Sot në Berishë i është dhënë lamtumira e fundit Sadie Kelmendi-Berisha e njohur ndryshe si “Nëna e ushtarëve të lirisë”. Këtë lajm e ka bërë të ditur bashkëvendasi i saj, gazetari Ismet Sopi përmes një postimi. “E quanin nënë, por pas luftës shumë rrallë i erdhën për ta vizituar. Munguan edhe sot, kur do duhej, të paktën, për t’i dhënë lamtumirën e paqes, asaj që bëri shumë për ne! “Bijtë” e tu, sot, mund të jenë në Brezovicë, Prevallë a Bogë, në hotelet e ngrohta të kryeqytetit apo në ambiente familjare! S’ka rëndësi! Ti ishe dhe mbete nënë për ushtarin e thjeshtë, pleqtë e plakat e lodhura, foshnjat e uritura! Pusho në paqen e Zotit, Nënë e dashur, Nënë e ushtarëve të lirisë, Sadie Kelmendi-Berisha!”, ka shkruar Sopi.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti: Buxheti i vitit 2025 është buxhet i qytetarëve dhe për qytetarët
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas miratimit të buxhetit për vitin 2025, që …