Kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, përsëri po bën përpjekje për një takim koordinues me të gjithë përfaqësuesit për dialogun me Serbinë. Ai i ka ftuar në takim koordinues për Dialogun Kosovë-Serbi kryetarin Hashim Thaçi, kryeministrin Ramush Haradinaj, ekipin negociator si dhe përfaqësuesit e grupeve parlamentare të opozitës nga LDK dhe Lëvizjes Vetëvendosje. Sipas njoftimit zyrtar të Kuvendit të Kosovës, ky takim pritet të fillojë na ora 11:00 të ditës së nesërme. Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që mbahen takime të tilla mirëpo, përfaqësuesit e këtyre dy partive opozitare edhe më tutje vazhdojnë ta kundërshtojnë ekipin negociator për bisedimet me Serbinë.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …