreativitet. Qyetetaret kanë nevojë për një kujdes për drejtësi dhe ndërtimin e ligjeve që mbron interesin e tyre, por edhe për njëri tjetrin, për të ardhur në shprehje secili person, por edhe talentet e tyre. Investimi në njerëz dhe në kuadro është aleati më i mirë i tyre, në realizimin e motos se “ne jemi të fortë atëherë kur jemi bashkë”. Qytetarët në Kosovë jetojnë një jetë më dinamike se q’e kanë pasur tradicionalisht, prandaj edhe shoqëria si tërsi u është ekspozuar ndryshimeve rrënjësore. Shumë njerëz ndihen të shqetësuar për të ardhmen. Shumë prej tyre i kanë punët më mirë se që i kanë pasur, por që nuk ka zbutur shqetësimet e tyre, ndërsa të tjerët rropaten me ndjenjën e frikës ekzistenciale, me një rritje të theksuar të divergjencave shoqërore gjatë fazës së tranzicionit; të një shoqërie nga ajo pa klasa (klasa punëtore) në atë të krijimit të klasave (shtresave shoqërore), ku të zgjedhurit kanë krijuar hapësirë të mjaftueshme të përfitimit material duke krijuar (ata vet) “klasën” e kapitalistëve-pa investuar kapitalin e tyre; ishte i mjaftueshëm kapitali popullor i tubuar nga taksapaguesit. Eshtë një keqkuptim i qëllimtë i demokracisë dhe zgjedhjeve si proces-i zgjedhjes së shërbyesve publikë, të cilët taksat qytetare duhet t’i zbërthejnë në mirëqenje të qytetarëve, jo për t’u distancuar nga ata që i zgjodhën dhe që ua dhanë besimin, duke u besuar premtimeve të tyre; kjo ka ndodhur më heret në mënyrë shumë më të shprehur, në mandatet e kaluara, por edhe tash. Shumë njerëz kanë një ndjenjë se “unë jam duke bërë mirë, por shoqëria ka defekte, apo opozita e ka mirë ndërsa qeveria jo, ajo është e korruptuar, mendon vetëm në tendere e çka jo tjetër, por të gjithë kanë jetuar në një ambient kur përpara ka qenë shumë më keq, dhe po ata që kanë qeverisur flasin për plane e programe tjera, apo rrisin kërkesat për një qeveri teknike. Optimizmi dhe shqetësimet pra bashkëjetojnë. Ekziston një nevojë e madhe për të mbajtur diçka stabile në te, bile së paku një ndjenjë të sigurisë dhe të një identiteti të ri shtetëror, tashmë të njohur ndërkombëtarisht. Kjo nevojë është e dukshme në veçanti, deri në pritjen e përfundimit të mandatit të kësaj qeverie në mënyrë normale, duke nxjerr në pah të metat qeverisëse, pra edhe rritjen e kërkesave për përmirësim, por jo përfundimin e saj me eksperimente të reja institucionale, të cilat jo që nuk kanë mbështetje në Kushtetutë por do të rikëthenin gjendjen prapa, në atë para institucionale, shumë herë të kritikuar më heret, në atë të përfaqësimit grupor, kur grupi kishte kompetenca më të mëdha se vet institucionet e zgjedhura me votë. Ne kemi nevojë për të gjetur një ekuilibër në mes të dinamizmit të ri dhe të sigurisë. Duhet të krijohet mjaft hapësirë për nisma të reja të zhvillimit, por në të njëjtën kohë njerëzit nuk duhet të jenë të shtyrë të mbesin mënjanë ose të ndjehen të lënë anash për të kaluar në izolim. Ne të gjithë e ndajmë përgjegjësinë për gjykim të drejtë, të drejtën e balancit publik, organizatat e shoqërisë civile dhe nivelet e ndryshme qeveritare duhet të punojnë së bashku në ndërtimin e besimit dhe respektit si dhe në nxitjen e rritjes dhe zhvillimit. Qëllimi i përbashkët është krijimi i një shoqërie të bashkuar në të cilin të gjithë mund të ndërtojnë një jetë normale në kushte të sigurisë.

Kosova duhet patjetër të forcojë pozitën e saj diplomatike në këtë vit, duke mobilizuar tërë potemcialin kadrovik, jo vetëm të partiakëve, por edhe të shkollarëve, brenda dhe jasht vendit; duhet të nxitet kjo forcë për të arritur një status të qëndrueshëm të mbrojtjes së të drejtave të njeriut në përgjithësi, të mbrojtjes së mjedisit dhe të zhvillimit ekonomik. Kjo do të mundësojë Kosovën për të përballuar të ardhmen-me besim në institucionet demokratike të ndërtuara nga vota e qytetarëve. Në këtë kontekst duhet të synohet të arrihen marrëveshje mbi pajtueshmërinë politike dhe konceptin e tregut të brendshëm në organizimin e sektorit publik (duke përfshirë pensionet, sigurimet shoqërore, tatimet, arsimin dhe kujdesin shëndetësor), dhe duke rritur bashkëpunimin me BE-në mbi masat për të bërë ekonominë e Kosovës më konkurruese, transkufitare për problemet mjedisore, politikën energjitike, politikën e migrimit, politikën e jashtme dhe luftën kundër terrorizmit dhe ndër-kufitare atë të krimit të organizuar. Patjetër duhet të ndërtohet strategjia e kooperativitetit në mes të sektorit publik dhe atij privat, jo të humbet rruga, duke u promovuar procesi i privatizimit si sukses pa u dhënë arsyeshmëria ekonomike. Sigurisht që pa inciativë të lirë nuk ka ekonomi konkuruese që ofron prosperitet, ja psh. PTT dhe IPKO, konkurenca në mes tyre stabilizojë dhe uli çmimet e prodhimeve të tyre, gjë që ndikojë dukshëm në ruajtjen e xhepit të konsumatorëve dhe, për të siguruar prosperitetin nuk duhet parë zgjidhjen e problemeve ekonomike në izolim, apo mbyllje të tregut nga jasht. Mediat kanë përfolur masat anti-damping për fqinjët përreth, pa saktësuar detajet e Rregullores së KE-së Nr. 384/96 që ndërlidhet me dispozitat e marrëveshjes së përgjithëshme mbi tarifat dhe tregëtinë, neni VI i marrëveshjes (Marrëveshja Anti damping 1994), me qëllim të sigurimit të duhur ligjor dhe transparent në zbatimin e rregullave anti-damping. Konkurenca dhe raportet oferta-kërkesa e bëjnë një mjedis shumë më të qëndrueshëm, atë të kohezionit social, jo instrumentet politike, prandaj qeveria duhet të ndërtoj sigurinë, stabilitetin, respektin dhe besimin reciprok me bizneset për të rritur shërbimet publike të dedikuara për t’u shërbyer qytetarëve. Pa një përpjekje të të gjithëve nuk ka ecje përpara, kujtoni shembujt e atyre lidhjeve të vjetra: ndjenja e unitetit dhe e fatit të përbashkët para luftës, gjatë luftës dhe pas luftës; e solidaritetit klasik të mirëqenies së barabartë, organizimi i rrjeteve sociale të cilat ishin të formuara kryesisht nga parimi i barazisë, dhe vlerat e përbashkëta të një shoqërie relativisht homogjene. Por mos të harrojmë ne jemi duke lënë shpejt atë kohë (të mbijetesës dhe të ekzistencës së përbashkët), tash jemi në një fazë të re të zhvillimit, prandaj marrëdhëniet hierarkike fikse dhe sistemet e tilla e kanë humbur kuptimin dhe forcën e tyre, pra qeveria duhet të përpunoj një program ambicioz për investime në mënyrë të detajuar për periudhën e qeverisjes, kjo është edhe detyrë e saj.

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …