Në 20 vjetorin masakrës së Reçakut, në përkujdesjen e kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi komuna e Shtimes organizon aktivitete përkujtimore e tematike. Sot duke filluar nga ora 9.00 deri në 10 e 30 bëhen homazhe në Kompleksin Përkujtimor, në fshatin Reçak. Nga 10 e 30 deri në 10 e 45 zhvillohet aktiviteti, “Pëllumbat e Paqes mbi Reçak”. Nga ora 11.00 deri në ora 12.00 do të mbahet ora përkujtimore për Reçakun në Shtëpinë e Kulturës, në Shtime. Aktivitetet mbyllen në mbrëmje. Nga ora 18.00 deri në 18 e 30, në platonë e Kompleksit Përkujtimor, në Reçak do të ndezën qirinj.