Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror, reagon me qëllim të njoftimit të drejtë të opinionit publik në lidhje me lajmin e pavërtetë “Rriten pagat në ASHNA”, andaj edhe ju konfirmojmë që nuk ka rritje pagash në ASHNA. Me 11 Janar, 2019 në lajmet qëndrore në KTV publikohet lajmi me titullin “Rriten pagat në ASHNA”, në një kohë kur temë është pakoja e reformës shtetërore dhe ligji për pagat – rrjedhimisht, në këtë kohë ky lajm i pavërtetë, bëhet më i besueshëm, si dhe për një institucion shtetëror specifik, që funksionon si organizatë e pavarur buxhetore me të hyra të dedikuara; Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror, duke iu përgjigjur qëllimit të reformës shtetërore ka qenë e përkushtuar në përgatitjën e një akti të brendshëm nënligjor, që derivon nga Ligji Nr. 04/L-250 për Agjencinë e Shërbimeve të Navigacionit Ajror që do të rregullon organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës në ASHNA, për këtë ka qenë i angazhuar një Komision i brendshëm profesional, i cili ka përcaktuar organizimin e brendshëm, definimin e njësive organizative, përcaktimin e kritereve për vendet e punës dhe përshkrimin e detyrave për vendet e punës, ndërsa me aprovimin e këtij akti është synuar nivelizimi i pagave dhe gradave për pozitat e njejta hierarkike, dhe në asnjë mënyrë rritjen e asnjë page.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …