Prof. dr. Hakif Bajrami

Prof. dr. Hakif Bajrami: Pajtohuni politikanë shqiptarë, ju thërret zëri dhe vaji i fëmijës jetim, në malet e Çiçavicës

Pajtohuni politikanë shqiptarë, ju thërret zëri dhe vaji I fëmijës jetim, në malet e Çiçavicës. Po të ishte Shotë Galica gjallë të gjithëve do t` u mallkonte për dëmin që ia bëni kombit, me përçarjet e juaja për intersa personale.

Pajtohuni shqiptarë, ju fton amaneti i Bajram Currit t` i lini me një anë grindjet dhe të lidheni për Flamurin Kombëtar. Mendoni politikanë shqiptarë se mikrobi I krimeve që i bënë okupatori ua ka bllokuar logjikën. Pse UÇK-ën si bimë të popullit nuk e ndihmoni të piqet, ju nuk keni të drejtë të manipuloni me fatin e një populli në robëri, për shkak të fiks ideve të juaja, sepse programet e juaja i keni venë jashtë përdorimit.

Mësojeni politikanë shqiptarë hipokrizinë e okupatorit serb kur thotë se: “nuk është asgjë pse po i vrasim gratë, fëmijët dhe pelqt shqiptarë, por është problem pse po na detyrojnë t` ivrasim”. Kësaj hipokrizie, ta dini të gjithë se, i ndihmoni me përçarjet e jueja.

Pajtohuni shqiptarë, ju thrrasin fjalët e fundit të Shtjefën Gjeçovit: “Më prishën plangprishët, se për Shqipninë nanë me vdekë s` ka ma nderë I madh”. Lidhur me këtë Shtjefëni i madh një kohë të gjatë e kishte studiuar moralin e dyfishtë të politikanit. Kështu, sot janë vënë në skenë një lloj politikanësh, që kur fiton UÇK, të gjithë thonë se janë pjesë e saj. Por kur UÇK përjeton ndonjë humbje po ata politikanë dalin e “pyesin”:”kush e paska qitë popullin nepër male?”.

Pajtohuni politikanë shqiptarë dhe pse jo, ndër të parët e thërrasim Adem Demaçin t` i prijë PAJTIMIT, sepse ai ka forcë ta bëjë këtë. O sot, o kurrë-Ja pajtim, ja vdekje! (Tash shtroi pyerjen: A u pajtuan Adem Demaçi dhe Fadil Hoxha, pas kësaj ftese më. Pse të tjerët e vazhduan avazin e vjetër, si sot më 2019-hb). Pajtohuni shqiptarë, ju thrrasin varret e: Murat Xhakës (shituar prej xhelatëve më 1896/9), Haxhi Zekës (vrarë pas shpine me hejksi më 1903), Haxhi Sadrisë (varë dhe hudhur në mbeturina më 1910), At Palit (likuiduar mizorisht më 1913), Isa Boletinit ( vrarë në pabesë më 1916), Zef Lush Markut (vrarë në pabesë më 1920), Ramë Vllasës ( vrarë në pabesë më 1923), Azem Bejtë Galicës ( vrarë mizorisht pas shpine më 1924), Nazim Gafurrit (vrarë nga tradhtarët më 1928), Shjefën Gjeçovit ( vrarë nga tradhtarët më 1929), Hasan Prishtinës ( vrarë nga tradhtarët më 1933), Ramë Bllacës (vrarë nga tradhtarët më 1938), Sherif Vocës ( vrarë nga tradhtarët më 1941), Zenel Hajdinit ( vrarë prej komunisto-çetnikëve serbian më 1942), Emin Durakut ( vrarë në pabesë nga komunistët seriab më 1943), Qamil Hoxhës( vrarë prej dorës tradhtare pas shpine më 1944), Asim Luxhës (vrarë në pabesë më 1945). Politikanë shqiptarë, ndaluni e kujtoni ku i kemi varret e: Bedri Pejanit, Halim Spahisë, Shaban Polluzhës, Idriz Gjialnit, Ymer Berishës, Gjon Sereçit, Marie SHLLAKUT, Ibrahim Lutfiut e sa e sa dëshmorëve të tjerë të rënë për liri.

Politikanë shqiptarë, historia nuk fillon prej jush sot, vazhdojeni traditën e pajtimit dhe të afrimit. Është momenti kritik sot. Nesër është vonë.Pajtohuni politikanë shqiptarë, sepse monopoli mbi larinë nuk është pozicion mbi lirinë kolektive. Pajtohuni politikanë shqiptarë ju ftojnë LOTËT e nënave shqiptare nepër malet e Dukagjinit, Drenicës dhe Gallapit. Pajtohuni politikanë shqiptarë, sepse Juniku heroik i Zonës neutrale të Hasan Prishtinës do t` i sherojë plagët, por ju as sot në vend që në ato palgë ta veni mehemin e pajtimit, ju me përçamjet e jueja i vëni asaj plage helm. Ta dini, se me grindjet e jueja, nëse e vazhdoni, ju nuk do të keni në të as fytyrë, as frymë, as shpirt, as fjalë, as nderë, as guxim, për ngushllim. Pajtohuni politikanë shqiptarë, e patë me çfarë itinerary është shfarosur paria politike shqiptare. Ta dini se, sot është në veprim një SKENAR që është përdorur në Sanxhakun e Nishit për spastrim, për asgjasim total më 1878. (Pyetja sot: A u përserit ploja e Sanxhakut Nishit nga 15 I-10 VI 1999, nga i njejti okupator-hb). Ju mendoni se me përçarjet e jueja do të shpëtoni lëkurën, pasurinë, jetën. Ta dini, të fundit, si duket do t` u lënë juve për t` i paguar përçarjet me kamatë të plotë, mos edhe me fajde. Ta dini se vuajtjet që jeni duke ia shkattuar këtij populli me grindjet e jueja, gjyqi i histories nuk do t` ua falë kurrë, për jetë të jetëve. (Çka keni thenë atëherë: “Ky është naivë dhe ne i dijmë rrugën tone”. Po kush e ka studiuar okupatorin Serbian, deri më sot ma thellësishtë, askush nga cilido shqiptar, sepse ua njoh të gjitha programet, teket, veset e kishës, shtetit e partive, institucioneve dhe themelatave që rrejnë Evropën çdo ditë dhe punojnë me hejkësi të Rusisë çdo natë-hb më 2019).

Pajtohnu politikanë shqiptarë, sepse populli jonë në Kosovë nuk e ka të garantuar jetën, pronën, komunikimin, lirinë. Sot, e këtu ju e dini, shqiptarin në Kosovë, cilido serb që i teket mund ta vrasë, ta burgosë, ta shnatazhojë, ta plaçkit, ta dhunojë, sepse është kategori jashtë ligjit.

Politiknaë shqiptarë, kujtojeni fatin tone të MJERË që na e caktoi Evropa, përkundër luftës sonë të pareshtur për liri, më 1878, më 1910-12, më 1913, më 1919, më 1945/6, më 1992-1998. Nuk ka shansë që po ajo diplomaci do të ndryshojë po nuk ndryshuat ju, duke u pajtuar dhe bashkuar në një FRONT dhe nën një FLAMUR të KASTRIOTIT.

Pajtohuni shqiptarë, Flamuri i Kastriotit kurrë nuk është përlyer me gjakun e fqinjëve tanë. Ia jepni shansën kombit për t` i shëruar plagët, ua jepni shpresën edhe fqinjëve, të cilët si popuj nuk guxojmë t` i urrejmë kurrë. Për këtë shkollë na meson shembulli I Adem Demaçit, të cilin JU e INJORONI në shkallë shumë të ulët, sepse jeni në shpirt katran.

Në këtë rrugë faqebardhë ju fton hiri, tymi dhe flaka e vatrave tona, që digjern prej kriminelëve ordinerë, ju ftojnë gjamët dhe lotët e nënave dhe motrave tona, ju ftojnë kufomat e masakruara prej 28 shkurit 1998 e deri më sot tetor 1998, anë e mbanë Kosovës. Një rrugë është sot që shpie në fitore dhe liri universal- ajo është rruga kundër urrejtjës dhe rruga e pajtimit për ta merituar Lirinë-amin.T` I dëshmojmë Evropës, se jemi të denjë për pajtim, për liri të dlirë edhe në Ballkan (fjalë të cenzurara atëherë)- me UÇK-ën në ball.

(9 tetor 1998, Prishtinë-hb).

2.PO SOT (MË 2019)  ÇKA I THEM- KU JEMI?

 Kujt t` i drejtohet ky popull sot, që vetëm ëndrron se si të largohet nga vendi, “për një jetë më të mirë në Perëndim”, ku mundet të lajë enë dhe të bëjë pastrime të rrugëve dhe dyshemve? Ka përjashtime, por ato janë të rralla. Më 1919-1941 Shqipëria Kontinetale, që ishte në robëri e kishte vetëm një parti: BASHKIMI,(shtrihej nga Struga e deri në Pazar të Ri) dhe KOMITETI M.K. KOSOVËS (në Shkodër).Sot (2019) në hapësirën e Shqipërisë Kontinetale, janë në veprim jo më pak se 31 parti politike. Seicila më karagjoze dhe më “intelegjente”, se tjetra. Ku shpje kjo shkapërderdhje e forcës sonë politike,kombëtare dhe intelektuale. Sa kemi hargjuar energji në shekullin XX, për ta forcuar totalitarizmin-ideologjinë. Tani ky rrezik është edhe më i thellë, sepse më vështirë do të kemi t` i bashkojmë shqiptarët në dy-tri-katër parti, se sa që kemi luftuar të çlirohemi prej komunizmit dhe prej okupatorit shumë të egër, që ishte me miqë e vrasës mercenarë nga të katër anët e botës. Sot(2019), kush është përçarës. Një dihet, një gazetar e mbanë në maje të gishtit Edi Ramën, Hashim Thaçin dhe një dyzinë politikanësh. Aty zihet e pshtyhet tinzisht, çdo poshtërim kombëtar. Nuk  e ditëkemi ne se  çfarë “lumturie” sillëka korigjimi I kufijëve. Kjo shkollë meskine, me e pa vetëdie, nuk e njeh fundin e fallit politik, të tyre,kur dihet se do të jetë e pamundur 99% për t` i korigjuar kufijtë. Këtë aksiomë e dijnë edhe ata që nuk e kanë lexuar kurrë Makiavelin, as makiavelët tejrë modernë. Qëllimi i tyre i fundit është që të relativizohet kompetenca e BE-së dhe SHBA-s, dhe të hynë në dialog për Kosovën edhe Rusia. (Ide e Sorosit-devo..!). E vërteta, në prapavi, me qëndrime të Rusisë, Serbia nuk e ka nënshkuruar “Marrëveshjen” e Rambujesë, që i rri Kosovës me thikë mbi kokë, me kthim të Serbisë, me futëje të fusnotës, me shumë intriga rreth Kosovës dhe brenda saj. Shkurt e shqip, Rusia e do Majen “DEMË AHMETI” që tash po i thonë “Pançiq”, prej kah kontrollohet Mesdheu dhe Ballkani.

Mbi këto pazare mesikne pajtimi politik dhe kombëtar sot, është edhe dy hapa më larg se sa qëndrimi I saboteusëve të UÇK-ës 1992-1999. Politikanë shqiptarë, lexonte Viliam VOKERIN, disa herë dhe do ta kuptoni, se ju nuk jeni të aftë ta bartëni Kosovën përpara. Ju jeni deshmuar vetëm si rraxhagji të “piekur”. Asnjë vendim në Kuvendine Kosovës, nuk merret pa parapavi e pa nderskamca. Ky popull sot ka informata, dytësore, por nga to nxjerr vlerë që ua dine të gjitha të palarat, që ia kurdisini Kosovës. Nuk do t` u lejoi ma në fund.

Bisedoni me prokurorët që kanë dhënë dorëheqje në Gjykatën Speciale-Hagë, se kush ka dërguar informata, dhe për kend 1999-2010. Do të mbeteni pa frymë. Ata informatorë, shumë sish janë rahatuar, me kohë janë larguar nga Kosova. Ka të atillë që kanë mbetë, por është e “pamundur” të identifikohen. Tutje lexone vetëm “studimin”: Isa Mustafa-Enver Hoxha, për Demarkacionin me Malin e Zi, “studim’ ky që nuk është botuar kurrë. Dhe tash shtrohet pyetja: kush ia ka future thikë pas shpine Kosovës dhe Ramush Haradinjat?. Sot, njeri prej këtyre i rri mbi kokë Ramës, në çdo takim. Edhe më thellë, pse injorohet një pjesë e intelegjencës shqiptare si në Kosovë, ashtu edhe në Shqipëri. Injorohet sepse TRE gazatarë nga Kosova, dirigjojnë tërë “politikën” shqiptare, pa konkurencë. Kanë bërë para, kanë OJQ me Sorosin e pa te, me Devollët e Ramizin e Pejës e pa ta, me shumë të tjerë që për të “zijtë e natës”, përmes “radio milevës”, më parë ndihet informata në Beograd se sa në Tiranë, Shkup e Prishtinë.

Madje, shtrohet pyetja: si është e mundur që “Fletoret Zyrtare” 1945-1974, lidhur me kufijtë e Kosovës nepër etapa të mshefen, e dy autorë e botuan librin luksoz: Ndraja teritoriale adminsitarive e Kosovës 1944-2010”, botim I Akademisë së: Isa Mustafës dhe Luginës Preshevës, më 2010. Ky liber është dashur ta thot të vërtetën, por nuk ka dalë në opinon deri më 2018. Lidhur me këtë që u tha më lartë, si është e mundur prapa shpinës popullit të shkohet kaq large në bisedime me Serbinë dhe të paktën Pralamenti nuk e ka asnjë informatë, e “Radio Mileva”  t` i di të gjitha drekat dhe darkat që janë mbajtur në Romë dhe Bruksel? Llogaria politike dhe penale dike duhet ta plasoi ku duhet, nëse duam të ndërtojmë shtet. E sa i takon Edi Ramës dhe PATERNALIZMIT tij, e këshilloi vllazërisht: larg duart nga kaçamaku i devollëve, është shëndet për te dhe për kombin,merru me profesion-pikturë. Mëso, vetëm se çka po zihet dhe pihet në Postën e Kosovës sot. Aty zhvillohet luftë e ulët, për ta shkatërruar dhe për ta blerë sa më lire, në fund dikush “këtu dhe atje”, ndoshta “Braça Kariqi”.

Si njeri që mirrem me politkë teorike qe 50 vejtë profesionalisht, binomet pozitë-opozitë janë sot aq të panatyrëshme, por nëse harrohen vesete, mund të dali një pushtet prej tyre, që vjedhë shumë më pak se sa qeveria: Mustafa-Thaqi, apo Rmaushi-Kadria, si të doni merrene. Në ketë nye, po e shënoi një fenomen: para ca muajsh Kryetari I Akademisë me seraskerët qe 20 vjet, e botoi një liber me lidhëje “LUKSOZE”, me deklarta në “Bota sot”, ku e arrituar ma e lartë politike-akademike në te është se: Hashim Thaqi ia paska sharë nanën N. Dacit. Hashimi plus i shkon në promovim. Ja ku jem. Kush me u pajtua sot, kur politikanët nuk i dëgjon ma askush, kur autoriteti i funksionarit provohet të mbahet me polici dhe aki, të cilat nuk e kanë asnjë faj si puntorë adminstraiv që janë.

Hashimin nga gabimet për Marrëveshjen e Rambujesë, e shpëtuan bombardimet e NATO-s; Hashimin nga gabimet për nënshkrimin e Marrëveshjes së Vjenës, ku 3% e serbëve e mbajnë në maje të thikës 97% të popullsisë Kosovës, e shpëtoi Gjukata Nderkombëtare e Drejtësisë më 2010; Hashimit dëmet për demrakacionin e gabuar me Malin e Zi ia amortizoi oprtunizmi  i Ramush Haradinit, për fotele; Hashimit për Marrëvehjen e Brukselit më 2013 ia përmirsoi Isa Mustafa, me rinenshkrim dhe kushtëzim që verdiktin ta japi Gjykata Kushtetuese e Kosovës më 2015, e cila i gjeti jo më pakse 23 shkelje nga 2013-a; Hashimi në vend që të thot një fjali në Bruksel dhe kudo:” Kur Sllovenia, Kroacia, Maqedonia e sidomos Mali I Zi, nuk mundën të bashkëjetojnë me Serbinë, si mundet Kosova-shqiptarët; Hashimi në vend që ta forcoi pozitën me fjalinë e lartë theksuar, institucionalizoi  “korigjimin e kufijëve”,madje flitet edhe për “kembim të popullsisë” ; Hashimi me apo pa vetëdie, do ta fut Rusinë në “pazarin” e Kosovës, së cilës, pasi që grushtshtei në Mal të Zi, tentim grushtshteti në Maqedoni, tentim terrorizimi në Shqipëri, atentati në Kosovë (Mitrovicë), duke ua mveshë të tjerëve; Hashimi me kërcnime e votoi Gjykatën Speciale,  duke e futur UÇK-ën në kruthë, por ma në fund vet do të paguaj haraç. Unë nuk e urrej, por po vetizolohet; Presidenti Hashim mirë e din se kush ka dërguar akuza në Hagë kundër UÇK-ës, por heshtë sepse shperson që të mbetet në pushtet duke botuar madje monografi “brilante” për veti, nga gazetarët avanturier, duke u promovuar ashtu si tha Viliam Vokeri, se dikush duhet t` i liroin pozitat, e të vijnë ata, që kanë die dhe duan ta ndertojnë Kosovën në nivel evropian. Ndoshat po shkruaj pa nevojë, sepse as Sorosit e as klanit që është instaluar prej tij, në trevat shqiptare nuk ka kush t` u thot STOP. Ka vdekë Adem Dema, por ka lënë shkollë. Autoriteti i Adem Demaçit dhe Adem Jasharit është përdhosë. Nga tinzarët po ndërtohet autoriteti i saboterëve të luftës. Kurrë nuk kemi pasë politikanë ma të pa autoritet, se sa sot. Përjashto rastin në Maqedoni dhe në diasporë, sidomsos në SHBA. Sot malli më i shitur në Kosovë është: “A do të ndryshojnë kufijtë e Kosovës, me u largua nga Kosova- patentim, made in: Baton Haxhiu, Edi Rama, Hashim Thaçi-Sorrosi…”. Sot nuk diskutohet fare varëfëria dhe forcimi I sovranitetit Kosovës . Duhet të thuhet publikisht se gabimet, ma nuk i përmirësojnë të huajt. Miqtë e kanë kaluar provimin e shternjët dhe të shenjët për ta mbrojtur një gjysëm kombi që ishte në robëri meskine.

Më 14 janar 2019, Prishtinë.

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …