leoni

OJQ-të të cilat menaxhojnë Qendrat Mësimore për Mësim Shtesë paraqiten kërkesa para Ministrisë së Arsimit

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë shprehet kategorikisht kundër grevës në sistemin e arsimit

Të gjitha institucionet arsimore në Kosovë, të të gjitha niveleve nga nesër më 14 janar do të hyjnë në grevë. Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj sot përmes një letre ka apeluar prindërit për mirëkuptim për orët që do t’i humbasin nxënësit duke thënë se ndoshta do të humbasin edhe muaj. Ndërsa, këshilltari politik në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Valmir Gashi ka, thënë se janë kundër grevës. Ai tha se MASHT i bën apel SBASHK-ut që të mos e pengojnë procesin mësimor. “Ne jemi kategorik kundër grevës. Ne nuk e përkrahim grevën, ashtu siç tashmë as prindërit dhe ju bëjmë apel SBASHK-ut, që të mos e pengojnë procesin mësimor, por të bëjmë angazhim të përbashkët institucional”, ka thënë Gashi. Në anën tjetër, SBASHK ka njoftuar se do të tërhiqen nga greva vetëm nëse ngritet 30% koeficienti i mësimdhënësve për paga.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …