Izet Shala: Gitara

Këngën

Na mësoi Gitara.

Të  bashkuar për Liri

Kadri Zeka ,Vëllëzrit Gërvalla,

 Nuhi Berisha e Rexhep Mala.

Këndonin  bodrumeve të qyteteve

Ku lehatarët grryenin eshtrat e pakuptim të kohës

Ata, kërkonin gitaren e humbur, humbëtirave të tokës dardane

Natën korb dhe ditën e përhitur

Nga lazdranët e nëntokës buzëmbrëmjes,

Nga pleqët me duar të qara dhe mjekërrthinjur

Kërkonin Gitaren

Të  bashkuar për Liri

Kadri Zeka ,Vëllëzrit Gërvalla,

 Nuhi Berisha e Rexhep Mala

Jo, t’i këndonin vetëvetës

Po të zhgrehen në vaj e vajin ta bëjë këngë

Këngën melodi, melodinë krisma pushke

Për Liri.

 

Malishevë, janar 2019

Kontrolloni gjithashtu

Zymer Mehani: ZËRI QË S’PUSHON profesorit atdhetar, Ahmet Qeriqi

Zymer Mehani: ZËRI QË S’PUSHON – profesorit atdhetar, Ahmet Qeriqi

Në dheun e Arbërit, ndër lisa të moçëm, Pushon një burrë, trim, një emër që …