Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka thënë se qëndrimi i Departamentit të Shtetit Amerikan vjen të ai përmes ambasadorit, dhe se kërkesën për heqjen e taksës duhet ta thotë ai. Haradinaj ka thënë se taksën ndaj Serbisë do e pezullonte sot nëse Serbia do vendoste ta njihte Kosovën. Tutje, i pari qeverisë ka thënë se taksën do ta mbajnë deri në vitin 2022 nëse Serbia nuk pranon ta njoh shtetin tonë. Në këtë vit pritet të kuptohet nëse Serbia do të mund t’i përmbush kushtet kalimtare për t’u bërë anëtare e Bashkimit Evropian, ndërsa për të hyrë në BE i duhet t’i normalizoj marrëdhëniet me Kosovën. Haradinaj ka theksuar se duhet të dihet se ku është Kosova në rendin për të hyrë në BE pasi që nuk duhet lejuar që të mbetet e fundit në listë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …