Ish-komandanti i UÇK-së, Sami Lushtaku, ka thënë se në Hagë do të intervistohet më 16 janar. Ai, në një prononcim nga Aeroporti i Prishtinës para nisjes në Hagë, ka thënë se nuk e di se në çfarë cilësie është ftuar. “Do të intervistohem më 16 janar. Nuk e di në çfarë cilësie. Para se të vij këtu kam pasur një vizitë nga kryeministrin Haradinaj”, ka thënë Lushtaku para gazetarëve. I pyetur nëse e ka telefonuar edhe presidenti Thaçi, ai ka thënë se kjo nuk është e ndaluar. “Më kanë telefonuar të gjithë miqtë e mi. Natyrisht se dhe Presidenti”, ka thënë Lushtaku.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …