Afër 4000 kërkesa të natyrave të ndryshme janë përfunduar në drejtorin për Gjeodezi Kadastër dhe Pronë

Drejtoria për Gjeodezi Kadastër dhe Pronë në komunën e Deçanit brenda vitit 2018 ka shqyrtuar 3749 kërkesa të natyrave të ndryshme, këtë e bëri të ditur Drejtori i këtij dikasteri Agron Muslijaj. Muslijaj tregon se si drejtori jemi të koordinuar mjaftë mirë që në afat kohorë të përfundojmë të gjitha lëndët të cilat vijën si kërkesë e qytetarëve të komunës së Deçanit. Të përfundohen të gjitha këto kërkesa do të thotë se duhet të jesh i gatshëm të përballesh më specifikat e secilës kërkesë veç e veç duke ju përshtatur edhe aftit kohorë. Lëndët të cilat janë shqyrtuar në vitin 2018 janë: Ndërrim pronave 439, hipoteka 27, fshirje e hipotekave 25, azhurim i lëndëve në teren 248, certifikata 3010, që në totalë përbejnë 3749 lëndë. Vlen të theksohet se puna me përkushtim gjithmonë sjell edhe rezultat të kënaqshëm. Si udhëheqës i këtij dikasteri jam i kënaqur më përkushtimin e punëtorëve për të qen sa më afër qytetarëve në shërbimin e tyre sa më efikase.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …