Ministria e Infrastrukturës ka thënë se të gjitha rrugët në Kosovë janë të kalueshme. Mëngjesin e sotëm në vendin tonë janë regjistruar reshje të borës dhe ngrica në disa pjesë. Mirëpo, ky mot nuk ka ndikuar në komunikacionin rrugorë. Zëvendësministri i Infrastrukturës, Rexhep Kadriu, ka deklaruar se pavarësisht ngricave dhe reshjeve të borës, të gjitha rrugët në Kosovë janë të kalueshme. “Në bazë të raportit që e kemi marrë nga terreni gjendja është e mirë. Të gjitha rrugor janë të kalueshme. Kompanitë janë në terren duke punuar e duke hedhur krip dhe nuk kemi ndonjë rrugë e cila është e bllokuar ose e vështirësuar për qarkullim”, ka deklaruar Kadriu. Tutje ai ka thënë se edhe rrugët në drejtim të Malit të Zi dhe në drejtim të të gjitha pikave kufitare janë të kalueshme.
